Ja cilët janë filmat më të dobët të vitit 2017!

  • 14 August 2017 - 20:35
Ja cilët janë filmat më të dobët të vitit 2017!
Image

 

"Sleepless"

Me regji të Baran bo Odarit, filmi "Sleepless" është një 'rimejk' amerikan i trilerit francez, të quajtur "Netët pa gjumë", por derisa filmi francez është vlerësuar si "njëri ndër filmat më të mirë aksion të shekullit XXI", adaptimi në anglisht është një film shumë i keq. Lëre më që nuk është i mirë si film i aksionit, por po ashtu as nuk të bën të qeshesh me të. Ngjarja flet për një polic të Las Vegasit, të quajtur Vincent (Jamie Foxx), i cili vjedh një sasi të madhe të kokainës nga trafikantët lokalë të drogës. Natyrisht, kriminelët nuk janë të lumtur për këtë, prandaj ata ia rrëmbejnë djalin atij. Foxx hyn në tripa të filmit 'Taken', por tentimet për ta shpëtuar atë pengohen vazhdimisht nga oficeri i punëve të brendshme (Michelle Monaghan) dhe nga një plagë e keqe me thikë. Ky film është aq i keq, sa që Justin Chang i gazetës "L.A. Times" pranon se e kishte zënë gjumi duke e shikuar atë.

Image

 

"Baywatch"

Bazuar në hitin TV me në rolet kryesore David Hasslehoff dhe Pamela Anderson, filmi "Baywatch" vjen me një ekip aktorësh, me emra, si Dwayne Johnson dhe Zac Efron, të cilët kalojnë ditën duke shpëtuar jetë, duke bërë shaka dhe duke luftuar krimin. Në letër kjo duket sikur të mund të funksiononte. Por, pasi "Baywatch" doli në kinema në maj të vitit 2017, ai mori kritika të shumta, të gjitha të këqija. Ndoshta për shkak se filmi përqendrohet paksa si tepër rreth pjesëve dhe lëngjeve të trupit. A ju duket qesharak Zac Efron duke luajtur me gjenitalet e një njeriu të vdekur? Apo, ta përmendim Jon Bassin, të cilit organet gjenitale i ngelin në një karrige. Kombinojeni këtë me një humor homoseksualësh të përzier me panik dhe do ta fitoni një pasqyrë të frikshme të asaj sesi duket ky film.

Image

 

"A Family Man"

 Dikur moti, Gerard Butler ishte mbret i Spartës, por te filmi "A Family Man", Butler rrezikon shumë që ta dëmtojë seriozisht karrierën e tij. Me regji të Mark Williamsit, kjo dramë është përshkruar si "tërësi e klisheve manipuluese dhe tepër manipulues'. Ngjarja e filmit zhvillohet rreth biznesmenit të pashpirt Dane Jensen (Gerard Butler), i cili gjatë tërë kohës vetëm punon. Kjo dmth se ai injoron fëmijët e tij të gjorë derisa tenton që ta fitojë simpatinë e punëdhënësit të tij (Willem Dafoe), t'ia kalojë kolegut të tij të zyrës (Alison Brie), dhe të bëhet shef i ri, krejt këtë duke pirë shumë Red Bull. Gjërat komplikohen kur djali i tij, (Max Jenkins) diagnostikohet me leukemi, duke e detyruar personazhin kryesor që të përcaktohej midis djalit dhe punës. A mund ta dini se kë e zgjedh ai?

Image

 

"The Shack"

 Në vitin 2007, shkrimtari William P. Young botoi "The Shack", një roman bestseller rreth pikëllimit, fajit dhe Zotit. Dhjetë vjet më vonë, ky libër u bë film, me në rolet kryesore Sam Worthington, Octavia Spencer dhe Tim McGraw. Kurrë nuk do t'ia qëlloni kush e luan rolin e Zotit. Ngjarja e filmit zhvillohet rreth Mackut (Worthington), një babai amerikan me theks australian, i cili mbeti pa vajzë për shkak të një vrasësi serik. Vite më pas, ai përsëri ballafaqohet me këtë problem, derisa merr një letër nga Zoti. I Plotfuqishmi dëshiron që Mack ta vizitojë kabinën ku ishte vrarë vajza e tij dhe, sapo Mack arrin aty, ai përshëndetet nga Jezusi (Avraham Aviv Alush), Shpirti i shenjtë (Sumire Matsubara) dhe Zoti At (Spencer). Këta të katërt gjatë tërë pjesës tjetër të filmit diskutojnë çështjet e Mackut, duke lënë anash faktin që Mack kishte vrarë të atin. Nëse jeni në kërkim të të vërtetave të thella rreth religjionit, do të ishte më mirë që ta shikoni filmin "Silence" ose "Cavalry", meqë filmi për të cilin e kemi fjalën nuk ofron asnjë përgjigje, por do ta shihni Sam Worthingtonin në garë vrapimi me Krishtin, mbi një liqe.

Image

 

"The Circle"

Te disa filma, që në fillim mund të themi se a do të jenë të tmerrshëm, apo shumë të këqij. Por, ka edhe të tillë që na befasojnë. Psh filmi "The Circle", i cili bazohet te libri i shkrimtares fituese të çmimeve, Dave Eggers, dhe që regjisor ka James Ponsoldtin dhe, në ekipin e aktorëve, ka shumë emra me nam, si Emma Watson, Tom Hanks, John Boyega, dhe Patton Oswalt. Marrë në përgjithësi, filmi në fjalë nuk arriti potencialin që pritej se do ta arrinte. Jo vetëm që personazhit që nuk janë të zhvilluar sa duhet, por fimi nuk sjell asgjë origjinale, apo interesante. Pra, derisa talenti i përfshirë në këtë film është me të vërtetë mbresëlënës, ai nuk mund të quhet film i mirë.

Image

 

Fifty Shades Darker

Vazhdimi i filmit "Fifty Shades of Gray", "Fifty Shades Darker" do t'ju bëjë që të përpëliteni nga dhembja, por ndoshta kjo është edhe dëshira e filmit. Këtë pa dyshim se e duan Christian Grey (Jamie Dornan) dhe Anastasia Steele (Dakota Johnson), të cilët pasi që ishin ndarë në filmin e parë, tani bashkohen përsëri. Por, nëse përgatiteni për një kryevepër kinematografike, përgatituni që të zhgënjeheni. Sikur që thotë kritiku i "New York Times", Manohla Dargis, ky film është plot "ndryshime të papritura të tonit, rrugë qorre dhe performanca sipërfaqësore, duke përfshirë edhe atë të Johnsonit". Është e vërtetë se Dornan dhe Johnson janë të hijshëm, por kjo nuk mund ta kompensojë mungesën e tensionit seksual

(Kosova Sot)