E harruara Andie MacDowell

  • 28 June 2017 - 19:43
E harruara Andie MacDowell

Andie MacDowell gjeti famën në fund të viteve tetëdhjeta me lansimin e "Sex, Lies and Videotape", që ia kishe siguruar një nominim për "Golden Globe". Nga aty, u shfaq edhe në filmat e mëdhenj, si: "Groundhog Day" dhe "Four Weddings and a Funeral". Nuk kishte ndalesë për famën e saj. Sot është 58-vjeçare, por bën jetë më të qetë.

Është e lumtur jashtë vëmendjes

MacDowell një pjesë të jetës e ka kaluar e famshme. Por, kjo puna e të qenit në qendër të vëmendjes për të më nuk ka rëndësi. Në një intervistë ajo thotë se më me dëshirë do të lexonte një libër apo do ta shikonte natyrën, sesa të aktronte. "Një pjesë e thellë imja dëshiron që të jem shumë personale dhe mos të ndaj gjithçka me të gjithë të tjerët", thotë ajo. Jetën e saj shoqërore e përshkruan kështu. "Nuk jam person i ndejave. Gjërat që më kënaqin mua, për dikë mund të jenë të mërzitshme".

Dy herë është shkurorëzuar

Që kur arriti famën në fund të viteve të tetëdhjeta, MacDowell ka përjetuar dy shkurorëzime të mëdha. Secila kishte lënë gjurmë në zemrën e saj. Ishte martuar me Paul Qualley nga 1986 deri 1999, martesa e saj e dytë, me Rhett Hartzog, zgjati vetëm tre vjet, nga 2001 deri 2004. "Nuk është diçka se me dëshirë do të flisja", thotë ajo për "Washington Post". "Sa interesante është, them sepse 'shkurorëzimi im', sepse martesa e dytë ishte kaq e shpejtë saqë nuk është e njëjtë. Dhe shkurorëzimi është i tmerrshëm. Nuk do t'ia dëshiroja as armikut më të madh timit". MacDowell madje ka disa këshilla edhe për Ben Affleck-un dhe Jennifer Garner-in. Vërtet është vështirë", thotë ajo për "People". Nuk është një tranzicion i lehtë. Mendoj se sa më lehtë të heqësh dorë nga zemërimi, më mirë është. Mendoj se mllefi të vret, është energji shumë negative, nuk e lëndon askënd pos vetes tënde, të ha nga brenda". 

Po kujdeset për trupin 

Kur MacDowell u shfaq në ekran, ishte mahnitëse. Sot në moshën 58-vjeçare, ajo është po aq mahnitëse saqë trupi i saj është në top formë. "Jam falënderuese që prapanica ime duket shumë mirë, edhe pse në moshën 58-vjeçare", thotë MacDowell për "New York Daily News". "Jam falënderuese që edhe më tutje jam e fortë dhe mund të ngjitem maleve si një person i ri në moshë". MacDowell në "Instagram" hedh shumë foto të saj në lidhje me ngjitjen nëpër male dhe detaje tjera për shëndetin e saj. Në një foto derisa po qëndronte në majën e një shkëmbit, ajo shkruan: "një tjetër ngjitje e bukur… nuk kam pastruar flokët prejse kam ardhur këtu. Krejt çfarë kam bërë është ngjitje, joga dhe jam bërë vegjetarian. Kjo është kaq "cool"" . 

Po i rrit dy vajzat e saj

Kur MacDowell nuk është e zënë me karrierën e saj, ajo është e zënë me edukimin e dy vajzave të saj për t'i bërë superyje. Është nënë e Margaret dhe Rainey Qualley, që të dyja vijnë nga martesa e parë. Të dy vajzat i janë qasur botës së shoubizit, sikurse e ëma e tyre. "Unë kam tentuar t'i bind të punojnë diçka më pak stresuese", thotë ajo. "'Sepse ajo që bëj unë është e bukur, por nuk është e lehtë".Asaj i pëlqen ideja që Margaret po bën disa ushtrime derisa është e re. "Ushtrimet po shpaguhen, derisa Margaret ka një rol në seritë e HBO-së, me titull "Leftovers". Ajo aktron Jill Garvey dhe ishte aty që pas shkollës së mesme. "Leftovers" tani është në sezonin e tretë përfundimtar. Rainey nga ana tjetër, është yll muzike. Deri në vitin 2014, ajo ka lansuar këngën "Turn Me On like the Radio", që ka kaluar shumë mirë. "Ajo porsa është bartur në Neshvill dhe po punon dhe ka shkruar këngë të mahnitshme", thotë MacDowell. "Disa gjëra po gatuhen për të". Rainey, e cila ishte zgjedhur si "Miss Golden Globe 2012", po ashtu është aktore shumë e talentuar që kishte një rol seksi në episodin e vitit 2015 te "Mad Men".

Po kujdeset për bukurinë e saj

Përderisa njerëzit e njohin me termin "nuk di të plaket", ajo thotë se nuk është detyrë e lehtë për të qenë e bukur. "Unë i kam disa mangësi, si askush tjetër", thotë ajo për trupin e saj të bukur. "Kurrë nuk kam pasur operacione plastike. Fytyra ime është imja, e dini, nuk shoh nevojë për ndërhyrje. Jam mirë kështu si jam". 

(Kosova Sot)