Ja fituesit e "American Music Awards 2017"

  • 21 November 2017 - 20:22
Ja fituesit e

Ylli Tracee Ellis Ross e udhëhoqi këtë ceremoni, ku u pa edhe nëna e saj, legjenda muzikore, Diana Ross, duke marrë shpërblimin për të arriturat jetësore. Fituesit e tjerë të mbrëmjes përfshinë Lady Gaga-n në kategorinë Artisja 'Pop/Rock', Keith Urban, në kategorinë e Albumit të zhanrit "country" dhe Beyonce në kategorinë Artistja e preferuar R&B/Soul.

Performanca e Diana Ross-it Në këtë mbrëmje u dallua edhe performanca e Diana Ross-it, që përfshinte hitet, si "I'm Coming Out", "Take Me Higher", "Ease On Down The Road", "Best Years Of My Life" dhe "Ain't No Mountain High Enough". Për më tepër, P!NK dhe Kelly Clarkson performuan së bashku për herë të parë, me një nivel të lartë emocional të këngës "Everybody Hurts" derisa Christina Aguilera doli në skenë për ta nderuar Whitney Houstonin dhe 25 vjetorin e "The Bodyguard" me performancën e këngëve "I Will Always Love You", "I'm Every Woman", "I Have Nothing" dhe "Run To You."

JA LISTA E PLOTË E FITUESVE, SIPAS KATEGORIVE.

Arritje jetësore Diana Ross

 Artisti i vitit Bruno Mars

Artisti i ri i vitit, prezantuar nga T-MOBILE Niall Horan

 Bashkëpunimi i vitit, prezantuar nga "XFINITY" "Despacito" Luis Fonsi ft. Daddy Yankee & Justin Bieber

Turneu i vitit Coldplay

Videoja e vitit Bruno Mars "That's What I Like"

Artisti i preferuar -POP/ROCK Bruno Mars

 Artistja e preferuar -POP ROCK Lady Gaga

 Dueti apo grupi i preferuar -POP/ROCK Imagine Dragons

Albumi i preferuar -POP/ROCK Bruno Mars "24K Magic"

 Kënga e preferuar -POP/ROCK Luis Fonsi and Daddy Yankee featuring Justin Bieber "Despacito"

 Artisti i preferuar -COUNTRY Keith Urban

Artistja e preferuar -COUNTRY Carrie Underwood

 Dueti apo grupi i preferuar -COUNTRY Little Big Town

Albumi i preferuar -COUNTRY Keith Urban "Ripcord"

Kënga e preferuar -COUNTRY Keith Urban "Blue Ain't Your Color"

Artisti i preferuar -RAP/HIP-HOP Drake

Albumi i preferuar -RAP/HIP-HOP Kendrick Lamar "DAMN."

Kënga e preferuar -RAP/HIP-HOP DJ Khaled featuring Justin Bieber, Quavo, Chance The Rapper and Lil Wayne "I'm The One"

 Artisti i preferuar -SOUL/R&B Bruno Mars

 Artistja e preferuar -SOUL/R&B Beyoncé

Albumi i preferuar -SOUL/R&B Bruno Mars "24K Magic"

 Kënga e preferuar -SOUL/R&B Bruno Mars "That's What I Like"

 Artisti i preferuar -roku alternativ Linkin Park

 Artisti i preferuar -muzikë bashkëkohore për të rritur Shawn Mendes

Artisti i preferuar -LATIN Shakira

Artisti i preferuar -muzikë bashkëkohore frymëzuese Lauren Daigle

(Kosova Sot)