Kush udhëheq në garën për 'Oscar'?

  • 21 September 2017 - 17:51
Kush udhëheq në garën për 'Oscar'?

Deri në fund të shtatorit të vitit të kaluar, pas premierave në festivale, tanimë kishim parë shtatë nga nëntë filmat më të mirë të nominuar të vitit. Momentalisht gjendemi në periudhën e spekulimeve të informuara: i kemi kritikat e filmave, trofetë e para janë dorëzuar dhe tanimë mund ta bëjmë një listë të gjerë edhe pse me një përqindje të konsiderueshme të sigurisë rreth kandidatëve potencialë. Gara zyrtarisht filloi në janar dhe, përkundër asaj që Festivali "Sundance" është bërë një pikë më pak e besueshme fillestare për caktimin e filmave që kanë gjasa të shpërblehen, ky festival këtë vit ofroi tre konkurrentë kryesorë. Kritikat më të mira i ka marrë romanca homoseksuale e regjisorit të filmit "I Am Love", Luca Guadagnino, me emrin "Call Me by Your Name", i cili po ashtu mori lëvdata speciale për aktorët kryesorë, Armie Hammer dhe Timothee Chalamet.

Filmi që hap Festivalin në Venedik është bërë njëfarë indikatori i marrjes së çmimit 'Oscar'

Që të dy këta aktorë mund të kenë gjasa të njëjta për ta marrë çmimin madhor, por ka edhe zëra që si konkurrent më serioz përmendin yllin e filmit "A Serious Man", Michael Stuhlbarg, i cili do të mund të shpërblehej në kategorinë e aktorit më të mirë dytësor, për një skenë të shumë përfolur në fund të filmit. Ky festival po ashtu solli edhe premierën e filmit "Mudbound", një dramë që zhvillohet gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe flet rreth ndarjes racore në Misisipi. Ky film ka bërë që regjisorja, Dee Rees, të bëhet femra e parë zezake që merr nominim në kategorinë e regjisorit më të mirë. Ky film është blerë nga "Netflix" për një shumë prej 12.5 milionë dollarësh, por kjo kompani deri më tani e ka pasur vështirë që të depërtojë deri te çmimet e Akademisë, për dallim nga "Amazon", i cili vitin e kaluar fitoi 'Oscarin' e parë me filmin "Manchester by the Sea". Kana ishte e varfër sa iu përket filmave që mund të pretendojnë 'Oscarë', ku në këtë mes mund të përmendet filmi i Todd Haynes-it, "Wonderstruckfailing", por edhe drama komike e regjisorit Sean Baker, "The Florida Project", është pritur me ngrohtësi, prandaj aktori në rolin kryesor, Willem Dafoe, ka të ngjarë që ta marrë 'Oscarin' në kategorinë e aktorit më të mirë mbështetës. Filmi që hap Festivalin në Venedik është bërë njëfarë indikatori i marrjes së çmimit 'Oscar', ku filmat e tillë, si "Gravity", "Birdman" dhe "La La Land", që të gjithë kanë marrë tanimë shpërblime. Ky vit solli edhe premierën e filmit komedi të regjisorit Alexander Payne, me titull "Downsizing", i cili sjell aktorin Matt Damon në rolin kryesor të njeriut i cili vendosë që të zvogëlohet dhe, derisa kritikat fillestare ishin të mira, ky film sikur e humbi shkëlqimin në Telluride dhe Toronto. Filmi i cili doli me mbështetjen më të madhe nga festivali i filmit në Venedik ishte filmi hibrid i regjisorit Guillermo del Toro, me ngjarje që zhvillohet viteve të '60-ta dhe kombinon zhanrin e romancës, fantazisë dhe tmerrit. Titulli i filmit është "The Shape of Water" dhe ai mori shpërblimin kryesor të festivalit, Luanin e artë. Ai po ashtu vazhdoi që t'i impresionojë shikuesit edhe në Telluride dhe Toronto dhe aktorja Sally Hawkins është ndër aktoret e para që është përmendur si fituese e mundshme e 'Oscarit', me rolin e saj të një pastrueseje memece, e cila bie në dashuri me një krijesë deti. Venediku po ashtu bëri që edhe Frances McDormand ta siguronte një vend në kategori, me performancën e saj të një nëne të pikëlluar në filmin "Three Billboards Outside Ebbing Missouri", film i cili u përfol edhe në lidhje me aktrimin e yllit tjetër, Sam Rockwell. Ai vazhdoi duke marrë shpërblimin e publikut në Toronto, shpërblim të cilin më parë e kishin marrë filmat "Room", "La La Land" dhe "The Imitation Game". Debutimi i filmit të errët komik dhe surrealist të regjisorit Darren Aronofsky, "Mother!" u prit me kritika të ndara dhe, derisa shumica prej tyre ishin të impresionuar nga aktrimi i Jennifer Lawrences, është e qartë që filmi është tepër bizar, që të mund ta përsëritë suksesin e llojit "Black Swan" sa i përket marrjes së 'Oscarit'. Filmi i George Clooney't, "Suburbicon" ishte 'i vdekur në lindje', me kritika mesatare, përkundër një ekipi të dalluar aktorësh, ku përfshihen edhe Matt Damon, Julianne Moore dhe Oscar Isaac

Toronto solli në garë edhe aktoren me gjashtë nominime të mëparshme për 'Oscar', Glenn Close

Në Telluride, gara për aktorin më të mirë mori konkurrentin e saj kryesor, me portretizimin transformues të Winston Churchillit nga Gary Oldman, në filmin e regjisorit Joe Wright me titull "Darkest Hour", ku edhe aktori Ben Mendelsohn mund të shpresojë ta marrë 'Oscarin' në kategorinë e aktorit ndihmës. Festivali i filmit në Toronto bëri që gara për aktoren më të mirë të bëhej edhe më konfuze, me arritjen e debutimit regjisorial të Aaron Sorkin-it, "Molly's Game", i cili bëri që aktorja e cila tanimë ka dy nominime 'Oscar', Jessica Chastain, të hyjë në garë edhe këtë vit me rolin e saj të "princeshës së pokerit". Toronto solli në garë edhe aktoren me gjashtë nominime të mëparshme për 'Oscar', Glenn Close. Performanca e saj në dramën martesore "The Wife" ishte pritur me lëvdata, por filmi ende nuk e ka një distributor, kështu që vendi i saj në garë do të varet nga kjo.

Lista e dhjetë të nominuarve më të sigurt për 'Oscar'

Gary Oldman - aktori më i mirë, Darkest Hour Sally Hawkins - aktorja më e mirë, The Shape of Water Jessica Chastain - aktorja më e mirë, Molly's Game Jake Gyllenhaal - aktori më i mirë, Stronger Michael Stuhlbarg - aktori më i mirë dytësor, Call Me by Your Name Christopher Nolan - regjisori më i mirë, Dunkirk Allison Janney - aktorja më e mirë dytësore, I, Tonya Laurie Metcalf - aktorja më e mirë dytësore, Lady Bird Aaron Sorkin - skenari më i mirë i adoptuar, Molly's Game Willem Dafoe - aktori më i mirë dytësor, The Florida Project.

(Kosova Sot)