Drama për djalin që lindi me deformime të fytyrës dhe kokës

  • 14 November 2017 - 14:48
Drama për djalin që lindi me deformime të fytyrës dhe kokës

KRITIKË E FILMIT 'WONDER'

Ka përjetuar 27 operacione, për t'ia larguar deformitetet me të cilat kishte lindur

Bazuar në një roman fëmijësh që nxiti formimin e lëvizjes "Choose Kind", filmi "Wonder" sjell një zemërçiltërsi ndaj çështjeve të vështira. Mësimet që na i sjell ky film janë me të vërtetë të rëndë- sishme. Kemi të bëjmë me një dramë të përqendruar te fëmijët, që u flet direkt fëmijëve, e jo me rrotulla, derisa eksploron pikëpamjet e tyre. Skenaristi-regjisori Stephen Chbosky, i cili më parë ka përshtatur për ekran romanin e tij "The Perks of Being a Wallflower", ka një ndjenjë për momentet e rëndë- sishme, të cilat ndikojnë në moshën e adoleshencës së hershme dhe asaj të vonshme, momentet e rëndësishme të cilat, në këtë rast, janë të theksuara nga rrethanat e veçanta. Duke folur për jetën e një djali, i cili kishte lindur me disa deformime të fytyrës dhe kokës, filmi "Wonder", me bashkëskenaristët e tij, Steven Conrad Jack Thorne dhe Stephen Chbosky, mbi të gjithash ka për qëllim që të na frymëzojë, duke mos e përjashtuar as humorin. Si një film serioz "liveaction" për fëmijë, ky film ka për qëllim që të bëjë për vete shikuesit nga tërë familja. 

Djali dërgohet në shkollë sikur qengji midis ujqërve

Auggie Pullman, personazhi kryesor i filmit, edhe pse ka vetëm dhjetë vjet, ai tanimë ka përjetuar 27 operacione, për t'ia larguar deformitetet me të cilat kishte lindur. Përkundër këtyre peripecive, ngjarja e këtij filmi është optimiste, që shikon përpara, e jo prapa. mMe hezitim dhe si rezultat i insistimit të nënës së tij, Isabel (Julia Roberts), e cila kishte lënë anash karrierën e saj derisa të përkujdesej për të birin, i cili deri atëherë ishte shkolluar në shtëpi, Auggie fillon klasën e pestë në një shkollë lokale private. Edhe pse vetë asnjëherë nuk e thotë, i ati i djalit, Nate (Owen Wilson), po ashtu ka hezitimet e tij në lidhje me këtë, duke pasur frikë se, bashkë me gruan, janë duke e dërguar djalin sikur qengjin midis ujqërve. Fëmijët e kësaj moshe dinë të jenë tepër të ashpër ndaj të gjithë autsajderave, e sidomos të atyre që, sikur Auggie, kanë një pamje jo të rëndomtë. Por, drejtori i kësaj shkolle (Mandy Patinkin) është një njeri me integritet, gjë që mund të thuhet edhe për mësuesin e djalit (rol që luhet nga Daveed Diggs) dhe për arsimtarin e shkencës (Ali Liebert), i cili inkurajon dashurinë e Auggie-s për këtë lëndë. 

Fantazitë djaloshare

Ngjarja e këtij filmi është e ndarë në kapituj, ku secili kapitull i dedikohet perspektivës së njërit prej personazheve të reja. Në rendë të parë është Auggie, i cili e ka vështirë që të ballafaqohet me të tjerët. Motra e tij e madhe, Via po ashtu ka një kapitull të veçantë, sikur edhe ish- shoqja e saj më e mirë, Miranda (Danielle Rose Russell) dhe shoku i ri i shkollës i Auggie-s, Jack (Noah Jupe), një nxënës gjeni, por që nuk ka një koncept stabil të besnikërisë. Filmi na tregon të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohen këta fëmijë. Via dhe prindërit e Auggie-s janë personazhe mbështetëse, në kuptimin më të mirë të kësaj fjale, ku Roberts dhe Wilson sjellin një ngrohtësi të madhe, meqë kuptojnë shumë mirë rolet që i luajnë. Roberts transmeton dashurinë e Isabelës, fuqinë dhe ankthin e nënës, si dhe sindromën e 'çerdhes boshe', e cila e prekë atë pasi që djali i saj del nga shtëpia dhe shkon në shkollë. mNë kuadër të paraqitjes së Nju- Jorkut, i cili disi ka një pamje përrallore në këtë film, Chbosky inkorporon fantazitë djaloshare të Auggie-s rreth NASA-s dhe "Star Wars". Derisa Auggie shpreh entuziazmin e tij të kuptueshëm rreth 'Halloween-it, duke bërë vërejtje të mprehta rreth shokëve të shkollës, apo duke kërkuar përgjigje në disa prej pyetjeve më të ngatërruara të jetës, ëmbëlsia e zërit të aktorit të ri e rritë ndjenjën e optimizmit dhe brishtë- sisë. Filmi "Wonder" sjell një rrëfim të lidhjes, e jo të vuajtjes. Duke dramatizuar efektin e një djali te njerëzit rreth tij, ky film sikur e fton edhe shikuesin në atë ambient.  

(Kosova Sot)