Filmat me buxhet të madh që dështuan në arkat e filmave

  • 21 August 2017 - 17:55
Filmat me buxhet të madh që dështuan në arkat e filmave

Filmi "Transformers: The Last Knight" ka arkëtuar vetëm 125 milionë dollarë, kurse ka pasur një buxhet prej 217 milionë dollarë

THE MUMMY"

Planet e kompanisë "Universal" për të lansuar një film me përbindësha për rifreskimin e filmit "The Mummy", me rolet e Sofia Boutella si krijesa titullare dhe Tom Cruise si njeriu me detyrë për ta zhdukur. Përderisa studio ende po ec përpara me planet e tyre "Dark Universe", ndoshta do të duhej ta ri-mendonin strategjinë e tyre të shmangin një dështim tjetër si filmi "Mummy", i cili ka arkëtuar vetëm 80 milionë dollarë, derisa filmi ka pasur një buxhet prej 125 milionë dollarë. Filmi "Mummy" filloi t'i zbulojë mangësitë e veta kur pranoi kritika nga kritikët e filmave, si dhe kishte mungesë në organizim dhe një verë të ngadaltë në arkën e filmit si dhe arka e ngadaltë që nuk ishte aspak miqësore nga ri-bërjes së filmave. Shumë njerëz kanë menduar se "Mummy" ishte refuzuar nga tentimet e saj për të lansuar një univers kinematik përnjëherë. Përderisa arka internacionale e filmit ishte mjaftueshëm ta mbajë "Universal" nga fundosja e "Dark Universe", ka shumë mësime dhe leksione që duhet mësuar nga "Mummy"

"THE GREAT WALL"

Me Matt Damon në krye, u duk e arsyeshme të presim që filmi "The Great Wall" do të ishte një hit i madh. Megjithëkëtë, polemikat dhe prezantimet jo të mira që e kishin përcjellë në mjerimin nëpër arkat filmime, i kishin sjellë vetëm 45 milionë dollarë fitime karshi një buxheti që kishte prej 150 milionë, plus marketingu. Filmi "Great Wall" kishte për qëllim të bashkojë audiencën dhe publikun kinez dhe amerikan, se si do të duhej të dukej një film i mbarë me fitime, por se doli krejt e kundërta me Damon në krye. Filmi po ashtu kishte pranuar kritika aspak të mira, duke rënë në 35 për qind te çmimet "Rotten Tomatoes". Kaq shumë, e katër studiot që e kishin financuar filmin "Great Wall", secila prej tyre ka humbur pak nga misteri. Me gjasë, thuhet se filmi ka humbur rreth 75 milionë, me 10 milionë që i takonin "Universal Pictures", që kishte financuar rreth 25 për qind të buxhetit bashkë edhe me rreth 80 milionë shpenzime të marketingut. Megjithëse filmi ishte më popullor jashtë Oqeanit për të parandaluar një film shembull për humbje, prapë mbetet një dëshpërim. 

"KING ARTHUR: LEGEND OF THE SWORD"

Guy Ritchie ka tentuar të lansojë vazhdimin me "King Arthur: Legend of the Sword", një film që peshonte me 175 milionë me rolet kryesore të aktorit të "Sons of Anarchy", me Charlie Hunnam si personazhin kryesor. Sido që të jetë, filmi ka përjetuar një zhgënjim masiv në arkat e filmit, duke sjellë fitime prej vetëm 39 milionë. "King Arthur" që në fillim ishte përcjellë me një ogur të keq. Filmi erdhi pas shumë, e shumë viteve të tentimeve për të bërë një tjetër film për personazhin e filmit të "King Arthur" të vitit 2004, dhe raportohet të jetë thënë se skripti i Ritchie për bazë kishte "skenarin me stilin e Përbindëshit të Frankejshtajnit" që ka kombinuar elemente të projekteve të dështuara që ishin shfaqur më parë. Në majë të kësaj, filmi e kishte shtyrë lansimin disa herë, që rrallëherë është shenjë e mirë. Mendohet që filmi dhe "Warner Bros" të kenë humbur rreth 150 milionë dollarë.

"TRANSFORMERS: THE LAST KNIGHT"

Vazhdimi i "Transformers" me kalimin e kohës ishte një makinë mjeljeje për "Paramount" për vite rresht, por se seritë ndaluan shkëlqimin me "The Last Knight". Filmi që solli Sër Anthony Hopkins përkrah Mark Wahlberg për të ekspozuar historinë sekrete të "Transformers", ishte bërë me një buxhet prej 217 milionë dollarë, por se kishin fituar vetëm 125 milionë dollarë. Janë disa gjëra për t'u fajësuar për zhgënjimin e "The Last Knight', përfshirë edhe një verë të ngadaltë në arkat e filmit që nuk ishte edhe aq miqësore me vazhdimet e gjata. Filmi po ashtu kishte për konkurrencë filmin "Guardians of the Galaxy Vol. 2' dhe filmin "Wonder Woman", që të dy që kishin prezantim më të mirë. Përderisa në Amerikë filmi dështoi me sukses, disi depërtoi përtej Oqeanit, duke tërhequr rreth 600 milionë dollarë. Por, edhe më tutje kjo është kundër dhe nën performancave për vazhdimet e "Transformers installments Dark" të "Moon and Age of Extinction", por "Paramount" nuk ka treguar shenja të ngadalësimit me vazhdimin. 

(Kosova Sot)