Aktorët që Hollivudi nuk do t'i angazhojë më

  • 09 August 2017 - 17:43
Aktorët që Hollivudi nuk do t'i angazhojë më
Image

 

Vince Vaughn

Pas suksesit të filmave 'Old School' (2003) dhe 'Wedding Crashers' (2005), Vince Vaughn dukej më se i vetëdijshëm se pse pëlqehej nga të tjerët, kështu që ai vetëm e përsëriste personazhin e "djalit të heshtur, më të shpejtin midis shokëve". Për fat të keq, Hollivudi kishte menduar se ky aktor do të 'ndizte', pa marrë parasysh në çfarë filmi do të vihej, gjë që ndikoi që ky aktor ta çonte kot talentin e tij në komedi romantike, sikur që janë filmi 'Four Christmases' (2008) dhe 'Couples Retreat' (2009). Vaughn më pas iu kthye formulës së 'shokut nga mëhalla' me filmat 'The Internship' (2013), 'Delivery Man' (2013) dhe 'Unfinished Business' (2015), por tanimë ishte tepër vonë. Shkëlqimi ishte larguar. Më pas erdhi sezoni i dytë famëkeq i "True Detective" (2015). Edhe sikur Vaughn t'ia kishte dalë që të tërhiqej nga një karrierë e këtillë, me një ndryshim dramatik dhe efektiv, gjë që nuk e ka bërë, kjo nuk do ta shpëtonte këtë seri duke penguar daljen e saj nga binarët aq shumë sa që HBO planifikon ta ribëjë atë të tërën. Vaughn është tepër i moshuar që t'i kthehet stilit, i cili edhe e bëri të famshëm, prandaj atij i mbetet vetëm mundësia që ta gjejë një stil të ri. Edhe pse Vaughn dhe Owen Wilson mund të kenë 70 vjet kur përfundimisht të merren vesh për bërjen e "spin-off>-it të filmit "Funeral Crashers", prapëseprapë ne do të japim para të majme për ta shikuar atë.

Image

 

 

 

Brendan Fraser

Si filmi 'Monkeybone' (2001), po ashtu edhe ai me titullin "Looney Tunes: Back in Action" (2003) e kanë potencialin e mbylljes së arkivolit të karrierës së aktorit Brendan Fraser, por falë trilogjisë "The Mummy" (1999- 2008) që kërkoi gati 10 vjet për t'u përfunduar, ylli i tij vazhdoi që të çalonte. Më pas, në vitin 2010, Fraser nuk arriti as që të tërhiqej nga një film, ku luante përkrah Harrison Fordit. "Extreme Measures" (1996) e pati premierën krah për krah me "Furry Vengeance" (2010), filmi i cili ngriu përkushtimin e tij në dukje të pafundmë ndaj filmave të çmendur, me personazhe të animuara. Gjatë viteve "Mummy", atij disi i vinin rolet në filmat fitues të shpërblimeve, sikur "Gods and Monsters" (1998) dhe "The Quiet American" (2002), por, në vend se ta 'çonte lojën', dobësitë e tij si aktor u theksuan përkundër performancës së mrekullueshme të kolegëve të tij, si Ian McKellen, Lynn Redgrave dhe Michael Cain. Frasier pati rastin që ta ndryshonte këtë gjendje në tërësi duke u paraqitur në vazhdimin e filmit tepër të suksesshëm"Journey to the Center of the Earth" (2008), por për shkak të besnikërisë ndaj regjisorit 'origjinal' të filmit, ai nuk e mori këtë rol. Nga ai moment, ai paraqitet në filmat e buxhetit të vogël, si "HairBrained" në vitin 2013, për të ardhur përfundimisht momenti famëkeq i duartrokitjes në "Golden Globe", që qarkulloi me të madhe në internet.

Image

 

Tobey Maguire

Do të ishte mirë sikur të ishte e mundshme që të themi ja, pa marrë parasysh çka ishte, kjo ia vrau atij karrierën. Edhe pse 'kjo' do të mund të ishte performanca e tij e dobët, ajo nuk është e tëra. Sipas regjisorit të filmit "Spider-Man", Sam Raimi, "Sony" ishte më se i gatshëm që t'ia ofronte atij dhe Maguire-it një shans për ta shpaguar veten, por problemi qëndroi te fakti se Raimit iu desh një kohë tepër e gjatë që ta siguronte një skenar për filmin "Spider-Man 4". Kjo vonesë, e kombinuar me faktin se Maguire mbushi 35 vjet vitin kur duhej të fillonte produksioni, ndikuan që Sony të angazhohej rreth asaj që më pas do të bëhej filmi i ribërë "The Amazing SpiderMan", me Andrew Garfieldin në rolin kryesor. Në këtë kohë Maguire tani kishte filluar të punonte si producent filmash dhe, me të arriturat e tij me filmat si "25th Hour" (2002) dhe "Seabiscuit", ky dukej një veprim i duhur për të. Por, për fat të keq, përpjekjet e tij të mëpasme në fushën e produksionit, "Rock of Ages" (2012), "Pawn Sacrifice" (2014) dhe "The 5th Wave" (2016), nuk kaluan mirë sa iu përket fitimeve nga shikueshmëria. Meguire pësoi edhe një krizë publike kur ishte implikuar në një klub ilegal të pokerit. Sa i përket të shkruarit, ai pati vetëm një rast me një film TV, prandaj ose ai ka vendosur që t'i përkushtohet familjes, ose Hollivudi më nuk është i interesuar për ndonjë film tjetër të Maguire-it.

Image

 

Seann William Scott

Roli i Steve Stiflerit në filmat "American Pie" (1999-2012) është i ngjashëm me thikën me dy tehe për aktorin Seann William Scott. Në njërën anë, ai ndërtoi karrierën e tij duke luajtur një rol i cili sipas të gjitha parametrave do të duhej të kritikohej dhe urrehej, por që përfundoi duke u pëlqyer. Në anën tjetër, sa herë që ai tentoi që të bënte diçka tjetër, shikuesit nuk kuptonin pse Stifler thjesht nuk vazhdonte që të ishte Stifler. Kjo është një situatë klasike me të cilën ballafaqohen shumë aktorë, prandaj Scott vendosi për një zgjidhje shumë logjike: huazimin e zërit të tij për filma të animuar. Kështu, ai e ka huazuar zërin e tij për katër vazhdime të filmit "Ice Age", si dhe video lojërat që shkojnë me këta filma. Ky është me gjasë suksesi i tij më i madh pas filmave "American Pie". Duke mos qenë asnjëherë një aktor i ndejave, që është në kërkim të famës, Scott kishte qëndruar në një qendër rehabilitimi për 30 ditë, në vitin 2011, për arsye të cilat as sot e kësaj dite nuk janë mjaft të njohura. Sido që të jetë, tërheqja e tij nga filmat e Hollivudit duket se është bërë në bazë të kushteve të tij.

(Kosova Sot)