Aktorët që kanë vjedhur para nga Hollivudi

  • 11 August 2017 - 16:48
Aktorët që kanë vjedhur para nga Hollivudi
Image

 

ADAM SANDLER

Si mund të quhet komedia e cila me çdo kusht mundohet që të jetë qesharake, por që dështon keq në këtë drejtim? Meqë na shkakton trauma, do të mund të quhej 'tramedi', por ndoshta komeditë e tilla thjesht do të mund t'i quanim "Sandlers". Adam Sandler nuk ka qenë qesharak që nga kohët antike dhe ai është aktori i vetëm që ka marrë 'shpërblimin' Razzie, si në kategorinë e aktorit më të keq, po ashtu edhe në atë të aktores më të keqe, për filmin epik "Jack and Jill". Filmi i Sandlerit "The Ridiculous 6" me qëllim ishte vendosur diku thellë në menynë e "Netflix"-it dhe ka vite që Sandler nuk ka pasur ndonjë film që meriton të përmendet.

Image

 

JENNIFER LOPEZ

J-Lo duket të gjendet në tepër lista të aktoreve të këqija, në mënyrë që kjo të konsiderohet rastësi. Edhe atë, ajo përfshihet në lista të tilla vetëm kur njerëzve iu kujtohet që ajo ekziston. Karriera e saj përfshin pak filma me të vërtetë të mëdhenj, por gjatë disa viteve të fundit, ajo ka rënë përsëri në një nivel të ulët të aktrimit, me paraqitje të rregullt në dramën me policë, "Shade of Blue", produksionin e së cilës e bën vet kompania e saj, meqë duket se askush më nuk dëshiron shërbimet e J Lo-së prej aktoreje. J Lo kishte arritur njëfarë fame falë vitheve të saj, por me të dalë në skenë të Klanit Kardashian, asaj i ka ra fama dukshëm në këtë aspekt.

Image

 

ROB SCHNEIDER

Ndoshta nuk besoni, por Rob Schneider ende është gjallë. Ndokush mund të mendojë se, pas "Hot Chick" dhe "Deuce Bigalow", Rob thjesht do të avullohej, por Schneider nuk jepet. Edhe pas një komedie me tetë episode, të quajtur "Rob", dhe pas një komedie në ekskluzivitet të "Netflix"- it, të quajtur "Real Rob", Schneider vazhdon që të mbetet në tualetin e Hollivudit. "Ngrehja më e fundit e ujit" ishte një komedi e animuar rreth një ariu polar të quajtur Norm i veriut, e cila ishte aq amatore, sa që është kritikuar për tjetërsimin si të fëmijëve, po ashtu edhe të të rriturve.

Image

 

MEGAN FOX

Megan Fox shpeshherë ka shprehur dëshirën që ta ketë vetëm një jetë të qetë pa telashet që i sjell fama, duke pirë birra dhe duke luajtur video lojëra. Fox me gjasë ka para që ta realizojë këtë ëndërr të vetmisë, nëse zhduket që në këtë moment. Fox kurrë nuk i ka dhënë ndonjë roli të saj ndonjë gjë që do të mbahej mend, por meqë konsiderohet "hot", ajo do të vazhdojë që të marrë role derisa të fillojë t'i vyshket bukuria. E, atëherë, Hollivudi do ta tregojë fytyrën e tij të pashpirt.

Image

 

KRISTEN STEWART

Me gjasë ky është emri i cili më së shumti është pritur nga shikuesit që të jetë në këtë listë. Kristen Stewart thuajse është gjetur në krye të çdo liste të aktoreve të këqija, që nga paraqitja e saj e parë në ekran, por nuk është e mundur që një njeri, kushdo qoftë ai/ajo, të jetë kaq aktor/e i/e keq. Një pjesë të fajit për këtë me gjasë e kanë edhe personazhet, apo skenari i personazheve që i është ofruar asaj, në filmat si "Twilight" dhe "Snow White and the Huntsman". Pasi që kanë kaluar rreth 15 vjet që nga fillimi i karrierës së saj, Kristenit i ka mbetur tani ose të formësohet me të vërtetë si aktore, apo të ngelet kështu sikur që është tani, të zgjasë sa të zgjasë.

Image

 

JOHNNY DEPP

E duam aktorin Johnny Depp, por ai nuk është as për së afërmi aq i zoti saqë na e paraqet Hollivudi. Filmat e tij të këqij janë fshehur nën tepih më shumë sesa të çdo aktori tjetër. Kjo ka ndikuar që neve në kujtesë të na mbeten vetëm rolet e tij në "Mortdecai", "The Lone Ranger", "Alice in Wonderland", "Dark Shadows", sikur që e dimë edhe faktin se Depp tentoi që t'ia mbante qiriun Gene Wilderit në filmin "Charlie and the Chocolate Factory". Ky aktor ende ka çka të japë, por më parë duhet të kthehet në Tokë, në mesin tonë, duke gjetur një film me të vërtetë domethënës. "Black Mass" është një fillim i mirë.

(Kosova Sot)