Akademia "KULT" ndan çmimet vjetore për fushat e artit shqiptar

  • 15 November 2017 - 13:42
Akademia

Për të 13-in, vit më radhë Akademia "Kult" ka organizuar mbrëmjen e madhe të ndarjes së Çmimeve Kult, të vetmet çmime kombëtare vjetore (për Shqipërinë shtetërore) për fushat më përfaqësuese të artit dhe kulturës shqiptare.

Shkrimtarë dhe përkthyes, regjisorë dhe aktorë, këngëtarë dhe muzikantë, balerinë dhe instrumentistë, artistë pamor, gazetarë dhe figura të ekranit e përshkuan tapetin e kuq të Çmimeve Kult.

Nga 60-të artistë të nominuar sa ishin në këtë event, Gazeta "Kosova Sot Online" ua sjell listën e disa prej çmimeve kryesore:

Artisti Pamor i Vitit: Bashkim Ahmeti

Balerini i Vitit: Ervis Nallbani

Instumentisti i Vitit: Jonian Kadisha

Interpretuesi lirik i Vitit: Vikena Kamenica

Kënga e Vitit: Alban Skënderaj

Aktori i Vitit: Bujar Asqeriu

Regjia e Vitit: Altin Basha

Image

 

(Kosova Sot)