Soprano shqiptare magjeps mediat ndërkombëtare

  • 18 July 2017 - 15:37
Soprano shqiptare magjeps mediat ndërkombëtare

Jaho ka thënë se ka shkuar pa asnjë cent në Itali, dhe ka punuar ku ka mundur për të siguruar mbijetesën. Megjithatë, ajo ka punuar shumë duke mos hequr asnjë herë nga ëndrra e saj. Sot, Ermonela Jaho është një prej sopranove më të famshme dhe më të vlerësuara në botë.

Soprano shqiptare, Ermonela Jaho vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare, kurse e fundit që ka shkruar për të është “El Pais”.

Jaho ka magjepsur edhe një herë publikun, kësaj radhe në Madrid në rolin e Madamës Butterfly të Puccini-t.

Në një tregim të gjatë për sopranon shqiptare vihet në theks se si ajo erdhi si një emigrante e varfër në Itali, derisa tani është shumë e njohur dhe magjepsës me zërin e saj.

(Kosova Sot)