Aktorët që vërtet duhet t'i pushojnë nga puna agjentët e tyre

  • 17 July 2017 - 08:39
Aktorët që vërtet duhet t'i pushojnë nga puna agjentët e tyre

PASOJAT E VENDIMEVE TË GABUARA

Askush nuk mund ta përfundojë karrierën pa aktruar në ndonjë rol të tmerrshëm

Aktorët shpeshherë bëjnë filma të dobët. Është një pasojë që nuk mund të shmanget në këtë profesion, askush nuk mund ta përfundojë karrierën pa aktruar në ndonjë rol të tmerrshëm. Legjendat e ekranit Morgan Freeman, Michael Caine dhe Christopher Walken, që të gjithë e kanë thënë se pranojnë secilën ofertë, sepse kënaqen me punën që bëjnë. Më pas, të vjen nëpër mendje se çfarë po mendonin aktorë të caktuar kur kanë nënshkruar për një projekt të caktuar. Nganjëherë, një aktor mund ta bëjë një përzgjedhje jo të mirë dhe karriera e tij merr kahe në një trajektore krejt tjetër. Kjo na bën të mendojmë, përse këta paguajnë agjentë nëse vazhdojnë të marrin vendime të tilla që ua vënë në pikëpyetje karrierën?

ROBERT DE NIRO

Është shkruar shumë për tatëpjetën mediokre në disa dekadat e fundit të Robert De Niro-s. Sido që të jetë, sikurse aktori tjetër Al Pacino, i cli duket se po kalon përmes të gjitha gjërave, De Niro ende është i aftë për punë të mirë në rrethana të duhura. Natyrisht, reputacioni si një nga aktorët më të mirë në histori ishte siguruar kohë të gjatë më parë. "Silver Linings Playbook" i ofroi De Niro-s nominimin e tij të parë për "Academy Award" në 21 vite karrierë, në vitin 2013, përderisa ai ka shfaqur edhe disa performanca të forta në filmat si "The Intern", "American Hustle", "Joy" dhe "Being Flynn". Me gjasë ai duhet të mësojë t'u thotë 'jo' disa materialeve që shkojnë kah ai. Që nga viti 2010, De Niro është paraqitur në 25 filma. Krahasuar me 25 filmat e parë të karrierës së tij; listë ku përfshihen "Mean Streets", "The Godfather Part II", "Taxi Driver", "The Deer Hunter", "Raging Bull" dhe "The King of Comedy". Nëse ai zgjedh rolet e tij, ende mund ta shohim 73 vjeçin në ringjallje të karrierës, transmeton gazeta Kosova Sot. 

MATTHEW MCCONAUGHEY

Matthew McConaughey tashmë e ka rifreskuar karrierën e tij. 'McConnaissance' ishte një nga rikthimet më të mëdha në Hollivud në historinë fundit dhe 47 vjeçin e kanë dërguar në majat e yjeve. Por, së fundmi ka ngecur ky aktor. Filmat "Sea of Trees", "Free State of Jones" dhe "Gold", janë disa filma që nuk kanë marrë lavdërimin e duhur. Megjithëse mund të themi se është tepër herët që "McConnaissance" ka marrë fund dhe se aktori dhe se aktori duhet të tërhiqet prapa në heqjen e këmishës nëpër komedi, McConaughey duhet të ketë nevojë shumë kur planifikon karrierën e tij. 

GERARD BUTLER 

Roli depërtues i Gerard Butler-it,me mjekër si Mbreti Leonidas në filmin "300" e ka lansuar atë si njërin nga heronjtë e rinj të filmave aksion në Hollivud. Në vend të kësaj, një seri me zgjedhje aspak të mirë të aktorit e kanë dërguar 47 vjeçin në një indikator të cilësisë aspak të mirë. Natyrisht se kishte disa suksese në arkat e filmave (cekim "Olympus" dhe "London Has Fallen"). Vullneti i tij për Hollivudin po ulet pas një seri dështimesh, theksi po ashtu nuk është pika e fortë e tij dhe se kritikët kurrë nuk ishin të zëshëm për aftësinë e tij të aktrimit. Me gjasë, më mirë të shfaqet në rol dytësor, apo edhe të bartet në televizion, sepse karriera prej aktorit kryesor nuk po ecën.

DWAYNE JOHNSON

Kjo mund t'ju duket si përfundim kontrovers, por mendojeni mirë; Dwayne Johnson mund të jetë një nga aktorët më popullor dhe më të paguar, por sa nga filmat e tij në fakt janë të mirë? Aktori 45 mban edhe titullin e revistës "People" si 'Sexiest Man Alive'. Atëherë çfarë dreqin po bën ai në listë? Si një nga aktorët më të zënë, duket se ai po sakrifikon cilësinë në të mirë të kuantitetit. Ndaras nga bashkëpunimet me Shane Black në "Doc Savage", asnjë nga filmat e ardhshëm të Johnson në veçanti nuk duket të jetë premtues. 

JOHNNY DEPP

Sa herë që nga personazhi i Jack Sparrow e ka transferuar atë në aktorin e madh, e ju a keni dalluar se atij në fakt as që ia ndien, vetë se e vendos një parukë, dhe një kapelë dhe përdor edhe atë zërin e tij të marrë për t'u paguar? Me përjashtim të "Black Mass", "Sweeney Todd" dhe "Finding Neverland" (mjaftueshëm për të qeshur, dy të fundit i kanë siguruar nominimin për "Academy Award" në kategorinë për Aktorin më të Mirë), zgjedhjet vërtet i ka të holla. Ylli i Depp është zbehur sidomos pas dështimit në reklama. I sfiduar nga fama, tash ose kurrë Depp ka nevojë për t'u sfiduar vërtet.

NICOLAS CAGE

Nicolas Cage ka zbritur larg në vetë-parodinë gjatë këtyre ditëve, që nuk dihet nëse po transformohet apo është një mashkull. Derisa dikur trumbetohej se si është një nga aktorët me talentin më të madh të gjeneratës së tij, ky reputacion tash e një kohë të gjatë është në mbeturina. Duke e pranuar secilën ofertë që i shkon nga hundët dhe pas telasheve financiare, me rënin e pasurisë së tij në "vetëm" 25 milionë, ai ka bërë disa filma të dobët. Filmi si "Bad Lieutenant and Joe" e kanë dëshmuar se Cage ende është në gjendje të bëjë kthesë, porse atij vetëm i duhet të mësojë t'u thotë "jo" projekteve të caktuara.

(Kosova Sot)