Yjet që ishin zbuluar në MËNYRA TË ÇUDITSHME

  • 09 October 2017 - 16:38
Yjet që ishin zbuluar në MËNYRA TË ÇUDITSHME

SHKOJNË NË HOLLIVUD TË BËHEN TË FAMSHËM DHE TË PASUR

Sofia Vergara-n e zbuloi një fotograf, në moshën 17-vjeçare, derisa po shëtitej në plazhin e Kolumbisë

Shumë yje të ardhshme shkojnë në Hollivud me qëllim që të bëhen të pasura dhe të famshme, dhe për disa ka pasur sukses. Ajo që është edhe më interesante, është fakti se disa nga yjet ishin zbuluar krejt rastësisht apo derisa nuk kishin kërkuar fare famën

JENNIFER LAWRENCE

Me siguri se është ëndërr për shumicën e njerëzve që dikush t'i ndalë në rrugë dhe t'ju thotë se mund të bëhen yje, por kjo në fakt ka ndodhur për Jennifer Lawrence. Aktorja e re tashmë ka një çmim të fituar në karrierën e saj, madje nuk ka është as 30 vjeçe, e të gjitha këto i ndodhën sepse ishte në kohën e duhur në vendin e duhur. Derisa kishte vizituar Menhetenin me nënën e saj, si 14 vjeçe, Lawrence ishte vërejtur nga një agjent talentesh dhe i kishte thënë se duhet të shkonte për modele dhe i kishte ofruar informatat dhe agjencinë. "Nuk e kam ditur se këto gjëra ishin paksa të frikshme", ka thënë gjatë një interviste Lawrence vitin e kaluar. "Më pas shkova në agjenci dhe kam lexuar reklamën për "Reese's Peanut Butter Cup". Më thanë se ishte leximi më i mirë për një 14 vjeçe. Nëna më tha se po gënjenin" ishte tallur. Tash Lawrence është një nga aktoret më të paguara në Hollivud. 

CHARLIZE THERON

Janë shumë tregime që kanë të bëjnë me zbulimin e talenteve dhe një prej tyre përfundimisht se është edhe Charlize Theron. Pasi ishte përkushtuar në vallëzim dhe modele si adoleshente 19 vjeçe, Theron ishte bartur në Los Anxhelos për ta ndjekur karrierën prej një aktores, pasi kishte pësuar një lëndim në karrierën e vallëzimit. Nuk po shkonte aq mirë për Theron-in. Nëna e saj e kishte dërguar për ta thyer një çek për ta paguar qiranë, por kur kishte shkuar, pasi kjo nuk bëhej, Theron kishte disa fjalë me punëtorin e bankës. "Sikur mos ta thyeja çekun, nuk do të kisha një vend ku të flija", shpjegon Theron për aksidentin. Krejt rastësisht, agjenti i talenteve John Crosby ishte dëshmitar i ngjarjes kështu që ai i kishte dhënë një kartelë dhe i kishte sugjeruar shkollën e aktrimit. Megjithëse ajo më pas e pushoi këtë agjent nga puna, ai ishte njeriu që ia kishte mundësuar famën që e ka sot. 

NATALIE PORTMAN

Me sa duket Natalie Portman gjithmonë ka pasur cilësitë prej një yllit, madje edhe para se t'i futej aktrimit. Derisa ende ishte fëmijë, Portman po hante picë në një restorant bashkë me familjen e saj kur një agjent modelesh i agjencisë së modeleve i ishte ofruar. "Unë po haja picë aty, pas orës së vallëzimit bashkë me nënën time. Isha e mahnitur. Si një vajzë dhjetë vjeçe, kjo ishte e hatashme". Edhe pse e re, Portman ishte e guximshme dhe e dinte se çfarë dëshironte dhe thotë: "Nuk jam e interesuar te njerëzit që më paragjykojnë nga performancat e mia". Depërtimin e madh e bëri në vitin 1994 dhe që atëherë më nuk ka kthyer kokën prapa. 

MEL GIBSON

Mel Gibson nuk ka humbur kohë për t'u bërë një nga yjet më të nxehta që pas depërtimit të tij të madh në vitin 1979 me "Mad Max", por nuk e kishte menduar se do të bëhej kaq i famshëm, saqë ishte fokusuar që të bëhej kuzhinier ose gazetar. Pas disa roleve të vogla në industrinë e filmit australian, gjërat ndryshuar kur Gibson e dërgoi me veturë mikun e tij Steve Bisley në audicionin për "Mad Max". Derisa ishte aty, regjisori ishte tërhequr nga fytyra e Gibsonit, e cila ishte e mbuluar me të mavijosura nga një rrahje e tij dhe kishte kërkuar të merrte pjesë në film, por që të kthehej pas tri javësh, kur ishte kthyer, shenjat ishin hequr dhe regjisori e pa sa i hijshëm që ishte. Megjithëse kishte disa batica e zbatica në karrierë, ai për kohë të gjatë ishte një nga yjet më të mëdha. 

SOFIA VERGARA

Nuk është befasi që Sofia Vergara gjithmonë ka qenë rrezatuese, kështu që kur ishte vetëm 17 vjeçe, një fotograf kishte zbuluar derisa po shëtitej në plazhin e Kolumbisë. "Unë isha vetëm 17 vjeçe. Gjatë asaj kohe isha në plazh me prindërit e mi dhe një agjent mu ofrua", tregoi ajo në intervistën e vitit 2013. Nuk mori shumë kohë të gjatë që të shfaqej në role televizive dhe si modele derisa në të njëjtin vit u shfaq në reklamën për "Pepsi". Sikur mos të kishte qenë ai rast i në plazh, me gjasë bota kurrë nuk do ta dinte kush është Sofia Vergara.

JOHNNY DEPP 

Nuk ka kurrfarë dyshimi se Hollivudi do të ishte tjetër pa ndikimin e Johnny Depp. Aktori kishte disa role ikonë me kalimin e viteve, por ai nuk kishte dashur të jetë njeriu me ndikim. Në vend të kësaj ai kishte dashur të bëhej muzikant dhe kishte shkuar në Los Anxhelos për të formuar një grup muzikor. Krejt rastësisht, Depp bashkë me mikun Jackie Earle Haley kishte shkuar në audicion për "A Nightmare on Elm Street", por ishte Depp që ra në syrin e Wes Craven-it. Me gjasë, ishte e bija e Craven që kishte menduar se Depp ishte "përrallor" dhe kishte kërkuar nga i ati ta pranonte. Që kur kishte debutuar në horronin klasik më 1984, karriera e Depp nuk ka ngadalësuar kurrë më.

(Kosova Sot)