Puna e mahnitshme e aktorit Hart sjell momente shumë qesharake

  • 17 September 2017 - 12:17
Puna e mahnitshme e aktorit Hart sjell momente shumë qesharake

Kevin Hart, Bryan Cranston dhe Nicole Kidman vijnë bashkë me regjisorin Neil Burger në ribërjen e komedisë franceze, të cilën tashmë e sjellin në gjuhën angleze, me emrin ‘The Intouchables’. Ka një baticë dhe zbaticë në ribërjen e “The Weinstein Company” të komedisë “The Intouchables”, që  gjatë lansimit të saj më 2011, ishte bërë një ndër filmat më fitimprurës në historinë e filmave francez dhe në histori të kinemasë franceze. Në filmin “Upside”, bashkëpunimi i Bryan Cranston dhe Kevin Hart në rolet kryesore ofron momente shumë qesharake origjinale dhe shumë prej tyre i sjell puna e mahnitshme e aktorit Hart, që vjen me shumë argëtim pas performancave të tij në filmat “Get Hard” dhe “Ride Along”.

 

MT: Person mega i pasur që thyen qafën

 

Në film, regjisori Neil Burger (që ka bërë edhe filmat “Limitless”, “Divergent”) dhe skenaristi Jon Hartmere ka bërë pak për të transformuar aspektet problematike të arkës së filmave të Olivier Nakache dhe Eric Toledano. Një është e sigurt, ata e kanë gjetur mënyrën më të mirë të mundshme për të sjellë shaka më të mira, por ndryshe ata kanë ndryshuar thjesht lokacionin e vendeve — nga Parisi deri në Menheten, dhe nga Parisi deri në Bronks dhe kanë mbajtur të njëjtin vizion të një ish-të dënuarit me ngjyrë. Nëse e ndjekim origjinalin dhe skenat bazë, filmi “The Upside’ fillon duke prezantuar dy njujorkezë me funde të kundërta. Në njërën anë ka një autor mega të pasur dhe investitor Phillip (Cranston), që ishte paralizuar nga qafa falë një aksidenti dhe qëndron i mbyllur te “Park Avenue”. Dhe në anën tjetër kemi Dell-in (Hart), një njeri që ka gjuhë të mprehtë dhe ka nevojë si kurrë më parë për një punë, pasi ashtu ishte i kushtëzuar nga oficeri i lirimit me kusht derisa shpreson se do të kthehet marrëdhënies normale me ish të dashurën e tij (Aja Naomi King) dhe djalin e tyre (Jahi Di’Allo Winston).

 

MT: Dashuria klasike

 

Kur gabimisht Dell shfaqet në derën e Phillip-it dhe aplikon të jetë infermieri i tij, Phillip menjëherë pranon një njeri të pakualifikuar, një kandidat si ky. Ai e bën këtë, sepse dëshiron të ketë zemër të mirë, por edhe për faktin se nuk i kishte mbetur fije vullneti për të jetuar, edhe pse e dedikuara e tij Gal Friday, Yvonne (Nicole Kidman), është duke bërë gjithçka në fuqinë e saj që jetën e shefit ta bëjë sa më të menaxhueshme. Sikurse edhe në secilën dashuri klasike, të dy shpejt fillojnë të ndiejnë për njëri tjetrin: Phillip për ngathtësinë e Dell-it dhe qëndrimin prej një rrugaçi, Dell për pasurinë e Phillip-it, inteligjencën dhe lehtësinë se si ai ishte pranuar megjithëse vjen nga një klasë tjetër e njerëzve dhe me ngjyrë. Është lehtë të shihet një ngjarje si kjo, megjithëse është bazuar në një ngjarje të vërtetë, ku një arab kujdeset për një francez. Filmi funksionon më së shumti me dy personazhet që veprojnë si dy djem të rritur të këqij që më pas thithin bar në rrugë, por se nuk është e këndshme marrë parasysh gjendjen e Phillip-it. Në krahasim me filmin me stil dhe gjuhë franceze, Burger dhe ekipi i tij sjellin një qasje më të mprehtë, një punë me shumë kamera. Disenjatori i produksionit Mark Frieberg vërtet ka bërë një punë shumë të hatashme me apartamentin e Phillip-it, që duket si një labirint i artit, me shijen ekstreme të pasurisë derisa përmes kësaj pasurie Dell tenton t’i paguajë llogaritë e tij.

 

Kompanitë e produksionit: “The Weinstein Company”, “Escape Artists”

Rolet kryesore: Bryan Cranston, Kevin Hart, Nicole Kidman, Julianna Margulies, Aja Naomi King, Golshifteh Farahani, Tate Donovan, Jahi Di’Allo Winston

Regjia: Neil Burger

Skenari: Jon Hartmere, bazuar në skenarin e Olivier Nakache dhe Eric Toledano

Producentë: Jason Blumenthal, Todd Black, Steve Tisch

Producentë ekzekutivë: Harvey Weinstein, David Glasser, David Boies, Zachary Schiller, G. Mac Brown

Drejtor i fotografisë: Stuart Dryburgh

Dizajni: Mark Friedberg

Kostumet: Kasia Walicka-Maimone

Editor: Naomi Geraghty

Kompozitor: Rob Simonsen

Vendi i shfaqjes: “Toronto Film Festival” (Gala Prezantimet)

Shitjet: “The Weinstein Company”

Kohëzgjatja: 126 minuta.

(Kosova Sot)