Përshtatja e romanit distopik të Margaret Atwood-it fiton çmimin kryesor

  • 19 September 2017 - 16:50
Përshtatja e romanit distopik të Margaret Atwood-it fiton çmimin kryesor

NGA NDARJA E ÇMIMEVE "EMMY 2017"

Sterling K Brown mori shpërblimin në kategorinë e aktorit më të mir

"The Handmaid's Tale" ia dha rrjetit TV "Hulu" fitoren e tij të parë në kategorinë e dramës më të mirë sa u përket çmimeve "Emmy", në një natë ku krijimet e reja kishin përparësi ndaj atyre të vjetrave dhe krijimeve politike, kryesisht të përqendruar te presidenti Donald Trump. Kjo përshtatje e "Hulu"-s e romanit klasik distopik të shkrimtares Margaret Atwood, ishte në konkurrencë me filmat e tjerë, duke përfshirë edhe krijimet, si: "The Crown", "Stranger Things" dhe "This Is Us", duke hyrë në histori si krijimi i parë i një sajti "streaming" që merr shpërblimin kryesor të mbrëmjes. Edhe politika ishte e pranishme këtë mbrëmje, me paraqitjen e papritur të ish-sekretarit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer. Moderatori Stephen Colbert filloi me një monolog, i cili tallte presidentin, për shkak se nuk kishte arritur ta merrte asnjë çmim "Emmy", derisa bënte emisionin "The Apprentice". "Për dallim nga presidenca, çmimet "Emmy" shkojnë te fituesit e votës popullore", bëri shaka Colbert, i cili po ashtu solli aty Spicerin, për t'i bindur të pranishmit se ishin duke prezantuar në një event me të vërtetë të rëndësishëm.

Filmi "Big Little Lies" ishte njëri ndër fituesit e mëdhenj të mbrëmjes

Pati edhe disa befasi në kategoritë  Pati edhe disa befasi në kategoritë e aktrimit, ku Sterling K Brown mori shpërblimin në kategorinë e aktorit më të mirë në një seri dramatike, për rolin e tij në "This Is Us". Në kategorinë e aktrimit të dalluar të aktores kryesore fitoi Elisabeth Moss, për portretizimin e saj të personazhit Offred në filmin "The Handmaid's Tale". U shpallën edhe fitueset në kategorinë aktorja mysafire në një seri dramë (Alexis Bledel) dhe për skenar (Bruce Miller) dhe regji (Reed Morano). Filmi "Big Little Lies" ishte njëri ndër fituesit e mëdhenj të mbrëmjes, duke i ndihmuar HBO-së që ta mbushte boshllëkun e mbetur nga fakti që "Game of Thrones" nuk mori pjesë sivjet

Mbrëmje e mirë edhe për talentet britanike

Laura Dern ia doli që ta merrte "Emmy"-n e saj të parë në kategorinë e aktores ndihmëse për performancën e saj në filmin "Big Little Lies". Ky film pati edhe fitues të tjerë, Nicole Kidman në kategorinë e aktores më të mirë në një seri të limituar, apo film, Jean-Marc Vallee për regji dhe Alexander Skarsgard, në kategorinë e aktorit ndihmës. Sa i përket komedisë, "Saturday Night Live" mori tetë shpërblime televizive. Këtë vit pati një grup të ndryshëm të fituesve, me fituesit, si: Donald Glover, Aziz Ansari, Riz Ahmed, Chappelle dhe Lena Waithe, ku Glover fitoi në kategorinë e aktorit kryesor në një komedi, për komedinë e tij surreale "Atlanta". mKjo ishte një mbrëmje e mirë edhe për talentet britanike, ku John Oliver dominonte në kategorinë e emisioneve, derisa Charlie Brooker mori dy shpërblime për episodin "San Junipero" të "Black Mirror", derisa Riz Ahmed fitoi në kategorinë e aktorit të dalluar kryesor në një seri të limituar apo film TV, për rolin e tij në "The Night Of".

JA TË GJITHË FITUESIT

Aktori i dalluar mbështetës në një dramë seri John Lithgow, The Crown Aktorja e dalluar mbështetëse në një komedi seri Kate McKinnon, Saturday Night Live Aktorja e dalluar mbështetëse në një seri të limituar, apo film Laura Dern, Big Little Lies Regji e dalluar në seri komike Donald Glover, Atlanta Aktorja e dalluar në një seri komike Melissa McCarthy, Saturday Night Live Aktori i dalluar mysafir në një seri komike Dave Chappelle, Saturday Night Live Seritë me skeçe të ndryshme Saturday Night Live Skenari për seritë drama Bruce Miller, The Handmaid's Tale Aktori i dalluar mbështetës në një seri komike Alec Baldwin, Saturday Night Live Regjia e një serie të limituar, filmi, apo drame të veçantë Jean-Marc Vallee, Big Little Lies Aktor i dalluar mbështetës në një seri të limituar, apo film Alexander Skarsgård, Big Little Lies Skenari për seri të ndryshme Last Week Tonight With John Oliver Aktorja e dalluar mbështetëse në një seri dramë Ann Dowd, The Handmaid's Tale Seritë e veçanta në konkurrencën 'reality' The Voice Skenari për një seri komike Aziz Ansari dhe Lena Waithe, Master of None Skenari për një seri të limituar, film, apo dramë Charlie Brooker, Black Mirror: San Junipero Seritë e dalluara të bisedave të llojllojshme Last Week Tonight With John Oliver Aktori i dalluar në rolin kryesor në një komedi Donald Glover, Atlanta Aktorja e dalluar kryesore në një komedi Julie Louis-Dreyfus, Veep Seri e dalluar komike Veep Aktori i dalluar kryesor në një seri të limituar, apo film TV Riz Ahmed, The Night Of Aktorja e dalluar kryesore në një seri të limituar apo film TV Nicole Kidman, Big Little Lies Film i dalluar TV Black Mirror: San Junipero Seri e dalluar e limituar Big Little Lies Aktori i dalluar kryesor në një dramë Sterling K Brown, This Is Us Aktorja e dalluar kryesore në një dramë Elisabeth Moss, The Handmaid's Tale Seri e dalluar drama të The Handmaid's Tale.

(Kosova Sot)