MËKATI INSTITUCIONAL NDAJ KRIJUESVE DHE ARTISTËVE

  • 16 July 2017 - 08:58
MËKATI INSTITUCIONAL NDAJ KRIJUESVE DHE ARTISTËVE

SHKRUAN: MR. BISLIM ALIU

P a mëdyshje arti pamor i Kosovës ishte dhe mbeti përherë autentik, burimor dhe vendor. Mbeti përgjithmonë art i Kosovës. Gjithmonë ngjyrat e Kosovës i gjen aty. E kush i ka ngjyrat më të bukura se Kosova? Ato gjithherë paraqiten gati te çdo krijues, por ky kreativitet i tyre nuk po çmohet dhe nuk po përkrahet në masë të duhur nga institucionet e Kosovës! mS'do mend se arti pamor i Kosovës, gjithherë e tregoi kreativitetin e nduarnduart dhe shpërfaqjen e lartë ndjesore e sensitive. Dhe, secila kohë i pati krijuesit e vet. Ata, në vijimësi u përpoqën që t'i paraqesin ngjyrat e asaj kohe. Dhe ia dolën që të jenë origjinalë dhe tejet korrektë. Pra, denjësisht ishin barometrat e mirëfilltë të asaj kohe. Këto momente ekzistuese, gjithnjë e ngacmuan krijuesin, duke e detyruar atë që të jetë rrë- fyes i denjë i atyre momenteve kohore. Dhe, ia dolën që krijuesit tanë të jenë gjithnjë shpërfaqës të lartë, sensitiv, ndiesor dhe fare përmbajtësor. Ndaj, nëpër kohë u dalluan edhe shumë krijues pamor, që me veprat e tyre e paraqitën jetën dhe erën e asaj kohe, si; Muslim Mulliqi, (Hamalli), Tahir Emra (Elegji për Kosovën), Xhevdet Xhafa (Autobiografia), Engjell Berisha (Medaljonet e Prizrenit), Masar Caka (Ferexhet), e ndonjë tjetër. Ata ishin ambasadorët më të frytshëm, duke treguar kreativitet të lartë me idilin më të frytshëm shpirtëror. Kjo bukuri e kreativitet sensitive, jehoi bukur jo vetëm në Kosovë, por veprat e tyre, patën jehonë, edhe në Evropë, por edhe në botë.

KËRKOJNË HAPËSIRA PËR T'I EKSPOZUAR VEPRAT E TYRE

Afër 10 vjet MKRS-ja, ka "kokorizur" dhe ka premtuar ndërtimin e Muzeut të Arteve Moderrne dhe bashkëkohore, ku do të ruheshin veprat e piktorëve eminent dhe do të organizohej ekspozita e përhershme e piktorëve cilësor, të të gjitha gjeneratave. Megjithatë, qe sa kohë, kjo iniciativë, mbeti vetëm teori! E, artistët pamor të Kosovës, pritën, e presin dhe, u mbytën duke pritur. Apo, pse, a thua, nuk inicohet iniciativa, për organizimin e një ekspozite vjetore, mu siç po organizohet Panairi i Librit. Kjo ekspozitë do të ishte e përhershme, për çdo vit dhe do të jehonte këndshëm për komunitetin artistik. Sigurisht kjo iniciativë do të ishte e mirëseardhur për artistët pamor. Pra, duhet lëvizur diçka që shkon në të mire të arteve (artistëve) pamore.. Kështu siç po veprohet ndaj artit pamor, është një mangësi e madhe e kulturës dhe artit në përgjithësi. Gjithsesi, ky kreativitet i lartë pamor në Kosovë asnjëherë nuk u ndal. Këtë kreativitet shembullor e përcollën vijimisht edhe piktorë të tjerë, të cilët u shkolluan në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Megjithatë, këta krijues pamorë dhe tejet sensitive, nuk u përkrahën nga institucionet e kulturës aq sa duhet. Ndaj, shpeshherë nuk u përfill iniciativa e tyre që të ekspozojnë veprat e tyre të mirëfillta. E, ata, patën shumë nevojë për t'i përkrahur. Por shumëherë më kot pritën. Ata jo vetëm (disa) që nuk patën mundësi të ekspozojnë në Kosovë, por fare edhe nuk iu dha mundësia që të ekspozojnë edhe jashtë vendit, edhe pse kreativiteti i tyre ishte cilë- sor dhe sasior. Mungoi përkrahja institucionale, e institucioneve të kulturës. Ndaj, për këtë, është mëkat i madh, profesional, njerëzor dhe demokratik, ndaj krijuesve pamor, të cilët me ngulm kërkojnë hapësirë për t'i ekspozuar veprat e tyre. Dhe për këtë edhe mund të pyetemi: deri kur do të vazhdojë kjo amulli e mospërkrahjes në masë të duhur krijuesit pamor? Dhe, a ndien ndokush përgjegjësi për këtë mospërkrahje? Dhe, deri kur të anashkalohet arti pamor?...

GALERIA KOMBËTARE DHE EKSPOZITAT E KRIJUESVE VENDORË

Është thënë disa herë se Kosova ka krijues të mirëfilltë të arteve pamore. Se ata qëndrojnë krah për krah me krijuesit e tjerë ballkanik e evropian. Dhe shumë prej tyre u bënë emra të mëdhenj evropianë, duke ekspozuar veprat e tyre nëpër galeritë më të njohura evropiane! Megjithatë, Galeria Kombëtare në Prishtinë, nuk u doli në ndihmë shumë krijuesve figurativë, duke mos treguar interesim të duhur që të ekspozojë në këtë galeri. Fatkeqësisht, shumë krijues pamor (vendor), mbetën të zhgënjyer, edhe pse patën kreativitet të lartë dhe veprimtari të bollshme për të ekspozuar. Aty ekspozuan një numër i vogël i krijuesve vendorë, duke u lënë mundësinë më tepër krijuesve të jashtëm!!! Dhe, më këtë a u shkel morali njerëzor për krijuesit vendorë. Fundja, disa ekspozita të organizuara në këtë galeri, nuk treguan shkallën e lartë të kreativitetit për të ekspozuar në këtë galeri. Sido që të jetë, në këtë galeri, pati ndonjëherë edhe parregullsi, mu për këtë shkak të ekspozimit të krijuesve vendorë. Apo mos vallë, pati mosfunksionim të demokracisë dhe të moralit njerëzor? Pse t'u jepet më tepër rëndësi krijuesve të jashtëm, sesa atyre vendorë? E, deri kur, krijuesit e mirëfilltë vendorë të vuajnë për këtë neglizhencë moraliteti? Ata duan përkrahje dhe hapësirë për të ekspozuar.

ÇFARË ROLI LUAJTI GALERIA E KULTURËS TE "QAFA"?

Pa dyshim galeria "Te Qafa", që sa vjet po e luan rolin e vet primar që e ka kjo galeri, për të gjithë krijuesit pamorë që dëshirojnë që të ekspozojnë në këtë galeri. Ajo me vendosmëri të lartë u doli në ndihmë krijuesve vendorë (sidomos të rinjve), që shprehën dëshirën e tyre për të ekspozuar. Sigurisht për këtë mirëkuptim të shtuar për artistët në përgjithësi, është një ndihmesë e madhe për krijuesit pamor që dëshirojnë që t'i ekspozojnë veprat e tyre. Kjo galeri meriton respekt të lartë. Dhe, për këtë ofrim të përhershëm, kjo galeri meriton mirënjohje, për ndihmën që ua bënë krijuesve pamor.. Ndaj, kjo galeri e luajti rolin primar dhe profesional për të ekspozuar krijuesit pamorë vendorë, të të gjitha moshave. Megjithatë, vallë, me një lule a çel pranvera?

E PERIFERIA, A THUA, SA INTERESOHET PËR KRIJUESIT E VET PAMORË?

Dihet mirëfilli se në periferi ekzistojnë një numër i konsiderueshëm i krijuesve pamorë. Bile disa prej tyre qëndrojnë në nivelin më të lartë të kreativitetit pamorë. Mirëpo, ata nuk vërehen dhe nuk çmohen aq sa duhet. Ata, besa, shumë herë edhe injorohen dhe as që ftohen në ndonjë manifestim kulturor! Dhe, që është edhe më keq, fare nuk iu ofrohet ndonjë hapësirë për t'i ekspozuar veprat e tyre. Periferia artin e tyre nuk e kupton dhe as që interesohet që ta kupton. Ndaj, Qendra e Kulturës, sikur nuk e ndien obligim njerë- zor që artistët e mirëfilltë t'i ofrojë dhe tua qelë udhën për bashkëpunim. Ata kanë mbetur në mëshirën e njerëzve të paditur, të cilët nuk e njohin artin dhe as kulturën. Dhe, çdo gjë për ta është e politizuar. Ndaj, mu për këtë, në periferi mungojnë ekspozitat pamore dhe mirëkuptimi për organizimin e tyre. Me këtë mentalitet të varfër artistik, periferia rrënjësisht e dëmton zhvillimin e artit dhe të kulturës në përgjithësi. Ndaj, në udhëheqje të Qendrës së kulturës, na duhen njerëz profesionistë, përparimtarë dhe që kanë dije kulturore e artistike. E, ata, i kemi, por që nuk po vendosen për shkak të bindjeve politike. Përderisa, politika e udhëheq kulturën, aty nuk kemi, as art dhe as kulturë. A thua, deri kur do të udhëheqin kulturën, njerëzit që nuk e njohin artin dhe as kulturën?... 

(Kosova Sot)