Përse kurrë më nuk dëgjuam për Geena Davis-in?

  • 24 July 2017 - 08:53
Përse kurrë më nuk dëgjuam për Geena Davis-in?

AKTORJA QË NË VITET E 90-TA FITOI OSKAR

Davis u shfaq në skenë për ta plotësuar kthimin e saj në vitin 2005, kur mori rolin kryesor në dramën politike të kanalit "ABC", "Commander in Chief". Megjithëse shfaqja debutoi me kritika të mira dhe me disa çmime të fituara, suksesi i saj ishte jetëshkurtër

Dështoi me tentimet e saj për t'u kthyer sërish në majë

Geena Davis është e njohur për filmat e saj feministë dhe performancën e viteve të nëntëdhjeta, ku ka fituar një Oskar, porse ka zhgënjyer me tentimet e saj për t'u kthyer në majë. A thua çfarë e ka mbajtur gjithë këtë kohë kaq larg skenës për një periudhë kaq të gjatë kohore? Ja çfarë ka ndodhur me aktoren gjatë gjithë kësaj kohe. 

Kthimi i saj në televizion ka dështuar 

Davis u shfaq në skenë për ta plotë- suar kthimin e saj në vitin 2005, kur mori rolin kryesor në dramën politike të kanalit "ABC", "Commander in Chief", duke aktruar presidentët e parë amerikanë. Megjithëse shfaqja debutoi me kritika të mira dhe me disa çmime të fituara dhe duke i sjellë disa nominime, përfshirë edhe atë për "Golden Globe", suksesi i saj ishte jetëshkurtër. Me gjithë suksesit dhe ngritjes së shikimeve, kanali 'ABC' ka tërhequr seritë pas vetëm një sezoni. Në lidhje me këtë, në Davis e ka pranuar se ajo ishte "shkatërruar" nga anulimi i shfaqjes. "Edhe sot e kësaj dite nuk kam mundur ta përballoj. Vërtet më ka marrë një pjesë të madhe të punës", ka thënë ajo. "Shfaqej të martën mbrëma karshi "House", që nuk ishte ideale. Por, ne ishim shfaqja më e mirë atë vjeshtë. Më pas në muajin janar, kishim konkurrencë "American Idol". Ata thane se, 'shikueshmëria do të vuajë, kështu që duhet t'ju largojmë derisa të kalojë "Idol", dhe t'ju sjellim përsëri në muajin maj'", vazhdon ajo. " Kam punuar me shumë mund dhe forcë që ta vë në një rrjet tjetër, por nuk ka funksionuar".

Ishte bërë më "nazelike" 

Megjithëse në profilin e saj të vitit 1998, të publikuar në "The New York Times", e ka përshkruar aktoren Davis-in si aktore që ka vullnet të aktrojë në secilin rol që i ofrohej, për revistën "Vulture", në vitin 2016, ajo ka thënë se kur ka mbushur të dyzetat ka bërë shumë zgjedhje në rolet e ofruara. "Rolet e filmave me të vërtetë kishin filluar të thahen kur i mbusha të dyzetat. Nëse shikoni te "IMDB", deri në atë moshë, pothuajse çdo vit kam sjellë nga një film. Në të dyzetat kam bërë vetëm një film, "Stuart Little"", thotë ajo. "Po merrja oferta të ndryshme, por asgjë interesante apo diçka të butë që ia vlente sikur kur isha në të tridhjetat. Për shembull, më ishte ofruar të aktroj kapitenen e pirateve te "Cutthroat Island"!

A e ndaloi fakti i të qenët nënë? 

Pas asaj që "New York Times" e kishte përshkruar si "shkurorëzim të vështirë" nga Harlin, jeta personale e Davis-it e ktheu në pozitivitet. Në vitin 2001, ajo u martuar me neurokirurgun Reza Jarrahy. Më pak se tri vjet nga martesa e tyre, në moshën 48 vjeçe, ajo ka lindur tre fëmijë, përfshirë dy djemtë binjakë. Për shumë aktorë nga Hollivudi, të kesh tre fëmijë për një periudhë kaq të shkurtër kohore ishte periudhë për të marrë një pushim të merituar. Në intervistën e saj me "Vulture", Davis ka thënë se dy gjëra kurrë nuk ishin relative. "Një gjë që gjithmonë kam dashur ta qartësoj ishte nocioni se 'kam marrë pushim për të lindur fëmijë", thotë ajo. "Kur kam bërë filmin "Commander in Chief", i kam pasur tre fëmijë nën moshën tri vjeçe. Nëse do të dëshiroja të merrja pushim nga puna, atëherë do të ishte koha e duhur ta bëja këtë".

Ka themeluar institucion e saj

Këtë aktore me gjasë më rrallë e shikoni në ekranin e madh, porse kjo nuk do të thotë se ajo nuk është e përfshirë në industrinë e filmit. Në fakt, ishte krejt e kundërta. Në vitin 2004, Davis ka themeluar "Geena Davis Institute", që ka të bëjë me barazinë gjinore, ka të bëjë me ofrimin e edukimit, sidomos për fëmijët nën moshën 11 vjeçe. Sipas "Observer", Davis e ka krijuar këtë institut pasi ka vërejtur mungesën e roleve të femrave në shfaqjet për fëmijë, e po ashtu edhe nëpër filma. Organizata e saj kishte sukses shumë të madh, duke lansuar një numër të madh të studimeve të bëra. 

Ajo është në mes të kthimit të saj

Për Davis-in dhe televizionin, hera e tretë dëshmon se është me sharm. Në vjeshtën e vitit 2016, aktorja mori pjesë në filmin e rifreskuar "Exorcist", në kanalin "Fox". Në shfaqje, Davis aktron Angela Rance-n, rol i ngjashëm që e kishte luajtur në Ellen Burstyn. Kanali "Fox" ka arritur ta sigurojë edhe shfaqjen për sezonin e dytë, me gjasë, sepse shumë u pëlqen shefave.

(Kosova Sot)