Filmat që kishin zemëruar personazhet e tyre nga jeta reale

  • 10 September 2017 - 15:33
Filmat që kishin zemëruar personazhet e tyre nga jeta reale

Pranojeni! Edhe ju keni menduar, të paktën një herë, se sa mirë do të ishte të bëhej një film rreth jetës tuaj. Keni menduar kush do të mund t'ju 'luante' në film. Por, kur dikush bën film bazuar te jeta juaj, nuk dmth doemos t'ju pëlqejë një gjë e tillë

Ja disa raste të vërteta që e konfirmojnë këtë

Image

 

"REMEMBER THE TITANS"

Ah, "Remember the Titans". Filmi i cili na mëson se racizmi mund të shërohet me anë të futbollit dhe muzikës "Motown", si dhe momenti kohor kur Hayden Panettiere pushoi së rrituri. Nuk ka dyshim se ky film përmban trillime, meqë, në fund të fundit, kemi të bëjmë me një film "Disney". Për shembull, shkolla e mesme në fjalë ishte 'desegreguar' rreth pesë vjet para sezonit (1971) që paraqitet në këtë film dhe, përkundër asaj se kishte pasur disa tensione racore në këtë qytet (kemi të bëjmë me Virxhinian e fillimit të viteve 1970), ato nuk ishin aspak aq të dhunshme dhe të shpeshta sikur që sugjeron filmi, kur flitet për ekipin e futbollit dhe trajnerët. Por, gjykuar sipas një ish anë- tari të vërtetë të "TC Williams Titans", filmi ka gabuar rëndë në lidhje me një person, që e prezanton si hero: Herman Boone, rolin e të cilit e luan Denzel Washington. Sipas Paspatis, Boone ishte tuhafi dhe idioti më i madh i cili kishte ecur ndonjëherë rrugëve të Aleksandrisë në Virxhinia, i cili ishte detyruar që ta braktiste punën prej trajneri, pas rebelimit të lojtarëve të tij. Është dëm që një trajner i cili urrehej nga lojtarët e tij, të ngritet në nivelin e heroit nga Denzel Washington dhe Mickey Mouse.

Image

 

"SULLY"

Është fakt shkencor që të gjithëve na pëlqen Tom Hanks, si dhe njeriu rolin e të cilit ai e luan në filmin e vitit 2016, "Sully", është një hero bona fide. Kapiteni Chesley Sullenberger III ishte piloti i cili shpëtoi nga "Mrekullia e Hadsonit", e quajtur kështu meqë ishte njëri ndër aterrimet më të çmendura të emergjencës që është provuar ndonjëherë, e ku ai kaloi pa lëndime. Por, hetuesit tregojnë se kishte të paktën dy vende, ku avioni do të mund të aterrohej pa asnjë rrezik. Por, në fund hetuesit janë të detyruar që të pranojnë se kishin gënjyer dhe se ata thjesht, urrejnë heroizmin. Në jetën reale, hetuesit nuk ishin as për së afërmi të lumtur rreth ngjarjes, prandaj ata e kanë akuzuar regjisorin Clint Eastwood se i ka paraqitur si personazhe negative, vetëm me qëllim që ngjarja e filmit të dukej më dramatike. Hetuesi kryesor, tani i pensionuar, Robert Benzon, ishte ankuar se ky film ia kishte dëmtuar reputacionin.

Image

 

"FOXCATCHER"

 Filmi i vitit 2014, "Foxcatcher", vjen me një storje që është edhe më e pabesueshme sesa trillimi: atë të John DuPontit, milionerit, trashëguesit të pasurisë së familjes DuPont, i cili filloi që të interesohej rreth mundjes olimpike, duke ndërtuar një qendër stërvitjesh, të njohur si "Foxcatcher Farm". Ai rekrutoi medalistët e artë të olimpiadës, Dave dhe Mark Schultz, për ta trajnuar gjeneratën e ardhshme të mundësve olimpikë, një plan i cili nuk shkoi siç duhej, pasi që DuPonti i sëmurë mendërisht vranë Davein në vitin 1996. Përkundër asaj se ishte shumë i involvuar në bërjen e këtij filmi, Mark Schultz (të cilin e luan Channing Tatum) nuk ishte aq i lumtur me portretizimin e tij në film, sidomos ku thuhet se ai kishte qenë i afërt me DuPontin, ndoshta edhe në aspektin seksual. Ai doli në mediat sociale duke e quajtur regjisorin Bennett Miller 'haram' dhe 'gënjeshtar', dhe duke shtuar se filmi në fjalë ia kishte shkatërruar veprën e tij jetësore. Por, disa muaj më vonë ai ndryshoi mendimin në tërësi, duke u arsyetuar se kishte qenë 'përkohësisht i çmendur' dhe duke e quajtur këtë film "mrekulli të vërtetë".

Image

 

"PATCH ADAMS"

 "Patch Adams" është një dramë/komedi e vitit 1998, në të cilën aktori, tani i ndjerë, Robin Williams, luante rolin e personazhit Hunter "Patch" Adams. Adams ishte një doktor i përkushtuar, i cili kishte bashkuar botën e mjekësisë me atë të klounit. Williams, edhe vet legjendë e komedisë, dukej ideal për këtë rol. Por, kritikat nuk e pritën mirë aktrimin e tij në këtë film. Kritikat më të ashpra erdhën nga Patch Adams i jetës reale. ai konsideronte se ky film e kishte paraqitur si karikaturë boshe të vetes së tij. Ai u ankua se filmi nuk kishte bërë asgjë për të theksuar përpjekjet e tij për t'i shëruar të sëmurët.

Image

 

"BLACK MASS"

 "Black Mass" sjell rrë- fimin e përgjakur rreth James "Whitey" Bulgerit, një bosi të krimit në Boston, i cili kishte bërë vrasje dhe ishte bërë i pushtetshëm falë krimeve të tij. I luajtur nga adhuruesi i kapeleve, aktori Johnny Depp, Bulger duket ta ketë sharmin e një vrasësi tullac, me shikim të zymtë. Kritikët thanë se kjo ishte një përshtatje e mirë, duke thënë se, për dallim nga disa role të tjera të këtij aktori, ky rol ishte me të vërtetë më kualitativ. Por, në mesin e kritikëve më të mëdhenj të këtij filmi, ishte Whitey Bulger nga jeta reale, i cili refuzoi që ta shikonte filmin. Duke shprehur zemërimin e tij nëpërmes avokatit Hank Brennan, doni i mafisë deklaroi se ai ishte prezantuar në një film i cili ngjan me një parodi. Avokati më pas përcolli ankesat se filmi kishte injoruar në një masë të madhe korruptimin e FBIsë. U ankua edhe një ish -argat i Bulgerit, i cili tha se, përkundër asaj se të gjitha vrasjet në film me të vërtetë i kishte bërë shefi i tij, ai kurrë nuk iu kishte bërtitur punëtorëve të tij e as gangsterët nuk kishin luftuar kundër njëri-tjetrit.

Image

 

"THE WOLF OF WALL STREET"

Bazuar në ngritjen mashtruese të një mashtruesi të korporatave, të quajtur Jordan Belfort, filmi "The Wolf of Wall Street" nuk është se u pëlqye nga të gjithë. Sipas Andrew Greene-it, filmi në fjalë nuk është asgjë më shumë sesa një shpifje e thjeshtë. Nëse nuk e dini kush është Andrew Greene, mos u shqetësoni. "Hollywood Reporter" njofton se personazhi i tij paraqitet shumë shkurt në film. Por, në mendjen e Greene-it, filmi "The Wolf of Wall Street" e kishte paraqitur atë në një dritë të keqe, i cili kishte aranzhuar transaksionet ilegale të Belfortit. Greene ngriti një padi, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 25 milionë dollarësh. Por, përkundër faktit që një gjykatës ftoi aktorin Leonardo DiCaprio që të dëshmonte rreth këtij filmi, padia e Greene-it me gjasë do të mbarojë me turp, pa asnjë sukses.

(Kosova Sot)