U përurua drama e krijuesit të ri, Andrin Kabashi, me titull ‘‘Hakmarrja’

  • 28 June 2017 - 22:29
  U përurua drama e krijuesit të ri, Andrin Kabashi, me titull ‘‘Hakmarrja’

Sot, më 28. 6. 2017, në orën 12,oo, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, është bërë përurimi i dramës së krijuesit të ri, Andrin Kabashit me titull ‘‘Hakmarrja’’.Në fillim, duke hapur përurimin, është thënë se sot në këtë mjedis të bukur të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, përurojmë një vepër të veçantë.

Image

 

Është e veçantë, sepse atë e ka shkruar një krijues i ri, shumë i ri, sa ka mbushur 15 vjet.

Është e veçantë, sepse kjo është një vepër letrare e gjinisë së dramës, që thonë se është gjinia më e vështirë në punë të krijimtarisë.

 

Në fillim, dy aktorë të Shtëpisë së Kulturës në Kastriot, deklamuan një fragment të dramës, që është pritur me duartrokitje të të pranishmëve.

Image

 

Në vazhdim, të pranishmit i ka përshëndetur edhe pronari i Kolegjit BIZNESI, edhe në cilësinë e kryeredaktorit të botimeve të këtij Kolegji, Prof. dr. Shyqeri Kabashi.

 

Redaktori i këtij botimi, prof. dr. Emin Kabashi, ka folur edhe për vlerën e dramës, edhe për procesin krijues, por edhe për ndërtimin artistik të këtij teksti dramatik.

Image

 

5. Për vlerën dramatike, për realizimin dramaturgjik, për rëndësinë e dramës në përgjithësie, një kumtesë e ka mbajtur Profesori i dramaturgjisë në Akademinë e Arteve të Universitetit publik ‘‘Hasan Prishtina’’ të Prishtinës, Profesor Emin Emini, i cili një kohë ka qenë edhe drejtor artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës. Në mes të tjerash ai ka theksuar se ky tekst drame i përmbush disa nga kriteret themelore, që e cilësojnë një vepër të gjinisë së dramës, duke rikujtuar të gjithë përbërësit që e karakterizojnë ndërtimin e një vepre dramatike.

Image

 

Po ashtu, para se ta merrte fjalën autori, aktorët nga Shtëpia e Kulturës në Kastriot kanë deklamuar edhe një fragment të dramës ‘‘Hakmarrja’’ të autorit Andrin Kabashi, që është përuruar sot në lokalet e Bibliotekës Kombëtare.

Image

 

Në fund, siç ishte radha fjalën e ka marrë autori i dramës në pesë akte ‘‘Hakmarrja’’, Andrin Kabashi, i cili përveç që ka falënderuar të pranishmit, ka rikujtuar edhe disa nga momentet e aktit të shkrimit të veprës së tij, por edhe ka përfolur disa nga pjesët se si i ka ndërtuar ato në tërësinë e tekstit të dramës së tij.

 (Kosova Sot)