Pse Hollivudi e ka inat aktoren Anne Hathaway?

  • 21 July 2017 - 09:19
Pse Hollivudi e ka inat aktoren Anne Hathaway?

MUNDOHET TEPËR QË TË DUKET ORIGJINALE, SAQË BËHET SË TEPËRMI FALSE

Ja disa nga arsyet pse Hollivudi nuk mund ta durojë aktoren Anne Hathaway

Si ndodhi që një aktore, nga të qenit e dashur dhe e preferuar nga të tjerët, të bëhet objekt i një urrejtjeje dhe përqeshjeje aq të madhe?

Fytyra e saj Duke përmendur fytyrën e saj si arsye të mundshme pse Hollivudi e urren këtë aktore, ne nuk e kemi fjalën te buzëqeshja e saj e gjerë, te dhëmbët e bardhë, por te fakti i cili përmendet nga profesori i psikologjisë, Terry Pettyjohn, e që ka të bëjë me atë se sa të mira, apo të këqija, janë kohët. Në kohë të mira, njerëzit preferojnë aktoret me fytyrë të rrumbullakët, derisa e kundërta mund të thuhet kur kohët nuk janë edhe aq të mira. Nuk pushon së aktruari Nuk ka rëndësi a është mysafire në ndonjë emision, a intervistohet nga ndonjë gazetar, apo a mban ndonjë fjalim. Anne Hathaway gjithmonë aktron dhe duket se nuk mund ta bëjë një aktrim të natyrshëm, gjë që është e neveritshme. Ajo do të ishte në gjendje që për dy ditë të tëra të qëndronte ulur para pasqyrës, duke ushtruar si ta porositë një sallatë të thjeshtë në restorant. Është tepër false Mundohet tepër që të duket origjinale, sa që bëhet së tepërmi false. P.sh. me rastin e marrjes së çmimit 'Oskar' për kategorinë e aktores dytësore, deklaron se nuk është e lumtur. Ajo thotë se marrja e çmimit 'Oskar' duhet ta bëjë të lumtur një aktor, por se ajo nuk ndihet ashtu. Duke e çuar falsitetin e saj në një nivel më të lartë, ajo deklaroi se nuk mund të jetë e lumtur kur ka të veshur një fustan, i cili kushton më shumë sesa shumica e njerëzve do të kenë para në tërë jetën e tyre. E, pse atëherë e ke veshur një fustan të tillë?! Momenti egoist në "Golden Globes" Anne mori Globin e Artë në kategorinë e Aktores më të mirë në rolin dytësor për rolin e Fantine-s në filmin e vitit 2012, "Les Miserables". Pa marrë parasysh sa i suksesshëm që mund të jetë ky film, nuk është se ajo e pati meritën më të madhe për një gjë të tillë. Hugh Jackman mori shpërblimin në kategorinë e Aktorit më të mirë dhe filmi po ashtu mori shpërblime edhe në kategori të tjera. Por, kur u lexua emri i aktores Anne Hathaway, ajo doli dhe mbajti një fjalim tepër të gjatë, duke falënderuar me farë e fis, me këdo që i ra ndërmend. Fajëson meshkujt për dështimet e saj Anne është tepër e vetëdijshme rreth ndjenjave negative ndaj saj, por nuk është aspak e vetëdijshme se edhe vet mund ta ketë fajin për një gjë të tillë. Ajo ka lënë të kuptohet se, për këtë, pjesën më të madhe të fajit e kanë meshkujt. Në lidhje me artikujt kritikë ndaj saj, ajo thotë se ato shkruhen nga meshkujt, dhe se pjesa më e madhe e femrave e duan atë. Tepër hipokrite Anne duket se ka filluar të qante kur e kishte parë veten në rolin e Fantines, në filmin "Les Miserables" (Të mjerët). Duket se ajo e konsideron këtë të jetë roli më i mirë i saj. Gjatë një interviste iu kërkua që ta vlerë- sonte performancën e saj të përgjithshme në filmin në fjalë. Ndoshta ajo donte që përgjigja e saj të mos ishte e mërzitshme, por cilido që të jetë shkaku, ajo u përgjigj shkurt "Eh". E, si mund të shpjegohen atëherë tërë ata lot? Çka u bë me tërë atë pikëllim dhe emocione, të cilat i përmendi gjatë një interviste në MTV? Ekspozimi i tepërt në publik Pjesës më të madhe të neve na i ka ënda picat, por përkundër kësaj, nuk do të mund ta hanim vetëm atë ushqim gjatë tërë jetës sonë. Kjo vlen edhe për të famshmit. Sado që mund t'i duam ata, nëse i shohim çdo ditë të lume, kah ta kthejmë kokën, në çdo gazetë dhe TV, atëherë na bëhen bajat. Edhe në këtë drejtim Anne Hathaway, bashkë me shumë të famshëm të tjerë, si Paris Hilton, Justin Bieber dhe motrat Kardashian, e ka tepruar tej mase. Urrejtja si modë Duket se ta urresh aktoren Anne Hathaway është disi në trend. Sipas themeluesit të Iniciativës civile të Universitetit "John Hopkins", P.M. Forni, qendra të caktuara të kënaqë- sisë në tru, aktivizohen kur i përkasim një grupi të caktuar të njerëzve, që mendojnë njësoj. Ai thotë se urrejtja ndaj aktores Anne Hathaway ka marrë hovin e saj dhe se njerëzit janë të gatshëm që t'i bashkohen këtij trendi. Ky mund të quhet 'mentalitet i turmës'. 

(Kosova Sot)