Monica Bellucci, një jetë pas të pesëdhjetave

  • 20 July 2017 - 08:27
Monica Bellucci, një jetë pas të pesëdhjetave

SUKSESI SI MODELE ERDHI PARA SUKSESIT SI AKTORE

Sikurse Sophia Loren, Gina Lollobrigida, Silvana Mangano, ajo ka famën e yllit italian të filmit, flokë të errët, voluminozë, bukurinë. Sikurse ikonat e pasluftës, Bellucci ka qenë e rregullt në punën edhe pas të dyzetave

Jeton në Paris, bashkë me dy vajzat e saj Deva 13-vjeçare, dhe Lenie 7

S humica e aktorëve këtyre ditëve japin intervistë vetëm atëherë kur kanë një projekt të ri për ta shitur. Por, Monica Bellucci nuk është aktore e tillë. Sikurse Sophia Loren, Gina Lollobrigida, Silvana Mangano, ajo ka famën e yllit italian të filmit, flokë të errët, voluminoze, bukurinë. Sikurse ikonat e pasluftës, Bellucci ka qenë e rregullt në punën edhe pas të dyzetave. Në moshën 51-vjeçare, ajo ka pushtuar ballinën si 'vajza më e vjetër e Bond-it ndonjëherë' për rolin e saj si Lucia Sciarra, e veja e vrasësit, në filmin "Spectre". Bond e takon Lucia-n në funeralin e burrit të saj, ku është veshur me taka dhe veshje të zezë. Romanca e tyre është e shpejtë, kur filmi u shfaq, atëherë bëri namin. Ajo jeton në Paris, bashkë me dy vajzat e saj Deva, 13, dhe Lenie, shtatë. 'Natyrisht, kam njerëz që më ndihmojnë' thotë Bellucci.

Ka një zë imponues

Ajo është një nënë beqare, që nga ndarja nga martesa e saj 14-vjeçare me Vincent Cassel, në vitin 2013. Ajo thotë se iu desh të bëhej 'më strukturale' që nga shkurorëzimi i saj. 'Kjo është një pjesë e re imja dhe jam duke e zbuluar këtë pjesë në të pesëdhjetat'. Në moshën e saj 52-vjeçare, Bellucci ka një zë imponues, është madje edhe më e bukur se sa që ishte shfaqur në film. Ajo shpjegon se si i qaset punës së saj të përditshme, sidomos kur ka punë me fotografët dhe kurrë nuk ju thotë jo. Por, kur Francesco Carrozzini e kishte ftuar një set me "Telegraph" ishte ndryshe. 'E kam njohur nënën e tij' thotë Bellucci, duke ju referuar editores së "Italian Vogue", Franca Sozzani, e cila ka ndërruar jetë vitin e kaluar. Ata ishin takuar në kohën kur Bellucci ishte modele. 'Ajo ishte një ndër gratë më të mëdha, që kam takuar ndonjëherë', thotë Bellucci. 'Një grua aq e fortë. Kam shumë respekt për të, mënyra se si e ka menaxhuar jetën e saj profesionale, jetën personale. Kështu, kur ai më ka ftuar, i thashë po. Ishte një mënyrë për të qenë në kontakt me të. Atë ditë kam bërë një set fotografik në "Chinatown", në Nju-Jork, po mendoja për të shumë'. 

Martesa që zgjati 18 muaj

Suksesi si modele erdhi para suksesit si aktore, dhe ajo ndien shumë edhe për kohën kur e fotografojnë. Në vitin 1990 ajo ishte shfaqur në një film me gjuhën italiane "Vita coi figli" (Jeta me Fëmijët) nga regjisori italian Dino Risi, i cili e kishte angazhuar pasi e kishte parë në një fotografi në revistë. 'Pjesa më e vështirë ishte kur jam transferuar nga modelimi në aktrim' thotë ajo. Me gjasë për faktin se kishte role të "vështira", si një viktimë e dhunimit si Mary Magdalene në filmin e Mel Gibson-it, me "Passion of the Christ", dhe "Mirror Queen" në filmin e Terry Gilliam. 'Kur je e bukur dhe bën diçka të fortë, njerëzit thotë se ke kurajo, por nuk e thonë se je e mirë", thotë ajo. "Tani jam e moshuar, thonë ata, 'Je e mirë' ". Ajo megjithëse është e moshuar, bukuria e saj nuk është venitur. Bukurinë e saj ia dedikon akupunkturës dhe masazheve në fytyrë. 'Unë bëj ushtrime dhe notoj, por nuk zgjohem në ora gjashtë të mëngjesit për të shkuar në palestër. Harrojeni'. Më pas ajo shpjegon: 'Nuk është çështje e moshës, është çështje e energjisë' . Trupi plaket por jo edhe shpirti. Mund të plakesh në moshën 20-vjeçare. Sophia Loren, Lollobrigida, Silvana Mangano, kanë mundur të ekzistojnë si ikona edhe pasi kanë mbushur të dyzetat, or jo si aktore. Unë mendoj se ngjarjet tashmë kanë ndryshuar. Shikojeni Charlotte Rampling, Judi Dench, Helen Mirren", thotë ajo. Ajo ishte shumë e zënë pas lansimit të filmit "Spectre". Është paraqitur edhe te "On the Milky Road", që ka të bëjë me luftën e Bosnjës, si dhe në komeditë e "Amazon", si "Mozart in the Jungle", përkrah Gael García Bernal. 'Këto nuk janë tregime që kam mundur t'i bëjë më parë' thotë ajo, e lumtur me jetën. 'Nuk kisha idenë kur isha 25-vjeçare që në të 50-at ende do të punoja. Është një zbulim i hatashëm për mua'. Bellucci ishte rritur në një familje të qetë, në qytetin e vogël "Città di Castello". I ati i saj, Pasquale, kishte udhëhequr me një kompani, dhe nëna e saj, Brunella, ishte amvise dhe piktore amatore. Bellucci ishte vetëm një fëmijë, prindërit e saj nuk kanë dashur një të dytë. 'Ata më kishin mua kur ata ishin shumë të rinj, madje nëna ishte tepër e re', rrëfen ajo. "Por, ajo ka bërë atë që ka ditur më së miri për të më rritur. Mendoj se më ka munguar një vëlla apo një motër", thotë ajo. Ajo thotë se ka shumë kushërinj. Në moshën 25, ishte martuar me Claudio Carlos Basso, fotograf. Martesa ka zgjatur 18 muaj. 

(Kosova Sot)