Aktoret që nuk do t'i shihni së shpejti në aksion

  • 20 November 2017 - 16:32
Aktoret që nuk do t'i shihni së shpejti në aksion

DIKUR KONSIDEROHESHIN EMRA TË MËDHENJ

Dikur fitonin çmime dhe mahnitnin me dukje

Hollivudi është një vend që ndryshon shumë. Këto yje për të cilat do të lexoni më poshtë dikur ishin konsideruar si ndër emrat më të mëdhenj në krejt industrinë e filmit. Një javë e tyre punë kushtonte më shumë se dikush që fitonte gjithë vitin, kanë fituar çmime dhe kanë mahnitur me dukjet e tyre
CAMERON DIAZ

Në disa prej intervistave të kaluara, Cameron Diaz ka thënë se pushimin nga aktrimi, që nga filmi i saj i fundit 'Annie', në vitin 2014, ishte pikërisht ajo që e kishte kërkuar. "Po mendoja me veten, 'me të vërtetë nuk po e njoh më veten time' diçka që është e vështirë për t'u përballur", por realiteti është se shumë njerëz mund të pajtohen se jo shumë njerëz interesohen më për Cameron Diaz. Kritikët asaj nuk i kanë dhënë një notë kaluese për ndonjë film tash e një dekadë, përfshirë edhe filmin 'Annie'me vetëm 27 për qind. Ka gjasa që ajo prapë të kthehet në Hollivud, por tani për tani, është e vështirë se në çfarë roli mund ta paramendojmë.

EMMA WATSON

Nëse dëshironi të kërkoni për Emma Watson për ndonjë kohë, kjo mund të jetë në ndonjë revistë lokale e jo në ekranin e madh. Për filmin e saj të fundit, "The Circle", Watson të ardhmen e saj në aktrim e ka lënë krejt të hapur. Kjo nuk mund të jetë zhgënjyese për adhuruesit e saj kur konsideroheni se sa zhgënjyes ishte filmi i saj - me kritikët që I kishin dhënë një notë 17 për qind te "Rotten Tomatoes". Jemi të sigurt se edhe nëse madje Watson në tërësi tërhiqet nga aktrimi, roli i saj në vazhdimin te "Harry Potter" për pjesën tjetër të jetës do ta mbajë atë në qendër të vëmendjes.

HALLE BERRY

Halle Berry ishte aktorja më e mirë në botë, së paku sa i përket "Academy", në vitin 2001 kur ishte shfaqur te "Monster's Ball". Por jeta e saj ka shumë batica e zbatica, e më zhgënjyese është paraqitja e saj te "Kingsman: The Golden Circle". Kritikët ia kishin dhënë një shifër 25 për qind në krahasim me të parin - 74 për qind deri në 50 për qind te "Rotten Tomatoes". Me gjasë një tjetër film "Kingsman" do t'ia kthejë karrierën, sidomos kur ky i dyti ka fituar shumë të holla, e për momentin asgjë e re për të nuk po duket në horizont. 

EVA MENDES

Disa nga aktoret në këtë listë nuk kanë shpresuar në mënyrë aktive se karriera e tyre në televizion apo në film të thahet. Por, për Eva Mendes, ishte një vendim aktiv që të largohej nga industria dhe të përqendrohet në rolin e nënës. Nëse dëshiron të kthehet, këtë mundet ta bëjë, marrë parasysh faktin se për bashkëshort ka Ryan Gosling! Dyshja janë të martuar që nga viti 2011 dhe kanë dy vajza bashkë. Filmi i fundit i Mendes ishte "Lost River" në vitin 2014, por ka edhe disa klasikë në rezymenë e saj si "Hitch" dhe The Other Guys". Ndoshta kur fëmijët e saj të rriten, ajo do të shfaqet përsëri. 

JENNIFER LOVE HEWITT

Nëse kemi dashur që të flasim për karrierën e aktores Jennifer Love Hewitt, për fat të keq, janë disa shembuj për të cilët jemi të sigurt se me dëshirë ajo do ta refuzonte. Ishte filmi "Jewtopia" që erdhi me një shkallë të dhimbshme prej 10 për qind. Por kjo mund të shihet sikur një çmim Oskar në krahasim me "Truth About Love", që nuk kishte lënë mbresa te asnjë kritik i vetëm. Hewitt shumë më shumë ka qenë e suksesshme në televizion me "Ghost Whisperer" dhe "The Client List", që të dy zgjatin tash e disa sezone. Përderisa nuk ka kompani filmi që nuk ka provuar me këtë aktore, me gjasë juve nuk ju mbetet hatri se të paktën kanë provuar.

LISA KUDROW

Për të mund të dëgjoni për çdo ditë, sepse "Netflix" ofron "Friends". Por, le të jemi të sinqertë, a ka ndonjë kujtim që ia vlen të përmendet ku është e përfshirë Kudrow? Hollivudi mendon se nuk ka. Ia vlen të përmendim se në marsin e vitit të kaluar është paraqitur te "Table 19", por filmi kishte fituar vetëm më pak se dhjetë milionë dollarë dhe ishte gozhduar nga kritikët. Sido që të jetë, zërin e saj e kishte huazuar te "The Boss Baby" që në arkat filmike kishte fituar hiq më pak se 100 milion dollarë.

(Kosova Sot)