Gjërat të cilat nuk i kemi ditur rreth Cameron Diaz-it

  • 13 November 2017 - 15:50
Gjërat të cilat nuk i kemi ditur rreth Cameron Diaz-it

Nuk dëshiron të ketë fëmijë Shumë njerëz kanë besuar se, meqë është e martuar, aktorja Cameron Diaz një ditë do ta ndryshojë vendimin e saj që të mos ketë fëmijë. Por, duket se, përkundër kësaj, aktorja nuk është aspak e interesuar që të bëhet nënë. E pyetur për këtë gjë, Diaz ka thënë se nuk mundet dhe nuk dëshiron që të ketë përgjegjësi edhe për jetën e dikujt tjetër, pos të sajës. Ajo ka shtuar se vendimi për të mos pasur fëmijë nuk ka qenë i lehtë, por është definitiv për të. Snoop Dogg-un e ka pasur shok shkolle Shkolla e mesme është periudhë e vështirë për të gjithë, duke përfshirë edhe aktoren Cameron Diaz. Ajo ka vijuar shkollën mesme politeknike në Long Biç, ku menjëherë i kishte bërë përshtypje një djalë me zë të bukur, i cili më pas do të bëhej i njohur me emrin Snoop Dogg. Diaz tregon se Dogg ishte një vit më i madh se ajo dhe se, të paktën një herë, ka blerë drogë nga ai. Dogg, në anën tjetër, thotë se Diaz gjithmonë ishte dalluar me diçka. I pëlqejnë muzikantët Sa më i famshëm që të bëhet një njeri, me aq më shumë njerëz interesantë mund të jetë në lidhje. Për këtë shkak të famshmit rëndom lidhen me të famshëm. Cameron Diaz, falë namit dhe bukurisë që ka, mund të jetë me këdo që dëshiron. Nuk e dimë a është rastësi, por ajo ka qenë disa herë në lidhje me muzikantë, sikur Vince Neil, Jared Leto, Robbie Williams, Justin Timberlake, Tyrese Gibson, Sean Combs dhe Adam Levine. Tani, Diaz është e martuar me muzikantin Benji Madden. Është njëra ndër aktoret më të paguara, më të vjetra se 40 vjet Cameron Diaz ka më shumë se 20 vjet që është në qendër të vëmendjes dhe, në ndërkohë, është bërë njëra ndër aktoret më të paguara të kohës së saj. Zakonisht për një rol filmik ajo merr rreth 15 milionë dollarë, edhe pse kjo shifër varet nga roli në rol. Psh, për rolin në filmin "Bad Teacher", në vitin 2011, ajo kërkoi dhe mori rrafsh 42 milionë dollarë. Roli që e bëri të famshëm ishte ai në filmin "The Mask" Kanë kaluar më shumë se dy dekada qyshkur filmi "The Mask" filloi të jepej në kinema, por ai vazhdon që të konsiderohet një film i mirë. Edhe pse janë të paktë ata që e dinë, roli në filmin "The Mask" ishte ai që e bëri aktoren Cameron Diaz me të vërtetë të famshme. 

(Kosova Sot)