Aktorët që pushuan nga PUNA REGJISORËT E TYRE

  • 22 August 2017 - 21:23
Aktorët që pushuan nga PUNA REGJISORËT E TYRE

Thuhet se Eastwood e liroi Kaufmanin nga detyrat e tij si regjisor vetëm dy javë pas fillimit të xhirimit të filmit

KEVIN COSTNER

Sikur edhe në rastin e "The Island" të Dr. Moreau, problemet me produksion, të cilat karakterizuan filmin "Waterworld" mund të mateshin vetëm me grindjen midis regjisorit të filmit, Kevin Reynolds, dhe yllit të filmit, Kevin Costner. Edhe pse ata kishin bashkëpunuar shpesh me njëri-tjetrin, raporti i bashkëpunimit të tyre u shkatërrua për shkak të asaj që Reynolds më pas e përshkroi si presion të jashtëzakonshëm për shkak të faktit se ai ishte filmi "më i shtrenjtë që ishte bërë ndonjëherë". Se raporti i tyre ishte prishur aq shumë, Reynolds kishte deklaruar: "Në të ardhmen Costner duhet të luajë vetëm në filmat ku e bën edhe regjinë. Në këtë mënyrë, ai mund të punojë gjithmonë me aktorin dhe regjisorin e tij të preferuar". Në anën tjetër, Costner ishte munduar t'i minimizonte problemet, duke thënë se "nga zjarri (grindjet) del çeliku". Megjithatë, zhvillimet e mëtejme dëshmuan se grindja e tyre ishte me të vërtetë e ashpër.

CLINT EASTWOOD

Në vitin 1976, Shoqata e regjisorëve kishte implementuar një listë strikte të udhëzimeve, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave financiare dhe kreative të anëtarëve të vet. Kjo në praktikë nënkuptonte se "asnjë aktor, asnjë producent, apo person tjetër i angazhuar në film, nuk ka mundësi që ta suspendojë regjisorin e filmit, e as të marrë detyrat dhe titullin e tij". Ky rregull u bë i njohur me emrin "Rregulli Eastwood", si pasojë e konfliktit midis Clint Eastwoodit dhe regjisorit të filmit "The Outlaw Josey Wales", Philip Kaufman. Thuhet se Eastwood e liroi Kaufmanin nga detyrat e tij si regjisor vetëm dy javë pas fillimit të xhirimit të filmit, pasi që ishte nervozuar në lidhje me stilin e tij të ngadaltë dhe metodik të punës. Eastwood vet ia kishte zënë vendin Kaufmanit. Eastwood kishte mundur ta bënte një gjë të tillë, meqë ishte producent i filmit dhe ishte aktor shumë i popullarizuar në atë kohë.

BURT REYNOLDS

Ndër të gjitha konfliktet midis aktorëve dhe regjisorëve, që gjenden në këtë listë, ky është i vetmi që përfundoi me konflikt fizik. Thuhet që Reynolds ta ketë hedhur regjisorin nga barka në ujë, gjatë bërjes së emisionit të tij të parë TV, "Riverboat". Sikur kjo të mos mjaftonte, Reynolds vet ka pranuar ta ketë grushtuar regjisorin e filmit "Heat", Dick Richards, pasi ky, për shaka, e kishte goditur lehtë në gjoks. Richards ishte larguar nga filmi dhe e kishte paditur Reynoldsin, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 25 milionë dollarësh. Nuk dihet si, Richards më pas ishte bindur që përsëri të kthehej në bërjen e filmit "Heat", por ishte rrëzuar nga krani dhe ishte dashur që të hospitalizohej. E, sa i përket padisë, Reynolds mori shumë më pak sesa që kishte kërkuar. Vetë Reynolds ka thënë se ai grushtim i regjisorit i kishte kushtuar gjysmë milioni dollarë.

KIRK DOUGLAS

Një konflikt tjetër midis aktorit dhe regjisorit, ishte ai midis Kirk Douglasit dhe Anthony Mann-it, gjatë bërjes së filmit epik, "Spartacus". Në bazë të asaj që tregohet, Douglas që nga fillimi nuk kishte qenë i lumtur me caktimin e Mannit në postin e regjisorit. Douglas vetë tregon se kishte bërë kërkesa të shumta për ndërrimin e regjisorit, por për interesa financiare, asnjë kërkesë e tij nuk ishte marrë parasysh. Por, më pas dyshimet e Douglasit në lidhje me kompetencën e Mannit si regjisor ishin konfirmuar, kështu që ai ishte zëvendësuar me regjisorin Stanley Kubrick, gjë që kishte qenë kërkesë e Douglasit që nga fillimi. Por, Douglas ishte treguar i drejtë dhe i kishte thënë regjisorit Mann se "ia kishte borxh një film". Më pas ata me të vërtetë e bënë një film së bashku, "The Heroes of Telemark" (1965), i cili më pas doli të ishte filmi i fundit i kompletuar në karrierën e Mannit. Ai vdiq tri vjet më vonë, derisa ishte duke u marrë me produksionin e filmit "A Dandy in Aspic"

(Kosova Sot)