Filmat më të mirë të Jennifer Lopezit

  • 25 July 2017 - 17:48
Filmat më të mirë të Jennifer Lopezit

Bukuroshja Jennifer Lopez ka një karrierë të suksesshme në film, TV, muzikë dhe vallëzim. Më 24 korrik J Lo ka mbushur 48 vjet. Për nder të ditëlindjes së saj jua sjellim filmat më të mirë të saj

"SHALL WE DANCE"

Në filmin "Shall We Dance", përpos Jennifer Lopezit, në rolet kryesore paraqitet edhe aktori Richard Gere. Kemi të bëjmë me një komedi romantike konvencionale rreth një mësueseje të vallëzimit, e cila i ndihmon një mesoburri që ta rimarrë veten. Kemi të bëjmë me një film të bazuar në filmin e regjisorit japonez Masayuki Suo të vitit 1995, i cili sado i suksesshëm që është, e ka humbur nuancën e origjinalit, për shkak të çështjeve kulturore dhe angazhimit të emrave të mëdhenj.

"ENOUGH"

Filmi "Enough" e sjell Jennifer Lopezin në njërin prej roleve të saj më të mira: ajo luan rolin e një gruaje të quajtur Slim, e cila nuk pushon së përgatituri që ta braktisë burrin e saj abuzues. Edhe pse J Lo kishte punuar shumë në këtë film, filmi kishte marrë shumë kritika negative.

"AN UNFINISHED LIFE"

Përshtatja e vitit 2005 të romanit të Mark Spraggut, "An Unfinished Life", sjell Jennifer Lopezin në rolin e një vejushe e cila ikë nga një lidhje abuzive, me një njeri, rolin e të cilit e luan Damian Lewis (keni të drejtë, ngjarja e këtij filmi ngjan me atë të filmit "Enough") duke ikur në fermën e vjehrrit të saj, rol që luhet nga Robert Redford. Ky film ka marrë kritika të mira.

"MAID IN MANHATTAN"

Edhe pse filmi i vitit 2002 "Maid In Manhattan" ka një ngjarje të ngjashme me atë të filmit "Pretty Woman", ai mbetet megjithatë njëra ndër komeditë më të mira romantike të Jennifer Lopezit. Ngjarja e këtij filmi zhvillohet rreth një amvise, të quajtur Marisa, e cila "shpëtohet" nga një politikan i pasur (Ralph Fiennes).

"BLOOD AND WINE"

Një film tjetër i hershëm i Jennifer Lopezit është ai i vitit 1996' "Blood and Wine", i cili është një triler me në rolet kryesore edhe aktorët Jack Nicholson dhe Michael Caine. Në këtë film, J Lo portretizon dashnoren kubane të Jackut. Filmi ka marrë kritika pozitive.

"THE CELL"

Në vitin 2000, Jennifer Lopez aktroi në filmin "The Cell", një triler me regji të Tarsem Singhut, në të cilin ajo luan rolin e një terapeuti fëmijë, që niset në një udhëtim për ta gjetur një vajzë të vogël, të rrëmbyer nga një vrasës, i cili i mbyt viktimat e tij femra në një dhomë me ujë. Është cilësuar si njëri ndër filmat më të mirë të vitit.

THE WEDDING PLANNER"

"The Wedding Planner" është një komedi kulmore romantike, në të cilën Jennifer luan rolin e Mary-t, një koordinatore nusesh, e cila përfundon duke u dashuruar në të fejuarin e klientes së saj, rol që luhet nga Matthew McConaughey. Është e qartë se nuk kemi të bëjmë me ndonjë film, i cili do të mund të pretendonte për 'Oskar', prandaj edhe kryesisht mori kritika të këqija, por përkundër kësaj, roli i Lopezit në të sikur pëlqehet nga shikuesit, për shkak të 'kimisë' së saj natyrore me McConaughey.

"ANACONDA"

Në filmin e zhanrit aventurë-horror të vitit 1997, me titull "Anaconda", Jennifer Lopez luan rolin e regjisorit të një dokumentari që shkon në Amazonë në kërkim të pjesëtarëve të fisit shirishama, por përfundon duke luftuar me një anakondë të madhe dhe të uritur. Edhe pse nuk mori kritika aq të mira, ky film arriti statusin e filmit kult.

"OUT OF SIGHT"

Një komedi romantike e mbushur me 'pritje' dhe aksion, filmi i vitit 1998 "Out of Sight" është njëri ndër filmat më të mirë të Jennifer Lopezit! Atraksioni midis J.Lo-së dhe George Clooney-t është i mrekullueshëm. Ata vijnë me një ngjarje rreth një plaçkitësi të bankës që përfundon me vjedhjen e zemrës së zëvendësit të mareshalit federal.

"SELENA"

Nuk ka befasi këtu! "Selena" është filmi më i mirë i Jennifer Lopezit. Ajo me bukuri mishëron këngëtaren e ndjerë latine Selena Quintanilla-Perez në filmin e vitit 1997 i cili flet për ngritjen e shpejtë të këngëtares, por edhe rreth rënies së saj të dhembshme. Suksesi i performimit të J.Lo-së në këtë film biografik i ndihmoi asaj në lansimin e karrierës së saj dhe arritjes së sukseseve të ardhshme.

(Kosova Sot)