Shkëlzen Dolli sjell përsëri Filarmoninë e Vjenës në Tiranë. Zbulohet data

  • 09 August 2017 - 12:31
Shkëlzen Dolli sjell përsëri Filarmoninë e Vjenës në Tiranë. Zbulohet data

Të gjithë e kujtojmë ende mbrëmjen e 2 janarit, ku violinist i mirënjohur Shkëlzen Dolli solli në Tiranë Filarmoninë e Vjenës. Me plis në kokë dhe me një teke raki, Dolli i entuziazmoi të gjithë sallën e Pallatit të Kongreseve.

Por duket se ky emocion do të përsëritet. Burime nga “Gazeta Shqiptare” kanë mundur të mësojnë se Shkëlzen Dolli do të rikthehet edhe njëherë në Tiranë, së bashku me Filarmoninë e Vjenës. Me aq sa kemi mundur të mësojmë kanë nisur provat për të mirëpritur artistin e mirënjohur, në një koncert që do të organizohet në sheshin “Skënderbej”.

Bëhet me dije se koncerti do të mbahet më 23 shtator 2017. I mbërritur në Shqipëri, një ditë pasi mori pjesë në koncertin e fillimvitit në Vjenë, artisti shqiptar dhe Ansambli i Filarmonisë vjeneze, performuan me rezonancë të lartë profesionale në kryeqytet më 2 janar të këtij viti. Në një shfaqje që solli në ajrin shqiptar kompozitorët më të mëdhenj të botës, kulmi ishte performanca e orkestrantëve me plis në kokë, ndërsa luanin “Danubin Blu” dhe pinin raki shqiptare.

(Kosova Sot)