Çfarë ka ndodhur me Martin Lawrence?

  • 15 November 2017 - 16:12
Çfarë ka ndodhur me Martin Lawrence?

DIKUR ISHTE NJË NGA YJET MË TË MËDHA NË HOLLIVUD

Lawrence kishte mëtuar kthimin e suksesshëm në shtigjet e mira të Hollivudit në vitin 1999 me disa komedi të suksesshme

Përderisa jeta e tij profesionale kishte sjellë shumë pasuri, jeta e tij private kishte turbulenca. Komiku në të nëntëdhjetat kishte probleme personale, që mund ta ndikonin edhe jetën e tij dhe karrierën
P ër vitet 1990, aktori/komiku Martin Lawrence ishte një nga yjet më të mëdha në Hollivud, me shfaqjen televizive dhe përfitimet në arkat e filmit. Por, shkëlqimi i tij filloi të binte me fundit e dekadës dhe fuqia e tij prej një ylli është venitur. Shumica nga adhuruesit e tij janë habitur se ku u zhduk 'djali i keq' i tyre.

Vitet e hershme Lawrence nuk kishte ëndërruar ta kishte një jetë si kjo, një karrierë në aktrim derisa ishte në shkollën e mesme, në fakt ylli ishte boksier për "Gold Glove" në rajonin e atlantikut. Dëshironte të ndiqte boksin profesionist, por kishte hequr dorë pasi kishte pësuar disa lëndime në sy. Pasi ishte bartur në Nju- Jork, Lawrence kishte rënë në sytë e producentëve televizivë dhe debutimin e tij në televizion e kishte bërë në vazhdimin e "What's Happening", të serive "What's Happening Now". Djali i keq i filmit dhe televizionit Në vitin 1992, Lawrence kishte pranuar një ofertë nga lideri i "Def Jam Recordings", Russell Simmons, që e kishte zgjedhur si nikoqirin e parë për "Def Comedy Jams", seritë e "HBO" ku qitnin në dritë komikët e rinj me ngjyrë. Rolet e tilla në televizion mjaftuan që ai të depërtonte në Hollivud. Ylli me të cilin u shfaq ishte Will Smith,filmi quhet "Bad Boys", e pjesa tjetër siç thonë ata, është histori. Vija e hollë midis punës dhe lodhjes Derisa ishte në majat e suksesit në arkat e filmit, Lawrence e mbante veten shumë të zënë-ndoshta shumë të zënë. Me rolin e tij të parë te "Bad Boys", aktori kishte dëshmuar se mund të shkruajë skenar dhe të bëjë regjinë. Por, presioni që kishte një film ishte i tepërt. Kishte kaluar javë duke bërë komedinë romantike "A Thin Line Between Love And Hate", aktori kishte një mbetje në xhirim dhe ishte dërguar në spital si pasojë ishte lodhja. Në vend se të pushonte, ai kishte shkruar ende. Kjo kishte ndikuar që lodhja ta dërgonte përsëri në spital për të dytën herë. Kësaj radhe ai mirë e kishte kuptuar porosinë dhe ishte larguar nga skena për t'u shëruar. Jeta personale dhe drama personale Përderisa jeta e tij profesionale kishte sjellë shumë pasuri, jeta e tij private kishte turbulenca. Komiku në të nëntëdhjetat kishte probleme personale që mund ta ndikonin edhe jetën e tij dhe karrierën. Ishte fejuar me aktoren e "Saved By The Bell", aktoren Lark Voorhies në vitin 1993, por lidhja e tyre kishte përfunduar para fundit të vitit. Ishte kthyer duke u martuar me ish "Miss Virginia", bukuroshen Patricia Southall në 1995, çifti kanë dy fëmijë bashkë para se të shkurorëzoheshin në vitin 1997. 'Big Momma' dhe kthimi në ekranin e madh Lawrence kishte mëtuar kthimin e suksesshëm në shtigjet e mira të Hollivudit në vitin 1999 me disa komedi të suksesshme, "Life" dhe "Blue Streak"-por e kishte gjetur kthimin ë skenë me filmin e tij të radhës "Big Momma's House". Lawrence ishte në komë për tre ditë dhe për pak sa nuk kishte vdekur derisa po ushtronte për rolin e tij të "trashë" për filmin "Big Momma", kjo pasi kostumi në të cilin duhej të qëndronte ishte shumë i nxehtë. Xhirimi ishte anuluar derisa ai ishte shëruar. Kur filmi ishte shfaqur, kishte pasur sukses dhe kishte fituar rreth 200 milion dollarë. Kështu, Martin Lawrence ishte kthyer në majë. Kohët kanë ndryshuar për komedinë Stilet komike kanë ndryshuar në mënyrë dramatike qëkur Lawrence ka depërtuar nga të nëntëdhjetat dhe shumë mbretër të komedive më nuk po e mbajnë as kurorën e tyre. Mos e quani rikthim - ende Me pesë dekada punë dhe asgjë për të humbur, Lawrence kishte vendosur ta kthente talentin e tij në skenë gjatë vitit të kaluar. "Martin Lawrence: Doin' Time", premierën e kishte në "Showtime" në shtator të vitit 2016, duke shënuar kthimin e tij në 15 vjet. Për fat të keq nuk kishte pasur shumë sukses. Gjithmonë ka kohë për t'u kthyer Përderisa për momentin Martin Lawrence nuk duket të kthehet dhe nuk ka ndonjë projekt apo punë, ai edhe më tutje është një komik i hatashëm. Madje, mundet të jetë edhe një zë në klimën politike. Shpresojmë me të vërtetë se Lawrence do të kthehet sa më shpejt që është e mundur. Përse mos ta kthejë edhe rolin e dikurshëm si djali i keq "Marcus Burnett" në filmin "Bad Boys", me gjasë, kjo do ta kthente në shteg. Ja ku është shpresa për të.

(Kosova Sot)