< Aktorët e mëdhenj dhe rolet që me gjasë i kanë bërë vetëm për të holla - Kulturë - Kosova Sot
Aktorėt e mėdhenj dhe rolet qė me gjasė i kanė bėrė vetėm pėr tė holla

Aktorėt e mėdhenj dhe rolet qė me gjasė i kanė bėrė vetėm pėr tė holla

Me debutimin si regjisor kanë menduar se do të fitojnë më shumë

Këtyre ditëve po shfaqet "The Fate Of The Furious", vazhdimi i tetë. Seritë gjithmonë kanë shtuar aktorë të rinj, në mënyrë që gjërat t'i mbajnë të freskëta, me Dwayne Johnson, Kurt Russell dhe Jason Statham, por filmi që po vjen me jo një, por me dy aktore që kanë fituar 'Oskar', Charlize Theron dhe Helen Mirren nuk u tregua i suksesshëm. Në rastin e Mirren, gjatë një interviste ajo kishte përmendur se i pëlqen filmi, dhe producentët e kanë inkuadruar. Por, Theron, duket e sigurt të dyshojmë se në bord është për të holla dhe në film mund të përshkruhej "e përgjumur". Në vijim ju sjellim listën e aktorëve, që u bënë shumë lakmitarë dhe kanë menduar se me debutimin si regjisor do të fitojnë edhe më shumë. 

Robert Redford - "Captain America: The Winter Soldier"

Kompania "Marvel" kurrë deri më tani nuk ka pasur telashe apo probleme për të tërhequr pranë vetes aktorë të mirë për të aktruar në rolet e tyre prej superheronjve apo për role të dyta. Por, për të filluar me paga të lira me gjasë ia ka vënë syrin- Jeff Bridges, i cili luajti në "Iron Man" pas një ngërdheshjeje prej pak vitesh. Vetëm pak kohë para se "Crazy Heart" ta fitojë 'Oskarin', derisa William Hurt dhe Anthony Hopkins jogjithmonë janë dalluar me zgjedhjet e tyre. Por, disa vite në projektin e tyre, gjërat kanë ndryshuar: virtualisht, asnjë aktor nuk ishte i vështirë për t'u arritur. Të jesh i fundit që ke fituar një 'Oskar', si Brie Larson ose Lupita Nyong'o, apo aktorë të çmuar me të madhe, si Glenn Close, Tilda Swinton ose Cate Blanchett, njerëz që disa vite më parë nuk do të duhej të ëndërronin për një film me superheronj. 

Jessica Chastain - "The Huntsman: Winter's War"

Që kur ka eksploduar në vetëdijen tonë në vitin 2011, Jessica Chastain është shndërruar në njërën nga aktoret më të kërkuara këndej pari, që do të thotë se ishte e zënë me punë në studiot me buxhet të majmë, ishte shfaqur në filmat mirë të pritur si "Interstellar", "The Martian" dhe "Crimson Peak", që ishin bërë nga një listë e lartë e regjisorëve. Ta hajë dreqi, madje edhe puna obligative në "Dreamworks", "Madagascar 3" ishte shkruar nga Noah Baumbach. Thënë kështu, ajo e ka dëshmuar se jo në mënyrë komplete është sipër idesë se e ka bërë krejt për të holla me filmin e vitit të kaluar "The Huntsman: Winter's War", një vazhdim krejt i panevojshëm për "Snow White And The Huntsman". Duke aktruar nusen e njeriut të malit Chris Hemsworth, që bashkohet me të për të rrëzuar Elsa-n nga "Frozen", filmi pa kurrfarë dyshimi ka shumë klasë për rolet e Charlize Theron dhe Emily Blunt që janë antagonistët. 

Sean Penn, Javier Bardem, Mark Rylance -

"The Gunman" Për të parafrazuar, një nga filmat më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ose vdis hero, ose jeto aq gjatë për t'i dhënë agjentit tuaj dhe të bësh atë që ka bërë Liam Neeson e ka bërë një film të shpejtë aksion në Evropë. Dhe kështu ndodhi që Sean Penn, një aktor i njohur këtyre ditëve për ekskluzivisht për drama të rënda, ishte bashkuar me regjisorin e filmit "Taken" Pierre Morel për filmin "The Gunman". Duke arritur pas disa viteve, pasi që kishin bërë pak a shumë një të ngjashëm me titull "Gangster Squad" kur Penn është plotë- sisht "Dick Tracy" me performancën më të dobët në karrierën e tij si Mickey Cohen, kjo u duk pak a shumë më e mirë, një projekt i butë në letër, një mercenar, i cili kthehet më pas në aksion.

Penelope Cruz - "Various"

Për një aktore, që ka dhuruar pothuajse paraqitjet më të mira së fundmi se secili aktor e aktore tjetër falë Pedro Almodovar, dhe që ka fituar një 'Oskar' me Woody Allen, Penelope Cruz është e sigurt se shpesh është katandisur keq. Aktorja spanjolle që nuk po di të plaket njihet dhe është vërejtur që prej 25 viteve, e në filmat amerikan tash e njëzet vite, por puna e saj në gjuhën angleze është më e arnuar se sa filmat në gjuhën amtare. Dikush mund të ketë harruar atë në filmin "Gothika" (regjinë e të cilit e ka bërë Matthieu Kassovitz me rolin kryesor të fitueses së çmimit 'Oskar' Halle Berry) ose "Sahara". Por, më pas vjen filmi i Jerry Bruckheimer për super vajzat spiune, i quajtur "G-Force" i ngjashëm me "Sex And The City 2" dhe filmi më i tmerrshëm "Pirates Of The Caribbean", dhe fillon të dyshosh se asaj ndoshta i nevojitet një përfaqësim më i mirë. Fillimi i vitit 2016 shënoi një copë të errët, me komedinë e tmerrshme, të pështirë, të spiunazhit "Zoolander 2" duke u përcjellë me një komedi të ngjashme të pështirë, me titull "Grimsby". Shpresojmë se paraqitja e saj te filmi i Kenneth Branagh, me titull "Murder On The Orient Express" ta vendosë atë në rrugë më të mirë. 

Rachel Weisz - "Fred Claus"

Për aq kohë sa bëni një film të mirë për Kërshëndellat, ju jeni më pak apo më shumë të siguruar se koha e pushimeve përsëritet në televizor. Është e habitshme se "Babadimri" kurrë nuk e ka pasur një lloj të tillë të statusit - madje edhe programuesit të dëshpëruar për diçka me xhingla dhe retë kanë turp të shoqërohen apo të lidhen me filmin. Komedia memece e David Dobkin fokusohet në vëllanë e madh të zemëruar (Vince Vaughn) të Babadimrit, dhe filmi prezanton emra të mëdhenj që kanë pasur shumë të holla për të e marrë këtë film: Paul Giamatti, Miranda Richardson, Kathy Bates, Kevin Spacey, Elizabeth Banks. 

Kate Winslet, Naomi Watts, Octavia Spencer & Janet McTeer -

"The Divergent Series" Sikurse vazhdimi "Huntsman", seritë abortive "Divergent" që ia kanë dalë të tërheqin disa nga aktorët më të mirë, së paku deri te filmi i tretë treguan se nuk mund të vazhdohet kështu më. Me sa duket pjesërisht ka ndikuar suksesi se njerëzit si Elizabeth Banks kishin të bëjnë me "The Hunger Games" dhe prania e yllit në ngritje Shailene Woodley në rolin kryesor, kishte sjellë aktoren Kate Winslet si heroinë me principe, Jeanine Matthews (po, Jeanine Matthews tingëllon si dikush që punon në bankë). Vazhdimi i parë, "The Divergent Series: Insurgent" në ndërkohë ka shfaqur ngjashëm edhe Naomi Watts dhe Octavia Spencer si lidere rezistente (dhe në rastin e Watts, nëna e personazhit Theo James), dhe dy herë e nominuara për 'Oskar'. Që të katër këta, e lirojnë veten plotësisht mirë, por është gjithashtu e qartë nga thellësia e syve të tyre se vështirë do të kenë përvojat më shpërblyese në aktrim në jetët e tyre. Natyrisht, secili aktor e bën këtë në një pikë, dhe kështu kjo listë ka mundur të jetë edhe më e gjatë. Midis të preferuarve që bënë pjesën e tyre është Imelda Staunton duke e bërë "DTV Steven Seagal", filmin "Shadow Man" pak kohë pasi "Vera Drake" iu bashkua Joan Allen në "Death Race", Laura Linney në "Teenage Mutant Ninja Turtles: Out Of The Shadows", Sally Hawkins në "Godzilla", Halle Berry dhe "Swordfish"/"Gothika"/"Catwoman", kërcënimi i trefishtë që e mori pas 'Oskarit', dhe Christoph Waltz në "The Three Musketeers" dhe "Horrible Bosses 2". Drafti i parë i kësaj pjese ka edhe Edward Norton-in në "The Italian Job". Janë edhe Frances McDormand dhe Sophie Okonedo në filmin "Aeon Flux", Keira Knightley në filmin "Jack Ryan: Shadow Recruit", Amy Adams në filmin "Night At The Museum: Battle Of The Smithsonian" dhe "Man Of Steel", Amy Ryan në "Escape Plan", Cate Blanchett në "Robin Hood", Mark Ruffalo në "Now You See Me" dhe vazhdimi i tij, Christian Bale në "Terminator Salvation", Alan Arkin në "The Santa Clause 3: The Escape Clause", Philip Seymour Hoffman në "Mission: Impossible 3" (megjithëse në fund doli mirë), Clive Owen në "King Arthur", Michael Fassbender në "Jonah Hex", Willem Dafoe në "Speed 2: Cruise Control", Ian McKellen në "The Shadow", Michael Caine në "The Swarm" dhe "Jaws: The Revenge", John Malkovich [për tetë herë të ndryshme, Angelina Jolie në "Tomb Raider", Bryan Cranston në "Total Recall", Jeff Bridges në "Seventh Son" dhe "RIPD" dhe Ryan Gosling në "Fracture". 

(Kosova Sot)

1 orë e 43 minuta më parë