Kinematografia kosovare ndoshta pa kandidat për ‘Oscar’

  • 29 June 2017 - 10:57
Kinematografia kosovare ndoshta pa kandidat për ‘Oscar’

Pa skenar të mirë nuk ka film të mirë

P fushë kanë thënë se janë skeptikë nëse kosovarët do të dërgojnë gjatë këtij viti një propozim, por edhe nëse e bëjnë këtë, vështirë se filmi do të hyjë në konkurrencë zyrtare të çmimeve OSCAR. 

Pavarësisht vapës së madhe që do të vijojë të përcjellë vendin, në muajin gusht, jo vetëm filmbërësit kosovarë, por edhe institucionet kinematografike do të fillojnë të kaplohen nga ethet serioze. Në fakt, në muajin gusht QKK-ja do të duhet që të nisë procedurat për përzgjedhjen e filmit artistik të metrazhit të gjatë, i cili do të përfaqësojë vendin në çmimet OSCAR. E vërteta, deri më tani nuk është bërë i ditur se ndonjë film i prodhimin kosovar do të nisë të bëhet gati për t'i hyrë garës për nominim për çmimet OSCAR, që të jetë prodhuar gjatë këtij viti dhe që të jetë shfaqur më shumë se 7 ditë në ndonjë nga kinematë në vend. Gazeta nuk ka mundur ta marrë një prononcim nga zyrtarë të QKK-së lidhur me këtë problematikë. Përderisa kineastët tanë dhe njohësit e kësaj, shkruan gazeta Kosova Sot

Një film i mirë, si parakusht për OSCAR

Regjisori Mahir Musliu, në një prononcim për "Kosova Sot", ka thënë se gjasat gjithmonë janë, por parakusht i kësaj është një film i mirë i kompletuar artistikisht. E kjo, sipas Musliut, përfshin skenarin tregimin), i cili duhet qenë i veçantë në stil dhe rrëfim."Çfarë kam parë deri tani te filmat tanë jam pak skeptik se mund të arrihet një objektiv i tillë, sepse temat dhe mënyra e të bërit film tek ne është e përsëritshme e jo e jashtëzakonshme. Pastaj duhet pasur parasysh edhe faktin se këtu filmit i duhet edhe një fushatë lobuese, e cila kërkon mjete financiare, ndoshta më tepër se ajo sa kushton tërë kostoja financiare e filmit", ka pohuar regjisori Musliu, duke e konsideruar si të rëndë- sishme edhe rezervimin e kinemasë atje për t'i bërë publicitet filmit, kontakti me producentë dhe gjëra të tjera përcjellëse që janë të kushtueshme për xhepat tonë të varfër.  

Nuk dihet vlera e filmave që po xhirohen

Kurse krijuesi dhe njohësi i zhvillime kulturore në vend, Shaqir Foniqi, ka thënë se gjithmonë ka edhe një rast, por ka shprehur drojën se në këtë aspekt është vonë, sepse, siç ka potencuar ai, procedurat duhet respektuar! "Jam në dijeni se në Kosovë po xhirohen disa filma, por nuk paragjykoj nëse kanë vlera, apo të kryhen me kohë. Do të ishte mrekulli të konkurronim dy vjet radhazi", ka pohuar Foniqi për "Kosova Sot", duke shtuar se do të ishte mirë që dhe në 2017 vendi të zgjedhë një pretendent për të fituar ndonjë çmim të lartë, pse jo edhe atë OSCAR! Ndërsa skenaristi dhe kritiku i filmit, Naser Shatrolli, ka thënë në një prononcim për "Kosova Sot" se ende nuk ka ndonjë ide konkrete për këtë vit, duke e marrë me rezervë mundësinë që Kosova këtë vit të arrijë të dërgojë një konkurrent të saj në fushën kinematografike për çmimet OSCAR, kuptohet film të metrazhit të gjatë. Sipas tij, skenari është çelësi për të trokitur në portën e këtij festivali. "Asgjë tjetër nuk e bën kureshtar apo do të ishte interesante, me që për aspekte estetike nota e filmit në shkallë globi ka shteruar me bukuri panoramike", ka thënë Shatrolli për "Kosova Sot", duke vazhduar se tematikat që tejkalojnë dokumentarin në dialog, situata a rrethana të cilat, siç ka pohuar më tej kritiku Shatrolli, janë gjëra që e veçojnë filmin bashkëkohor. "Pra, skenari e çon filmin në OSCAR, e këtu këtë skenar ende s'e kemi parë, as lexuar", ka përfunduar Shatrolli. 

(Kosova Sot)