Trajtimi revolucionar për tre skizofrenë paranoikë

  • 22 September 2017 - 15:53
Trajtimi revolucionar për tre skizofrenë paranoikë

RECENSION FILMIT "THREE CHRISTS"

Mjeku i beson se vendosja e tre personave të sëmurë mendërisht në një dhomë është produktive
Përderisa historitë me telashe të personave dalin në sipërfaqe, po ashtu dalin në sipërfaqe edhe ato të Dr. Stone dhe të Beckyt. Që të tre pacientët pohojnë se janë Jezusi dhe kërkojnë të quhen me emrin e tyre të duhur

Richard Gere vjen me rolin kryesor si specialist psikiatër për një tretman revolucionar për tre skizofren paranoik që në mënyrë hyjnore aktrohen nga Peter Dinklage, Walton Goggins dhe Bradley Whitford. Richard Gere ka sjellë një nga performancat më vitale të tij, në Norman, në një vepër të Jon Avnet, me titull "Three Christs". Bazuar në një tretman aktual eksperimental që kishte zënë vend në vitin 1959, filmi sjell sesionet terapeutike të një mjeku i cili beson se vendosja e tre personave të sëmurë mendërisht në një dhomë, që kanë të njëjtin religjion do të jetë shumë më produktive se sa mbushja e tyre me rrymë. Quajeni si të doni, por ky film dështon madje edhe të prekë shenjat emocionale të filmit me çmendurinë më të madhe. 

Problemet me alkoolin

Në një shfaqje që është e gjitha e zhytur në mendje, ndërsa asgjë nuk po ndodh prapa syve, Gere aktron Dr. Alan Stone, i cili dëshiron të punojë me skizofrenikët paranoik, "sepse ata janë kaq shumë të vetmuar". Në vend se të jetë Dr. Empathy, ai është po ashtu edhe një djalosh që flet me theksin e vjetër të dikurshëm të Bruklinit, derisa ka një bashkëshorte shumë të mençur Ruth (Julianna Margulies). Shumica nga filmi vjen përmes faktit se Ruth, ish-asistentja e dikurshme në hulumtime, është më e mençur se sa që ai vetë është, por se ai është jashtë fushës së tij për ta studiuar kiminë. Ajo po ashtu duket të ketë një problem me alkoolin për një minutë, por se më pas e gjitha rregullohet me disa rreshta. Në fakt, i gjithë personazhi i saj nuk ka ndonjë funksion narrativ, megjithëse ajo shfaqet me një veshje nga fundi i viteve të pesëdhjeta, që vijnë nga Tere Duncan, kështu që jo gjithç- ka është e humbur. Skripti nga Avnet dhe Eric Nazarian është bazuar në studimin ku edhe ka inspirimin. Pra pikërisht tani, e dimë se diçka nuk ka shkuar si duhet. Ai arrin te "Michigan's Ypsilanti State Hospital", i përcaktuar dhe i vendosur që të ndjekë një rrugë tjetër se sa elektroshoku i zakonshëm, komat të detyruara dhe drogë. 

Të tre mendojnë se janë Krishti

Duke identifikuar dy pacientë, të cilët mendojnë dhe pohojnë se janë Jezusi dhe kërkojnë të quhet nga "emri i tyre i duhur", mjeku vëren potencialin për eksperimentin. Ai po ashtu sjell një asistente të re Becky (Charlotte Hope), për të sjellë edhe të tretin që ka po të njëjtin mendim se është Krishti dhe kështu seancat fillojnë me pak skepticizëm nga shefi i spitalit, Dr. Orbus (Kevin Pollak). Që të "tre Jezusët" tregojnë personalitetin e tyre. Joseph Cassel (Peter Dinklage) është produkt i një edukimi abuzues, duke i shkaktuar arsye për të ikur derisa sjell një theks anglez me shkallë të lartë. Clyde Benson (Bradley Whitford) është njeriu që ka rrjedhur fare që nga vdekja e gruas së tij, i fiksuar pas një ere të keqe të cilën vetëm ai mundet ta nuhasë, erë kjo që i shfaqet atij disa here brenda ditës. Leon Gabor (Walton Goggins) që ishte rritur nga një nënë fanatike religjioze dhe që ka pësuar trauma në ushtri. Përderisa historitë me telashe të personave dalin në sipërfaqe, po ashtu dalin në sipërfaqe edhe ato të Dr. Stone dhe të Becky-t. Gjatë rrugës, skripti vazhdon të na tregojë se grupi ka bërë një përparim të hatashëm, bashkë me marrëveshjet e Dr. Stone. Filmi kështu sjell sjelljen jonjerëzore të asaj kohe. 

(Kosova Sot)