Si ta bëni një film të keq, që njerëzit ta pëlqejnë?

  • 13 November 2017 - 13:48
Si ta bëni një film të keq, që njerëzit ta pëlqejnë?

NGA "THE ROOM" E DERI TE "GEOSTORM"

Një Film Vërtet i Keq bëhet atëherë kur ka qëllime të mira, por disi e humbet rrugën e tij
Këta filma me profil të lartë, që janë shumë mirë të financuar, mund të shikohen vetëm me keqardhje nga paraardhësit tanë që nuk e kishin fatin të lindin para se filmat të shpikeshin

Janë disa gjëra në jetë që e rivalizojnë kënaqësinë duke shikuar një film vërtet të keq. Këta filma me profil të lartë, që janë shumë mirë të financuar, mund të shikohen vetëm me keqardhje nga paraardhësit tanë që nuk e kishin fatin që të lindin para se filmat të shpikeshin. Sikurse filmat e tillë, ata që ishin para neve duhej t'i shikonin filmat e tmerrshëm, cirkun, operat jo të mira. Si ia arritën jetës së tyre kulturore pa e shtrembëruar pa filma të këqij është një nga misteret e mëdha në historinë e njerëzimit. 

Filmi "Snowman" të drejtat i ka nga një libër që publiku e ka dashur

Në disa nga javët e fundit kemi pasur dy filma që meritojnë të cilësohen si varreza e filmave të këqij. Filmi "The Snowman" bie në kategorinë e filmave klasik të "Big-Budget Bad Film That Wrecks a Good Novel". Sikurse "The Lovely Bones", "The Shipping News", "The Da Vinci Code" e shumë filma të tjerë, filmi "Snowman" të drejtat i ka nga një libër që publiku e ka dashur. I pajisur me shumë aktorë, përfshirë Teuton Michael Fassbender, pastaj suedezen Rebecca Ferguson, të shkathëtën nga Parisi Charlotte Gainsbourg, pastaj Val Kilmer edhe patriotin JK Simmons, filmi "The Snowman" ka një skenar të keq, një regji të keqe, theks aspak të mirë dhe një dordolec shumë, shumë të keq për sy. Me gjasë mund të jetë një nga filmat më të këqij norvegjezë të bërë ndonjëherë, megjithëse në fakt nuk është edhe norvegjez. Sikurse filmat e këqij, "The Snowman" ka një komplot jokoherent, një dallim komplet ndryshe që secili që e shikon me gjasë nuk e kupton se për çfarë po bëhet fjalë apo se çfarë është duke ndodhur. Sot, pas më shumë se një javë që është shfaqur, ende nuk jemi të sigurt nëse Ferguson ka vdekur në fund të filmit apo është duke i munguar vetëm gishti i vogël. 

Film me porosi anti-Trump

Sikurse ky film, është dhe filmi tjetër që është pritur të jetë më i mirë, bëhet fjalë për filmin "Geostorm", që aktorin Gerard Butler në rolin kryesor, si një astrofizikant i hatashëm me tregim për konspiracionin e Shtëpisë së Bardhë. Mendojeni si "I Love You The Day After the President's Plane Is Missing" në "Pacific Rim, Man". Ky me gjasë është një porosi anti-Trump, që shihet si një test apo provim për Aaron Copland, filmi "Geostorm" fillon keq për të përfunduar tmerrshëm. Të gjitha këto pothuajse, përfshirë anijet kozmike, i kemi parë te "Life and Gravity", diçka që e kemi parë edhe te "Aliens", momentin prekës midis babait dhe të bijës së tij që e kemi parë te "Interstellar", dhe - a e kemi përmendur këtë, Gerard Butler si një astrofizikant i shkëlqyer, filmi "Geostorm" po ashtu shërben histerinë e njëjtë që e kemi parë te "Olympus Has Fallen" apo ishte "Was It London" është esenca e një filmit të keq, që na kujton edhe shumë filma të tillë aspak të mirë, por se vetëm në këtë si një astrofizikant i shkëlqyer shfaqet aktori Gerard Butler. Është një film i keq për t'u dashur. Këtu, na lejoni ta pranojmë se filmat "The Snowman" e "Geostorm" janë rival për "The Room". 

Filmat e këqij nuk dalin në internet 

Filmi si "The Room" është një marifet në vete. Së pari, njerëzit që shikojnë filma të tillë të këqij, kurrë nuk ankohen për kohën e tyre që e kanë çuar dëm, e as që mundohen apo marrin mundin për t'i paralajmëruar të tjerët për ta shmangur një film të tillë. Njerëzit me një intelekt të tillë porsa e shikojnë thonë se ky ishte 'filmi më i keq që e kishin parë ndonjëherë'. Kjo i cilë- son ata si Filma të Këqij, që kurrë nuk dalin drejtpërdrejtë në 'DVD' apo në internet. Duhen vite e vite dhe shumë të holla për ta bërë një Film Vërtet të Keq. Për ta kualifikuar një Film të Keq, filmi duhet të ketë një buxhet real, që të bëhet nga një studio reale dhe të ketë reklama. Kjo është arsyeja përse 37 filma me pak buxhet që Steven Seagal i ka bërë në dy vitet e kaluara nuk mund të konsiderohen si Filma të Këqij. Një Film Vërtet i Keq bëhet atëherë kur ka qëllime të mira, por disi e humbet rrugën e tij. Kjo kurrë nuk ndodh me filmat e Steven Seagal. Që një film të konsiderohet Vërtet Film i Keq, në kokën e dikujt duhet të fillojë si film i mirë. Një keqardhje për secilin në jetë është se nuk do të jetojmë mjaftueshëm që të shohim një film të keq, ku Vin Diesel dhe Jennifer Aniston do të jenë aty. 

(Kosova Sot)