Xhelozi e dhunë në qytetin multimilionësh

  • 18 July 2017 - 08:45
Xhelozi e dhunë në qytetin multimilionësh

RECENSION FILMIT 'BLIND'

Mark-u prapa grilave tregon tinëzinë e tij

Feudali dhe avokati (James McCafferty) futet dhe ekspozohet në disa ngjarje mjaft serioze dhe parregullsi financiare, sa për ta hedhur në burg Markun, derisa ai do të presë gjykimin
Në vitin e largët 1996, aktorët Alec Baldwin dhe Demi Moore ishin paraqitur në filmin "The Juror", një triler i painspiruar, film ky në të cilin ajo ka aktruar një nënë të ndarë nga bashkëshorti i saj, që ishte shantazhuar nga një vrasës mafioz, duke kërcënuar jurinë, pjesë e së cilës ishte edhe ajo, përndryshe do t'ia vriste djalin e saj. Të dy aktorët kishin kaluar vetëm kreshtën e stuhisë së tyre të shkurtër të ekranit të madh. Nëse filmi "The Juror" me gjasë nuk u kishte ndihmuar edhe dy dekada më pas, aktori Baldwin është diçka si një institucion - kryesisht më shumë për komedi televizive, jo një rrugë të cilën do ta kishte parashikuar atëherë, përderisa aktorja Moore, megjithëse ka punuar në mënyrë sporadike, ajo njihet si një person i zhdukur në regjistrimin e përgjithshëm të kulturës. Dallimi është në harqet e karrierës së tyre që mund t'u atribuohet shumë gjërave, një është e qartë se duke qenë një yll në Hollivud, është edhe gatishmëria për të ofruar një akt të dytë, kur yjet meshkuj e arrijnë atë moshën fillestare, në krahasim me gratë që kanë më shumë rol. 

Dashuria jo aq bindëse 

Është e sigurt të themi se çiftëzimi i tyre në filmin e ri "Blind" nuk është ndonjë përsëritje, për të cilën që tashmë dikush është duke bërë thirrje për të dhe nuk do të nxisë ndonjë eksitim të madh. Kjo dramë e butë, por e mbytur - regjia e parë për producentin Michael Mailer, shkruar nga aktori John Buffalo Mailer, ribashkon aktorët në një kontekst më pak melodramik. Këtë herë shprehja është më shumë në dashurinë e moshës së mesme sesa në pezullim apo pasiguri. Por, dashuria është po aq jobindëse aq sa edhe tensionimi është nën zhvillim e sipër. Rezultati është i dukshëm, megjithëse i pakë- naqshëm, automjeti për dy yje që kanë bërë tashmë disa filma së bashku, ku aftësitë e tyre e përbëjnë atraksionin kryesor, por që nuk janë veçanërisht të mirë-shërbyer as nga filmi. Moore aktron personazhin Suzanne Dutchman, që së pari duket duke festuar përvjetorin e 19-të të martesës me bashkëshortin Mark (Dylan McDermott). Ata janë njerëz që banojnë dhe janë pjesëtarë e elitës së Menhetenit, që do të vuajnë një rënie familjare për klasin e tyre. 

Dëshmia e sinqertë e Suzanës

Kështu, feudali dhe avokati (James McCafferty) futet dhe ekspozohet në disa ngjarje mjaft serioze dhe parregullsi financiare, sa për ta hedhur në burg Mark-un derisa ai do të pretë gjykimin. Dëshmia e sinqertë e Suzanës se ajo nuk dinte asgjë për këto veprime (edhe pse Marku i përdori llogaritë e tyre të ndërsjella si një mbulesë), ishte e mjaftueshme për një gjyqtar për t'ia kufizuar asaj shërbimin në komunitet, për pjesë- marrjen e saj të pavetëdijshme. Kështu ajo e gjen veten në qendrën e të verbërve, si vullnetare për t'ua lexuar atyre dhe aty takon Bill Oakland (Baldwin). Ai është një shkrimtar novelash, i cili tashmë pothuajse ka humbur shumicën e shikimit, kjo si pasojë e pësimit të një aksidenti në komunikacion rreth pesë vite më parë, kur për pasojë edhe gruaja e tij kishte ndërruar jetë. Ai edhe më tutje jep mësim në kolegj, ku kërkohen edhe një palë sy për t'ua lexuar studentëve të tij, me zë. Dyshja has në një fillim aspak të mirë, derisa ai gjen mënyrë për ta ofenduar, duke e njohur në bazë të mbiemrit të bashkëshortit të saj. Sidoqoftë, administratori i programit (Eden Epstein) nuk ka për qëllim të lejojë që kjo sjellje e panevojshme ta shtyjë atë t'i braktisë detyrat e urdhëruara nga gjykata për një përplasje të personalitetit. Kështu që të dy e mbajnë atë, duke u dhënë fund gjërave reciproke, që nuk ju pëlqejnë për njëri-tjetrin. Ky është momenti kur ata fillojnë të ndiejnë kënaqësinë në praninë dhe shoqërinë e tyre, duke e shndërruar këtë në diçka më shumë se "verbëri". Përderisa personazhet kryesore nuk janë plotësisht dimensionale në skenarë (që është bazuar në idenë e tregimit të producentes Diane Fisher), arrijnë një lloj lumturie, përderisa artisti Bill luan me nervat e Suzanne-s, të cilit Moore i qaset me një lloj rezerve. Por, kur Bill fillon lojërat si te "Scent of a Woman" , dhe Suzanne me gjasë dorëzohet, sipas dinamikës - që të dy në termat e aktrimit dhe atë psikologjik - rritja është shumë më pak bindëse. Sa më shumë që duket se po futemi në kiminë e tyre romantike, kjo edhe më pak shfaqet dhe është e dukshme. As "Blind" nuk ndihmohet nga errësira e Mark, i cili prapa grilave tregon tinëzinë e tij, xhelozinë dhe dhunën ndaj gruas së tij, që deri më tani nuk ishte aspak e dallueshme. Llojet e ndryshme të aktorëve dytësorë dhe në rolet përkrahëse, janë më shumë shpërqëndrues sesa që ofrojnë diçka. Këtu përfshihet Epstein, e edhe Steven Prescod (si një shkrimtar me perspektivë dhe aspirues), Drew Moerlein (si mbrojtësja e Mark), Viva Bianca (një punëtore prapa skenave në skemën sociale), skenaristin si portier. Në shumicën e rrjedhës së gjërave, Bill është zhgënjimi më i madh - gjithmonë me plot vetëbesim, performues kompetent në ekran. 

(Kosova Sot)