Mark Wahlberg, me 68 milionë, heq nga froni aktorin Dwayne Johnson

  • 18 December 2017 - 14:24
Mark Wahlberg, me 68 milionë, heq nga froni aktorin Dwayne Johnson

Së fundmi, revista "Forbes" ka bërë shpalosjen e listës të aktorëve që kanë fituar më së shumti në vitin që po e lëmë pas. Në fakt, aktori i njohur Wahlberg ka bërë një paraqitje të madhe këtë vit dhe ka fituar 68 milionë dollarë. Në vitin 2016, ai kishte marrë pjesë në filmin që kishte të bënte me derdhjen e naftës në Gjirin e Meksikos, që kishte një buxhet prej 110 milionë dollarë e që mezi kishte fituar sa për t'i mbuluar shpenzimet. Në vijim ju sjellim listën e plotë të njëzet aktorëve që kanë fituar më së shumti në vitin 2017.

Mark Ruffalo - 13 milionë dollarë

Ylli i "The Hulk" i bashkohet listës falë rolit të tij te filmat "Avengers". Mos prisni ta shihni në ndonjë film solo me egon e Bruce Banner.. "Universal" mban të drejtat për "Hulk" dhe duket se nuk do ta shohin në ndonjë film të vetëm së shpejti.

Chris Pratt - 17 milionë dollarë

 Të ardhurat e tij mund të kenë rënë për 35 për qind nga viti 2016 dhe 26 milion në total, por Pratt pak brengoset për këtë punë. Ai do t'i bëjë milionat si Peter Quill edhe për disa vite te: "Guardians of the Galaxy Vol 2", që kanë fituar 862.6 milion dhe po punohet për instilacionin e tretë.

Chris Evans - 18 milionë dollarë

Kuota e "Captain America's" po rritet, "Forbes" vlerëson: Evans po fiton më shumë se "Avengers: Infinity War". Po ashtu, e shikoni edhe në reklamat për "Gucci".

Jeremy Renner - 19 milionë dollarë

Rishtazi i ardhur në listë, Renner i bashkohet radhitjes për të parën herë falë "Arrival", që ka fituar 203.4 milion, plus pagesat për rolin si "Hawkeye" në filmat "Avengers".

Matt Damon - 21 milionë dollarë

 Pa "The Martian", të ardhurat e Damon kanë rënë për 62 për qind, nga 55 milion në vitin 2016. Por, të ardhurat e tij me "Downsizing" janë të vogla por pritet të rriten me vazhdimin e katërt.

Ryan Reynolds -21.5 milionë dollarë

"Deadpool" ka befasuar të gjithë duke fituar 783.1 milion me një buxhet prej 58 milion, po vazhdimi pritet të fitojë edhe më shumë. Por përderisa kompensimi i Reynolds për filmin e parë ishte kufizuar në shtatë shifra, ai do të fitojë më shumë në të ardhmen.

Ryan Gosling - 29 milionë dollarë

 Gosling më së shumti ka fituar falë paraqitjes së tij te "La La Land", filmi me muzikë që atij i ka siguruar një Oskar për "Best Actor". Po ashtu, pason edhe roli në vazhdimin e "Blade Runne' përkrah aktorit Harrison Ford.

Samuel L. Jackson - 30.5 milionë dollarë

 Në moshën 68 vjeçe, Jackson ka qenë shumë i zënë, me role që i kanë sjellë shumë fitime, si te filmat me buxhet të lartë "Kong: Skull Island" dhe "The Legend of Tarzan".

Tom Hanks -31 milionë dollarë

 I kthyeri në listën e aktorëve më të paguar, Hanks ka shkëlqyer përsëri duke aktruar si Robert Langdon në adaptimin e tretë në seritë më të shitura të Dan Brown. Megjithëse "Inferno" ka dështuar në arkat e filmave, Hanks ka kompensuar gjithçka me pagën te "Sully and The Circle".

Chris Hemsworth - 31.5 milionë dollarë

 Aktori i serive televizive australiane i bashkohet listës: Të ardhurat e tij janë për 250 për qind më të larta falë filmave të "Marvel", ku ai luan si "Norse" në filmin "God, Thor".

Akshay Kumar - 35.5 milionë dollarë

Akshay Kumar, mbreti në arkat e filmave në Bollivud, grumbullon milionat përmes paraqitjeve të tij. Ende është shumë i zënë, ka marrë pjesë në katër filma këtë vit.

Salman Khan - 37 milionë dollarë

 Salman Khan është paraqitur në më shumë se 85 filma që nga 1989, depërtimin e madh e bëri me rolin Maine Pyar Kiya. Khan ende fiton shumë si "Sultan", që ishte filmi i dytë m fitime në Bollivud për vitin 2016.

Shah Rukh Khan - 38 milionë dollarë

King Khan vazhdon me rolet e tij në filmat e Bollivudit si "Raees", për të cilin ka fituar shumë. Ai fiton shumë megjithëse shumica e amerikanëve nuk kanë dëgjuar kurrë për të.

Tom Cruise - 43 milionë dollarë

Në moshën 55 vjeçe, Cruise ende po bën miliona duke kërcyer nga ndërtesat dhe duke ikur me eksplozivët. Aktori ka fituar shumë me filmat "The Mummy' dhe "Mission: Impossible 6".

Robert Downey Jr. - 48 milionë dollarë

 Megjithëse nuk është më i paguari në Hollivud dhe fronin më 2016 ia la aktorit i "The Rock", "Iron Man" vazhdon t'i vjelë milionat. Ta shohim te "Avengers: Infinity War" më 2018.

Jackie Chan - 49 milionë dollarë

I njohur si "Vëllai i Madh" në Kinë, Chan-më shumë fiton me filmat e bërë në atdheun e tij, me gjasë keni dëgjuar për "Railroad Tigers' dhe "Kung Fu Yoga".

Adam Sandler - 50.5 milionë dollarë

 Ish "King of DVD" tani po fiton nga marrëveshja e tij me "Netflix", që i kanë ofruar 250 milionë për të bërë katër filma origjinal. "The Ridiculous Six", ishte filmi më i shikuar te "Netflix" në muajin e parë.

Vin Diesel - 54.5 milionë dollarë

 Instilacioni i tetë i Diesel, "Fast and the Furious", u bë filmi i dytë me të ardhurat më të mëdha për vitin 2017, duke fituar 1.2 miliardë nga arkat e filmit. Po ashtu, ka fituar edhe nga "xXx: The Return of Xander Cage" derisa zërin e ka huazuar edhe për foshnjën "Groot" në vazhdimin e "Marvel" me titull "Guardians of the Galaxy Vol. 2".

Dwayne Johnson - 65 milionë dollarë

 Pasi ka bërë emër si mundës, 'The Rock' ka fituar shumë të majme me të holla me filmat si "Baywatch' dhe "Jumanji". Në ekranin e vogël ai fiton me pjesën e tij në "Ballers" te kanalit HBO-së. "Unë shqelmoj prapanicat më mirë se gjithkush tjetër në planet" kishte thënë njëherë për "FORBES".

Mark Wahlberg - 68 milionë dollarë

 Marky Mark tani është "Richie Rich". Ky aktor ka fituar më së shumti këtë vit falë paraqitjeve te "Daddy's Home 2" dhe "Transformers: The Last Knight". Filmat e tij kanë fituar 5.3 miliardë, por ai nuk është kufizuar vetëm me ekranin e madh: Ai dhe familja e tij shfaqen në "A+E' te "Wahlburgers", spektakël televiziv.

(Kosova Sot)