Triler për hajnat e veturave luksoze e sportive

  • 16 August 2017 - 13:47
 Triler për hajnat e veturave luksoze e sportive

Scott Eastwood dhe Freddie Thorp luajnë rolin vjedhësve të automobilave 

Suksesi fenomenal i serisë "Fast and the Furious" ka bërë që shumë filma dhe seri ta kopjojnë atë, duke filluar nga filmi pornografik "deluxe" i regjisorit Edgar Wright, me titull "Baby Diver", e deri te filmat komercialë, sikur që është ky film triler, për të cilin e kemi fjalën. Paralelet me filmin multibiliardë dollarësh (Fast and f.) janë më se evidente, më shumë sesa kozmetike. Skenaristët amerikanë të filmit "Overdrive", Michael Brandt dhe Derek Haas tanimë janë të njohur për punën e tyre në filmin "2 Fast 2 Furious", derisa aktori kryesor, Scott Eastwood, kishte një rol të vogël në vazhdimin më të ri të këtij filmi, "The Fate of the Furious". Regjisori kolumbian Antonio Negret kryesisht është i njohur për punën e tij në TV, por producenti Pierre Morel është emri më i rëndësishëm këtu. Një i diplomuar i shkollës së Luc Besson-it, i filmave të zhvilluar në Francë, por që janë të bërë në anglisht dhe janë të zhanrit triler, Morel ishte regjisor i aktorit Liam Neeson në filmin e parë "Taken" në vitin 2008. Aktualisht, duke u dhënë në Britani, para debutimit në Francë këtë javë, "Overdrive" ka filluar që të shfaqet në Evropë dhe Azi para lansimit të tij në SHBA. Kjo ka funksionuar për filmin "Taken" dhe mund të jetë i dobishëm edhe për perspektivat komerciale të këtij filmi, i cili i pa tru, por jo tërësisht i mërzitshëm. 

Gabimi fatal në Marsejë

Eastwood dhe kolegu i tij britanik Freddie Thorp luajnë rolin e 'gjysmë-vëllezërve' transatlantikë të cilët financojnë stilin e tyre jetësor prej "playboy" duke vjedhur vetura luksoze sportive nga klientët e tyre. Baza aktuale e operacioneve të tyre është porti francez i larë në diell, qyteti i Marsejës, ku ata bëjnë gabimin fatal të vjedhjes së një automobili "1937 Bugatti Type 57", i cili sapo i ishte shitur në ankand një shefi famëkeq lokal të mafisë, Morier (Simon Abkarian). Me qëllim të evitimit të ndëshkimit me vdekje, vëllezërit pa menduar mirë premtojnë se do ta vjedhin një automobil të çmueshëm "1962 Ferrari 250 GTO" nga rivali edhe më i rrezikshëm i Morierit, gjermani Klemp (Clemens Schick). Në kohën kur policët francezë përcjellin çdo lëvizje si të hajnave, po ashtu edhe të mafiozëve, çka mund të shkojë keq? Filmi "Overdrive" vjen me të gjitha karakteristikat standarde të këtij lloji të filmit 'auto-erotik'. Ngjarja e këtij filmi në disa raste është absurd dhe dialogu i rëndomtë mund të ishte shkruar nga ndonjë algoritëm kompjuteri, por ndjekjet e rrezikshme me vetura janë bërë me efikasitet të madh, duke shfrytëzuar për mrekulli grykat dramatike të maleve, si dhe rrugët malore në veri të Marsejës.

Interesimi jo i rëndomtë ndaj veturave

Dy aktorët kryesorë janë të hijshëm, me vila të ngjashme me kala dhe femrat në rolet kryesore kanë një interesim jo të rëndomtë rreth veturave dhe pajisjeve. Thënë këtë, e lindura në Kubë, Ana de Armas (që së shpejti do të shihet në filmin "Blade Runner 2049") rrezaton me një karizëm më të vrazhdët sesa që mund të sugjerojë roli i saj. Dhe, ngjashmëria gjithnjë e më e madhe e Eastwoodit me të atin e tij superyll, ndikon që ai të bëhet më interesant, duke ia shtuar një thellësi të rreme një skenari të cektë, sikur që Clint bënte me filmat e tij. Fansat e automobilave të markave të njohura Ferrari, Porsche, Bugatti, BMW dhe të tjera, do të gjejnë shumëçka interesante në këtë film, meqë këto 'yje me katër rrota' të këtij filmi japin një vëmendje më të përkushtuar ndaj detajeve. Me elemente të dramës, argëtimit bosh dhe trilerit të tipit të veçantë, filmi "Overdrive" është një film i pastër zbavitës, me një theks të lehtë francez. Ajo që e bën këtë film më të mençur dhe më "cool" sesa çdo film "Fast and the Furious" janë mimika e paturpshme.  

(Kosova Sot)