Charzile Theron, biondina atomike në filmin "Atomic Blonde"

  • 13 July 2017 - 12:16
Charzile Theron, biondina atomike në filmin

Aktrimi i një spiuneje ndërkombëtare që zhdëp në dru shumë njerëz nuk mund të jetë diçka e lehtë, por Charlize Theron vërtet ka vuajtur për rolin e saj në "Atomic Blonde". Ajo kishte ndrydhur gjurin, kishte mavijosur brinjët dhe iu desh të bënte një operacion dental, sepse ishte përplasur fort për nofullën e saj saqë kishte pëlcitur dy dhëmbë derisa po bëhej gati ta hidhte një mashkull prapa shpinës."Ndodhi në muajin e parë të ushtrimeve", thotë Theron."Kisha disa dhimbje të dhëmbëve, që nuk i kam pasur ato dhimbje kurrë në jetën time më parë". Në fillim kishte menduar se ishte vetëm një ndrydhje, deri në momentin kur dentisti i saj i tha se duhet të shkojë në operacion para se të nisej për xhirimin e filmit në Budapest."Mu desh ta heq një dhëmb nga rrënjët e kanalit të dhëmbëve", thotë Theron."Ishte vështirë. Dëshiron të jesh në formën më të mirë për të luftuar dhe është e vështirë. U desh ta largoja dhe mu desh të vë një asht të dhuruar për t'u shëruar derisa jam kthyer, e më pas kam pasur edhe një operacion tjetër për të vendosur një vidhë metalike".

Image

 


Super-meshkujt kundërshtarë 

Janë këto gjëra që edhe për mashkullin më të fortë do ta bënin të vështirë. Por, Theron tregon ngjarjen në bazë të fakteve, duke ia ofruar një shikim gazetarit që sinjalizon: Pyetja e radhës? "Atomic Blonde" një film aksion me nivel të lartë të adrenalinës që është një ngjasim me "The Bourne Identity" dhe "Alias". Duke ndjekur suksesin e filmit "Wonder Woman" që ka mbledhur më shumë se 350 milionë dollarë në arkat e filmit në Amerikë, mundet të jetë se yjet femra të filmave aksion po marrin pak respekt në këtë biznes ku të hollat flasin edhe më zhurmshëm se sa seksizmi. Në të njëjtën kohë, kundërshtarët e tyre, super-meshkujt, Tom Cruise, "The Rock" dhe Charlie Hunnam, këtë verë kanë pësuar rënie katastrofë në arkat e filmit. Regjisori Patty Jenkins, që e ka bërë filmin "Wonder Woman" thotë se ka shpresë që epoka e filmave aksion me një femër në krye po lind. "Për filmat tanë për të qenë të suksesshëm dhe për të fituar shumë të holla e po ashtu edhe për të pasur një femër në rolin kryesor dërgon një porosi të madhe botës se gjithçka është e mundur", thotë ajo."Njerëzit po e shikojnë dhe i kushtojnë vëmendje". Megjithëse Jenkins nuk e ka parë ende filmin "Atomic Blonde", ajo ndien ngjashmërinë me projektin, sepse ishte regjisore edhe për aktoren Theron, kur në vitin 2003 fitoi çmimin 'Oskar', për rolin e saj në "Monster". "Gjithsecila nga pak", thotë Jenkins, "Shoh gazetën me një foto të Gal Gadot në të majtë dhe Charlize në të djathtë dhe hutohem nga emocionet. Këto janë vajzat e mia". 

Momenti i duhur për vajzat e forta

Duket se është momenti i duhur për vajzat e forta që ta pushtojnë ekranin, përkundër një vale të feminizmit që është ngritur kundër administratës së Trump-it. Por kjo nuk do të ishte hera e parë që Hollivudi ka ngecur në të kaluarën. Edhe një yll si Theron nuk ishte kështu si është derisa agjenti i fuqishëm Bryan Lourd e futi në skriptën e "Mad Max: Fury Road" dhe u takua me regjisorin George Miller për një rol te "Imperator Furiosa". Në majën e karrierës pas "Monster", në vitin 2005, ajo ka tentuar të lansojë një hero femër shumë të fortë, për t'u kritikuar nga të tjerët. "Kur 'Aeon Flux' erdhi tek unë, unë mendova se kjo do të mund të ishte diçka. Po ashtu, më ka pëlqyer shumë filmi i regjisores Karyn Kusama, me titull 'Girlfight'. Kështu e kam vendosur veten me besimin se ajo është filmbërëse e hatashme. Dhe e djallosëm krejt", thotë ajo me buzëqeshje. "Vetëm se nuk e dinim si ta ekzekutonim. Është dëshpëruese, por kjo ndodh. Jam në këtë biznes për një kohë të gjatë për ta kuptuar kur nuk e bën punën si duhet. "Atomic Blonde" ishte projekt pasioni për Theron, të cilin e kishte prodhuar përmes kompanisë së saj "Denver & Delilah Prods". Kishte kaluar pesë vite duke e zhvilluar materialin, pasi kishte lexuar një tretman të bazuar atëherë në novel- ën e publikuar grafike "The Coldest City". Kishte punësuar skenaristin Kurt Johnstad për të zgjeruar personazhin, një grua enigmatike me emrin Lorraine që është e fortë dhe nuk ka aspak dhimbje. Më pas hasi në regjisorin David Leitch ("John Wick"), pasi kishte intervistuar dy burrat dhe një femër për koreografinë, për të treguar se ka buxhet prej 30 milionë dollarë. "Duket si një film i madh", thotë udhëheqësja i "Universal Pictures", Donna Langley. "Është një personazh fenomenal që e ka krijuar dhe shikoi vendosjen e tij në shumë aventura të ndryshme". Kur Matt Damon dhe Vin Diesel shfaqen muskujt e tyre në ekran, studiot u mbushën me të holla. 

(Kosova Sot)