Sfidat e plagës dhe impulset e brendshme

  • 17 September 2017 - 10:21
Sfidat e plagës dhe impulset e brendshme

Tashmë lexuesi, i mësuar ta lexojë letërsinë e Ramadan Mehmetit, mund të pohojë lirisht se zhanri i prozës poetike është më i parapëlqyeri i këtij autori. Meqë në dhjetëra libra letrarë të botuar (poezi, tregime, letërsi për fëmijë), mbizotërojnë titujt e librave të prozë poetike, mund të thuhet që edhe cilësitë artistike më të arrira i ka te ky zhanër.

MADHËSHTIA E FJALËS: HOVET PSIKO-REFLEKSIVE TË PËRJETIMIT DRAMATIK
Kudo, nëpër gjithë vëllimin "Plagë shpirti", lexojmë impulse të brendshme të përjetimit dramatik të situatave emocionale të dashurisë, të qenies njerëzore që shpesh gjendet në katandisje emocionale a ekzistenciale; por shpëtimi gjendet te kjo ndjesi supreme njerëzore, te dashuria. Autori, a folësi lirik, i gjendur mes situatash të tilla të përjetimit dramatik nga njëra anë, dhe ekzaltim-shpë- timit të kësaj ndjesie, nga ana tjetër, thur varg e varg rrezatimet e brendshme të reflektim-përjetimeve a të psiko-kundrimeve. Ja një pasazh i tillë antitetik: "Të dy jemi koshientë që fajtori i plagëve tona, Satana i helmit që mbush gropën padukshëm, të mos shihet pse ne ecim tutje-tutje, por ai do të fundoset." "Sa bukur kjo freski e kaltër e paanësisë së qiellit të dashurisë, si na ka mbështjellur!" (proza poetike "FRESKI PA FUND BLU"). Në fakt, thurjet e tilla sikur ndjekin shkalloren e një kadence me ngritje-zbritjet e veta dhe i japin sharm kompozicional tekstit të tillë lirik-poetik: loja e imagjinatës krijuese, ndërkëmbehet me lojën ligjërimore të krijimit artistik; përsëritjet e këtyre ndjesive kanë ritmet e veta të hoveve emocionale, me jehona thëniesh që na vijnë të veshura ndryshe e ndryshe nga proza në prozë, mu si Madhështia e Fjalës ("Fjala, kjo madhështi që njeriun e mban gjallë…", thotë folësi i kësaj proze poetike). Duke e përforcuar elementin poetik-lirik dhe refleksiv, autori e zbut maksimalisht elementin narrativ. Ato nuk janë situata dosido, ato janë shpesh situata të një melankolie të kontrolluar, racionale, që e shkërmoq qenien e personazhit lirik; janë hapësirë ku thuret lirizmi eterik në të cilën autori gjakon absoluten (dashurinë e shpallur Hyjni shpëtimtare) dhe, nga ana tjetër, e gjakon edhe të pashprehshmen, të pathënën, me të cilat arrin të depërtojë në përmasat e përjetimit të tillë. Kjo hapësirë e tillë rrethohet nga mëkati, e liga, lakadredhat e ekzistimit nëpër ngushtica jete, kund e kund paraqitet ndonjë fytyrë satane, por shpëtimi përsëri gjendet diku përtej, nëpërmes shtegut të dashurisë. Dhe, gjithsesi, nëpërmes shtegut të krijimit letrar! Nëpër plagë e zjarr! "Lutem, o zjarr, më hidh në skaj bote e më sill prapë këtu, më bëj humbëtirë të pashoqe brenda tët qenie, vetëm të mos shpëtoj jashtë teje!... Këto plagë të shpirtit janë shpëtimi i besimit në jetë dhe kaq shumë i desha dhe do i dua gjithherë!" Kësisoj, kjo hapësirë përjetimi, e shpërndarë nëpër të pesë ciklet e linrit ("THONJTË E DHEMBJES", "THELLËSI E GJAKOSUR", "JO BAST" dhe "PLAGËT E SHPIRTIT").

FOLËS TË SHUMËFISHTË TË TEKSTIT POETIK

Duke thurur një frymë të përbashkët tematike, një strukturë reflektimi e përjetimi, nuk bëjmë gabim po qe se themi që librin po e lexojmë si një roman të shkurtër poetik! Protagonistët e saj janë tre veta: herë një folës poetik që përjeton, kundron e shpreh gjithçka për veten e rreth vetes, herë vetë autori në rolin paraqitës (ideogarfik), dhe gjithherë një femër, të cilës i drejtohet Uni narrativ-lirik i tekstit poetik. Madje, në jo pak raste, ligjëron drejtpërdrejt dhe ky zë femre. Rrëfim-përjetimet kapërcejnë nëpër zjarrin e gjendjeve të ngritura shpirtërore, nëpër mbresat e ndjesitë e fuqishme që vijnë pas një ngjarjeje a rrethane jetë- sore, kurse këta folës poetikë marrin pjesë e shkrihen tërësisht në këto përjetim-ngjarje. Ngjarjet nuk janë të përmasave epike, por janë të hapësirave emocionale, që karakterizohen me solilokët (tipa monologësh) të pafund poetikë. Çastet shkëputen dhe shndërrohen në referenca të rëndësishme jetë- sore, meditative dhe emocionale, shndërrohen në përjetime të paharrueshme që kanë lënë gjurmët e tyre: "Pikturat e gjurmëve të vuajtjes tonë shumëzohen në miliona kopje dhe nuk futen dot më në asnjë gram heshtjeje e durimi. " "Nuk është shitur kurrë jeta e bujshme me ëndërr, si shtazë stalle. As ndjenja që nxjerr flake. As mendimi që kundërmon bukur shpirti. As gjurma e pavenitur asnjë moment. Jeta gjithmonë ka perëndi secilin, por secili dhe i jep asaj një pikë të çmuar nga ngjyra e tij." "Ngjarja" e tillë e përjetimeve të brendshme, "rrëfehet" në trajta të shumta kohe që nuk matet me kalendarin e zakonshëm, por me atë të përmasës së përjetimit: "Si do të kalojnë sfidat e bastit të pastërtisë së shpirtit, kur minutat janë kohë e gjatë dhe qenia ka epërsi tepër të lartë, duke mos

SEMANTIKA E PLAGËS

Te vetë titulli i librit, si dhe të një varg prozash poetike, shënjohet fjala plagë: plagë shpirti. Le ta kuptojmë këtë plagë si këndim të zisë personale; se aty ku nuk ka plagë, nuk ka ndjenja, nuk ka botë emocionale, kurse Çarlas Bukovski do të thoshte se mungesa e tillë e katandis kënaqësinë tonë në tregtinë me djallin. Shkrimi prozës së tillë, mbi plagën, le ta kuptojmë si çlirim nga dhimbja, si spastrim a katarzë poetike me mëkatin e pabërë, për të mos e ndjerë dhimbjen. Autori pikësynon që atë ta fisnikërojë sa më shumë me thellësi kuptimesh, gjithnjë në përqasje me dashurinë, me dhurimin e dashurisë, si hyjni shpë- timtare e qenies njerëzore dhe e si mbushullim i botës shpirtërore: "Jo, nuk ka dorë monstruoze që të kreh flokët më të bukura të ëndrrave. Pastaj e kush guxon të shkelë lulegjakun e dashurisë? Si mund ta shkulë dikush luleshafranin e plagëve të shpirtit? Ky terr, terr dhe kjo veç pabesi… nuk ua forcon dot verbërinë e krimbur, për të na shembur zemrën e plagëve hyjnore të dashurisë." Impulset e tilla poetike-refleksive, u ngjanë atyre të jetës: ato lëvizin lartposhtë, në[ një lëvizje të pafund hareplagë, lumturi-dhimbje, mu si lëvizin grimcat e materies në linjat e thyera ...deri në pafundësi... në një spektër të gjerë ylberor thyerjesh, lëvizjesh e ngritjesh rëniesh. Vetë jeta është një rrjedhë e pandërprerë, në të cilën asnjë çast nuk është i njëjtë. E kotë është përpjekja e njeriut që ta ndalojë ndonjë çast të tillë (lumturie) pafundësisht, apo ta ndryshojë atë çast (plage), sepse vetvetiu përpjekja e tillë është iluzion. Së këndejmi, jeta pranohet ashtu si është, e tillë, me aventurat e saj, dhe ftesa e kësaj aventure na sugjeron që të jetojmë në harmoni me vetveten e në harmoni me botën tonë të brendshme, kurse nga sfidat e vështirë- sive e të pengesave, nga ballafaqimi sfidues me vuajtjet dhe me plagët e jetës, këto impulse na dhurojnë nxitje të mësojmë më shumë diçka të panjohur e të paprovuar për ta bërë një hap më tutje, një depërtim më të thellë në ngritjen e të pjekurinë e botës sonë të brendshme. Në sfidimet e tilla ndjehemi fitimtarë dhe viktima. Secili prej nesh (fitimtar a viktimë) kapërcen nëpër impulset e dhimbjes, dyshimit, dallimeve, krizave, sprovimeve, e sidomos të ndryshimeve të vazhdueshme. Kësisoj na zgjojnë asociacione të tilla dhe tri proza poetike që na e sugjerojnë një shtegtim të tillë semantik: "Plagët lava me sytë e tu", "Plagë si asnjë tjetër" dhe "Sytë e plagëve të shpirtit": Jo nuk ia dorëzoj as plagët e shpirtit tim atij dhe të kënaqet së mbylluri me afarizëm pozitiv ditën. Dua të mbajmë gjallë e ngrohtë folenë e plagëve të shpirtit tonë. (...)Plagë si palma, si dru halorë gjethembajtës. Plagë,si asnjë dallgë pikëllimi tjetër. Plagë, si pallatet më të bukura me kopshte, rrugica simetrish të pashoqe e figurash ekzaltuese blerimesh brenda një flake shpirti." E pra, folësi poetik i këtyre prozave dallon nga një folës fatalist, pikërisht pse përpiqet të jetojë në harmoni me vetveten, me plagën e tij të fisnikëruar, për të dalë bnga situata e tillë më i pasur, më i hapur ndaj horizonteve të panjohura e të reja, për të mos i mbyllur sytë si viktimë para mundësive të shumat që t'i dhuron jeta. Ky narrator meditativ, prandaj, niset nga ballafaqimet me vetveten, me botën e brendshme, me trishtimet e veta, dhe vetëm qenia e tillë di të vë në lëvizje çështje thelbësore të ekzistencës dhe të nxisë e frymëzojë në kërkimet e përgjigjeve për to.

 (Kosova Sot)