Rrëfimi për dy femrat e pasura që ndikohen nga hajnat e rrugëve

  • 15 November 2017 - 16:24
Rrëfimi për dy femrat e pasura që ndikohen nga hajnat e rrugëve

KRITIKË E FILMIT 'ALL THAT DIVIDES US' ('TOUT NOUS SEPARE')

Catherine Deneuve, aktron nënën që ka vullnetin të bëjë gjithçka -qoftë duke fshehur trupin e vet, duke u endur me një pushkë çifte apo duke dalë me gangsterët lokalë -për ta shpëtuar vajzën e saj nga burgu

Catherine Deneuve dhe Diane Kruger aktrojnë nënën dhe të bijën të kapura në një spirale të dhunës të sjellë nga skenaristi dhe regjisori Thierry Klifa. Një triler i lodhur social vjen me dy femra të pasura që bëjnë jetët e tyre derisa ndikohen nga hajnat e rrugëve, që quhet "All That Divides Us" (Tout nous separe) që është një nga ata filmat që duket tepër larg për të qenë për së vërteti. Regjisori Thierry Klifa sjell bashkëpunimin e tij me Catherine Deneuve, e cila aktron nënën që ka vullnetin të bëjë gjithçka - qoftë duke fshehur trupin e vet, duke u endur me një pushkë çifte apo duke dalë me gangsterët lokal - për ta shpëtuar vajzën e saj nga burgu.

Lëndimet në aksident

E bija e saj aktrohet nga Diane Kruger. Këtu regjisori, në bashkëpunim me skenaristin Cedric Anger ("The Counsel"), përdorin vrasjet dhe drogën për t'u lidhur me shefin Louise (Deneuve), vajzën e saj të droguar Julia (Kruger), dhe të dhunshmit Rodolphe (Nicolas Duvauchelle) dhe Ben (rapper Nekfeu). Ndodh që Rodolphe është në lidhje dashurie  dhe njëherësh është edhe furnizues me pilula për Julia, që kishte pësuar disa lëndime në një aksident që e kishte lënë me disa shenja dhe të mbuluar me njolla. 

Julia në mënyrë aksidentale e vret Rodolphe gjatë njërit prej takimeve të tyre

Ndërkohë, Rodolphe, Ben dhe miku i tretë i tyre, Karim (Sebastien Houbani) - tre miq që nga fëmijëria jetojnë pranë detit në jugperëndim të Francës, po ashtu janë në ikje nga mbreti lokal i drogës Stephane (Virgile Branly), të cilit duhet paguar një shumë prej 35,000 dollarë para se t'i presë në copëza. Sikur kjo mos të mjaftonte, gjërat marrin kahe të keqe kur Julia në mënyrë aksidentale e vret Rodolphe gjatë njërit prej takimeve të tyre. Gjatë momentit të lidhjes së tyre, ai i thotë: "Unë të palloj, sepse është mirë për prostatën time".

(Kosova Sot)