“Muzikën e bëj për qejf, sepse lekët i fitoj me hashash”

  • 23 July 2017 - 12:59
“Muzikën e bëj për qejf, sepse lekët i fitoj me hashash”

Ka habitur me përgjigjen e tij këngëgari i njohur Gjergj Leka, për mënyrën se si i fiton paratë e tij.

Në një intervistë për “Thumb”, kompozitori dhe këngëtari Leka  u pyet fillimisht nëse do të pushime apo muzikë këtë verë këtë sezon dhe ai u përgjigj: “Muzikën e kam pushim në fakt! Sepse jam nga të paktët që muzikën vazhdoj ta bëj për qejf. Se të ishte për lekët e muzikës do të kisha vdekur për bukë”.

Më tej, Thumb e pyet këngëtaren se si i siguron paratë e tij, nëse muzikën e ka thjeshtë hobi dhe ai u përgjigj:  “Po si i bën treçereku i Shqipërisë…me hashash!”.

Me shumë gjasë një përgjigje kjo me nota humori, në të kundërt i bie që artisti ta ketë punën pisk me drejtësinë.

(Kosova Sot)