Pse Hollivudi më nuk e angazhon aktoren Jessica Alba?

  • 10 October 2017 - 21:12
Pse Hollivudi më nuk e angazhon aktoren Jessica Alba?

PARAQITEJ NË ROLE GJITHMONË SI EKZOTIKE

Ajo nuk ka marrë ndonjë pagesë të madhe që nga viti 2008, kur u paraqit në ribërjen e filmit "The Eye"

Në vitet 2000, Jessica Alba dukej se ishte duke shkuar drejt të shndërrimit në një super-yll. Ajo nuk u ndal as pas lindjes së vajzës. Por, që nga viti 2010, Alba thuajse është zhdukur nga Hollivudi. Ja se pse

Kishte probleme me rolet e mëdha Hollivudi nuk ka qenë gjithnjë në rend të parë sa i përket vlerësimit të diversitetit, kështu që mund të ndiheni keq kur t'ju themi se Jessica Alba, përkundër faktit se është me të vërtetë e bukur, ishte e kufizuar në rolet që mund t'i merrte, për shkak të lëkurës së saj jo edhe aq të bardhë. "Ata nuk dinin cilës etni i përkas, kështu që gjithmonë paraqitesha si 'ekzotike'", ka deklaruar ajo në një intervistë. Askush nuk i mban mend filmat e saj Në vend që të kishte një mal rolesh të mëdha prapa vetes, me gjasë roli më i madh i Jessica Alba's, që e bëri të famshme, është roli i saj në filmin e parë "Sin City", në të cilin aktroi përkrah emrave të mëdhenj, si Bruce Willis dhe Clive Owen. Dhe, përkundër asaj se Alba shkëlqeu në këtë film, njerëzit nuk është se e kujtojnë atë edhe aq, meqë vëmendja e tyre ishte përqendruar te performanca e përkryer e Nick Stahlit si vrasës serik. Filmat e saj "Marvel" ishin turpi i botës Në një kohë kur "Marvel Cinematic Universe" është njëri ndër burimet më të mëdha të punësimit në Hollivud, librat e këtij botuesi vazhdojnë që të mbesin rrezik, për të dështuar, apo për të korrur sukses, sidomos kur kontrollohen nga studiot e tjera. Disa yje, sikur p.sh. Scarlett Johansson, kanë bërë karrierë të artë në tregun e superheroinave, Alba kishte fatin e keq që të paraqitej në rrëfimet "Marvel" të cilat askush nuk i kuptonte si duhet. Nuk ka kryesuar asnjë projekt me vite të tëra Përkundër statusit të saj solid si e preferuara e Hollivudit në fillim të viteve 2000, Jessica Alba e ka kufizuar punën e saj thuajse ekskluzivisht në vitet e dekadës së kaluar. Ajo nuk ka marrë ndonjë pagesë të madhe që nga viti 2008, kur u paraqit në ribërjen e filmit "The Eye". Dhe, rolet e saj aktuale janë aq të vogla, saqë as nuk përmenden fare. Ka bërë shumë filma të dështuar Ndoshta kjo është arsyeja kryesore pse Alba nuk angazhohet më nga Hollivudi. Ajo ka bërë shumë filma të dështuar. Ka luajtur në ta. Merreni p.sh. filmin e saj më të ri, "Mechanic: Resurrection", i cili pritej që ta ringjallte një franshizë të dëshmuar. Ky film dështoi, ashtu sikur që dështoi edhe paraqitja e Albas në franshizën "Sin City" në vitin 2014. "Machete Kills" Disa vjet pas filmit "An Invisible Sign", Alba u kthye në zonën e saj të komfortit, duke punuar me skenaristin/regjisorin Robert Rodriguez. Kësaj here për filmin "Machete Kills", i cili ishte vazhdim i një filmi i cili bazohej te një triler i rremë, i bërë nga Rodriguez, në bashkëpunim me Quentin Tarantinon. Njëri ndër kritikët ka thënë se, filmi "Machete Kills" duket sikur një shaka e cila është treguar shpesh dhe tepër. "Some Kind of Beautiful" Në vitin 2015, Alba u pa në një komedi romantike, me titull "Some Kind of Beautiful", ku luan rolin e gruas së Pierce Brosnanit, të cilin e braktisë për një mashkull më të ri, për ta parë më pas atë duke u dashuruar në motrën e madhe të saj. Por, edhe kësaj here Alba dështoi që të sillte diçka të re, prandaj filmi u quajt nga kritika, si "klishe e dëshpëruar". Vetë lejoi që të binte nga elita Njëra ndër arsyet më të mëdha pse Jessica Alba nuk aktron më ka të bëjë me faktin se vetë ajo disi e ka ngrirë këtë pjesë të jetës. "Me të vërtetë kam ndërprerë me aktrim në moshën 27 vjeçe", ka deklaruar ajo. "Nuk e shpenzoj tërë energjinë në aktrim". Por, tani edhe nëse ndërron mendjen në lidhje me këtë, zor se do të mund të kthehet aty ku ishte më parë. Ja si do të mundej të rikthehej në botën e filmit Duket sikur Jessica Alba ka vendosur që, tani për tani, ta lejë anash Hollivudin, por nëse ajo dëshiron ta rifillojë karrierën e saj, atëherë mund të themi se tani është koha më e përshtatshme për një aktore të moshës së saj që të kthehet në lojë. Ajo do të mund të shkëlqente në ndonjë dramë televizive, gjë që tanimë e kanë bërë me sukses koleget e saj, Sarah Michelle Gellar dhe Rachael Leigh Cook.

(Kosova Sot)