28 Nëntori, datë që lidh kombin shqiptar

  • 13 November 2017 - 09:57
28 Nëntori, datë që lidh kombin shqiptar

Më 28 Nëntor 1997, Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli publikisht në fshatin Llaushë të Skenderaj.

F esta e 28 Nëntorit, Ditës së Shpalljes së Shteti Shqiptar, qoftë 28 Nëntor të 1912, apo edhe 28 Nëntori të 1443, do të festohet edhe për një kohë të gjatë në Kosovës, ndoshta gjithmonë. Me këtë datë lidhen shumë ngjarje historike të rëndësishme, që u bënë mjaft të rëndësishme edhe për shqiptarët në Kosovë. Në të njëjtën nivel dhe rëndësi me 17 Shkurtin, Ditën Kombëtare të Kosovës, pavarë- sisht se shumë njerëz më me dëshirë e quajnë si ditë shtetërore. Janë shumë arsye për këtë. Por, për njoh të zhvillimeve soci -kulturore në vend nuk do të ishte befasi nëse në një të ardhme, Festa e Flamurit të vijë duke u zbehur në raport me 17 Shkurti. Sido që të jetë, për historianët tanë këto dy festa kanë domethëniet për popullin shqiptar dhe mbetën të veçanta në historinë tonë kombëtare.

Konferenca e Londrës dhe copë- timi i tokave shqiptare

Historiani Haxhi Ademi, në një prononcim për "Kosova Sot", ka thënë se 28 Nëntori ndryshe njihet edhe si Dita e Flamurit dhe se kjo ditë është një ndër ditët më të veçanta për ne shqiptarët kudo që janë kjo për faktin se, siç ka thënë ai, më 28 Nëntori 1443 që njihet si Nëntori i Parë Arbëror, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu e ngriti për herë të parë flamurin në Krujë. Pastaj, më 28 Nëntor 1912, që njëherësh njihet edhe si Nëntori i Dytë, është akti ku në Kuvendin e Vlorës u shpall Pavarësia në emër të të gjithë shqiptarëve, të të gjitha trevave shqiptare në trojet e tyre etnike. Një vit më vonë, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, më 1913, u copëtuan tokat shqiptare dhe më shumë se gjysma e saj mbeti jashtë Shqipërisë politike", ka thënë Ademi, duke shtuar se 28 Nëntori i 3-të Shqiptar ndodhi në vitin 1944, kur Shqipëria u çlirua përfundimisht nga pushtuesit italo-gjerman, ndërsa Kosova u Ripushtua nga Jugosllavët. Më tej, ai ka thënë se 28 Nëntori i 4-t i vitit 1955, mu në kohën e gjenocidit rankoviqian mbi shqiptarët e Kosovës, në Prekaz të Drenicës lindi komandantin Adem Jasharin, i cili do të niste Luftën Çlirimtare vendimtare, për t'u çliruar nga zgjedha serbiane njëshekullore. Po sipas tij, 28 Nëntori i 5-të është ai i vitit 1997, ku për herë të parë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës doli publikisht në fshatin Llaushë të Skenderaj. Pra, 28 Nëntori është dita e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë. "Ndërsa dallimi i 28 Nëntori dhe 17 Shkurtit është se 28 Nëntorin duhet parë si feste mbarëkombëtar, kurse 17 Shkurti, Pavarësia dhe shtetësia e Kosovës duhet parë si një hap më tej drejt zgjidhjes së çështjes kombëtare", ka thënë historiani Ademi, duke shtuar se në mes të këtyre dy festave në Kosovë nuk do të duhej të ketë ndonjë rivalitet, ngase shqiptarët në Kosovë duhet ta festojnë 28 Nëntori, si ditë që lidhet me çështjen e kombëtare e 17 Shkurti si ditë shtetërore.

17 Shkurti dhe 28 Nëntori

 Kurse Avni Rudaku, njohësi i zhvillimeve kulturore, thotë se 28 Nëntori dhe 17 Shkurti janë festa që plotësojnë njëra-tjetrën. Nacionalizmi shqiptar, ka thënë Rudaku, nuk i ndan dyja, madje 17 Shkurtin ndonjëherë e sheh festë edhe më të vogël karshi 28 Nëntorit që përfshin të gjithë shqiptarët kudo që janë. Mirëpo, sipas tij, gjeneratat e reja do t'i japin sentimente më të forta 17 Shkurtit, nëse nuk ndodhin ngjarje të reja në të ardhmen. "Nxënësit po rriten me 17 Shkurtin, po festojnë me mësuesit, po vizatojnë flamurin (madje më lehtë se ta vizatojnë shqiponjën edhe teknikisht e artistikisht) dhe të gjitha këto e bëjnë 17 Shkurtin më tërheqës për brezin që po vjen. Pastaj çdo forcim i Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe çdo përmirësim i raporteve me fqinjët, do ta fuqizojë 17 Shkurtin karshi 28 Nëntorit", ka pohuar eksperti Rudaku. Por, ka thënë ai më tej, 28 Nëntori akoma forcohet nga afërsia e shqiptarëve me Shqipërinë, pushimet turistike, lidhjet martesore andej-këndej dhe në secilin variant dallimet po shkrihen. Po ashtu, sipas tij, mediet më shumë e forcojnë dhe mbulojnë imazhin e trafikun e tyre të informacionit me shqiponjën dykrenare, 28 Nëntorin, etj. "Më vonë mund ta kemi edhe një film për Hashim Thaçin dhe karrocën e prishur si në filmin e Ismail Qemalit, por jemi larg asaj tash për tash. 28 Nëntori do të mbetet lidhje e thellë e shqiptarëve gjithandej. Po ashtu, partitë politike gjithmonë do ta kenë kartë politike dhe do të ringjallet herë pas herë", ka thënë Rudaku, për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)