Përse Hollivudi nuk i bën më 'konak' Hugh Grant-it?

  • 15 December 2017 - 16:39
Përse Hollivudi nuk i bën më 'konak' Hugh Grant-it?

NUK SHFAQET NË ÇDO FILM QË I OFROHET

Për rreth një dekadë, Hugh Grant ishte kudo. Aktori i bukur anglez ishte i pashmangshëm nëpër filma. Më pas ai nuk gjendet kund. Çfarë i ka ndodhur?

Puna e skandalit të seksit

Para se një kasetë intime seksi dikë e bën të suksesshëm apo të falshëm, skandalet e seksit janë, skandale seksi dhe skandaloze, dhe Hugh Grant në veçanti ishte i tillë. Në vitin 1995, aktori ishte zënë në vepër me prostitutën Divine Brown, në veturën e tij. Oh, a e përmendëm se atë kohë ishte në lidhje me Elizabeth Hurley? Grant kishte bërë një deklaratë duke thënë, "Natën e kaluar kam bërë një çmenduri. Kam lënduar ndjenjat e të tjerëve që i dua dhe ata me të cilët punoj. Për të gjithë më vjen keq". Ai kishte problem edhe me ligjin. Kishte shmangur gjashtë muaj burg duke paguar 1,000 funte derisa ishte kushtëzuar që të merrte pjesë edhe në programin edukues kundër drogës. 

Zhanret e filmave të tij nuk janë profitabile

Filmi "Cloud Atlas" (2012) kishte pritje të larta: kishte një grup aktorësh prej Tom Hanks, Halle Berry, Susan Sarandon, dhe Grant. Kishte dhe një buxhet 102 milion. Për fat të keq, filmi kishte fituar vetëm 27 milion nga shitjet e biletave. Po ashtu, filmi "Man From U.N.C.L.E." (2015) kishte kushtuar 75 milion për të sjellë 45 milion. A janë këto dështimet e tij? 

Është nazeli për projektet

Pasi që është aktor shumë i pasur, Grant zgjedh shumë projektet. Ai për "The Telegraph' ka shpjeguar se ai nuk do të shfaqet në secilin film. Duke folur për "The Rewrite" (2014), Grant ka shpjeguar, "Unë jam shumë i vështirë, po ashtu ishte edhe me skenaristin dhe regjisorin Marc Lawrence". 

Nuk ndalon së bëri fëmijë

Grant ka katër fëmijë. Madje, dy nga të dashurat e tij ishin shtatzëne në të njëjtën kohë. Në muaji dhjetor 2015, London Lothario sjelli fëmijën e saj, një vajzë, me producentin suedeze Anna Eberstein, e cila po ashtu është edhe nëna e djalit të saj John, që ka lindur më 2012. 

(Kosova Sot)