Si qau Leo, pasi hardhuca e tij u godit nga një kamion

  • 18 January 2018 - 20:22
Si qau Leo, pasi hardhuca e tij u godit nga një kamion

ÇDO GJË QË NUK E KENI DITUR DERI MË TASH RRETH FILMIT "TITANIC"

Edhe 20 vjet pas premierës, vazhdon të fitojë 20.000 dollarë në vit

Ah, ajo romancë tragjike. Ai momenti kur anija ndahet në dysh. Mpirja e këmbëve kur rri ulur në karrigen e kinemasë për tri orë e 14 minuta, që pasohet nga kënga e mrekullueshme, e cila të mbetet në kokë. Janë të paktë ata që mund ta kenë harruar përvojën e shikimit të filmit "Titanic", i cili këtë muaj bën 20 vjet nga premiera e vet. Bazuar në ngjarjen nga jeta reale e anijes britanike të pasagjerëve, e cila ndeshi në një ajsberg në vitin 1912, ky film sjell këtë tmerr nëpërmes syve të vajzës (jo nga jeta reale) Rose DeWitt Bukater, e cila pritej që të martohej nga e ëma, për para, si dhe udhëtarit të varfër Jack Dawson, i cili bie në dashuri me Rosen. Fati i dashnorëve, role që luhen nga Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio, preki imagjinatën e adhuruesve të kinemasë në tërë botën. Bërja e këtij filmi kushtoi 150 milionë dollarë. Ai mori 11 oskarë dhe u bë filmi i dytë për nga fitimet. Ja disa gjëra të tjera, të cilat nuk i keni ditur rreth këtij filmi. 

Infeksioni i barkut e përjashtoi

De Niron Robert De Niros i ishte afruar roli i kapitenit të anijes, Smith, por ai e refuzoi atë rol, meqë kishte infeksion të zorrëve, derisa Lindsay Lohan, atëherë një aktore premtuese 9 vjeçe, për pak e kishte marrë rolin e shoqes së re të Jack-ut, Cora Cartmell, para se të refuzohej për shkak të flokëve të saj të kuqe, që binin ndesh me flokët ngjyrë gështenjë të Rose-s.

Regjisori me një temperament titanik

Pjesa më e madhe e suksesit të filmit mund t'i përshkruhet James Cameronit, për të cilin Winslet thoshte se kishte një temperament të pabesueshëm, i cili herë pas here, e kishte frikësuar. Cameron - i cili mori tre oskarë për filmin "Titanic" në kategorinë e filmit më të mirë, regjisorit më të mirë dhe editimit më të mirë filmik - personalisht gjeti aktorët me role të vogla, pa tekst, të cilët i pajisi ata me emra dhe rrëfime nga jeta reale të udhëtarëve të "Titanic"-ut, për ta bërë performancën e tyre më autentike. Ai kishte bërë aq shumë skena, sa që, në një moment, filmi kishte kohëzgjatje 36 orë. Ky regjisor kanadez, 63 vjeç, tanimë kishte bërë emër me filmat e aksionit, si "Terminator" dhe "Aliens".

Ylli i filmit preket nga hipotermia

Skenat në të cilat udhëtarët përpëliteshin në ujë, ishin incizuar në një tanker me mbi 1 milion litra uji dhe të thellë më pak se 1 metër. Cameron kishte insistuar që temperatura e ujit të ngrohej deri në 25 shkallë celsius, prandaj efektet e frymëmarrjes së ftohtë, të akullt, ishin shtuar me anë të efekteve speciale. Winslet donte që aktrimi i saj të dukej sa më real, që dridhjet nga ftohtësia të dukeshin më reale, prandaj nuk kishte veshur kostum të veçantë nën rroba. Por, kjo kishte bërë që ajo të kalonte në hipotermi. 

11 Oskarë dhe 2,5 miliardë dollarë fitime

Dita e shfaqjes së filmit "Titanic" ishte shtyrë për pesë muaj, meqë çdo gjë dëshirohej që të ishte e përkryer. Përkundër fjalëve të kritikëve, ky film u bë një sukses i madh e i shpejtë, duke fituar më shumë se 24 milionë dollarë vetëm në fundjavën e parë të shfaqjes. Deri më tani, ky film ka fituar 2,5 miliardë dollarë, shumë që është tejkaluar vetëm nga filmi i vitit 2009, "Avatar" (po ashtu me regji të Cameronit). Në vitin 1998, "Titanic" ishte nominuar për 14 Oskarë, duke marrë 11 sish, ku asnjë film nuk ka marrë ndonjëherë më shumë Oskarë dhe, vetëm "Ben-Hur" (1959) dhe "The Lord Of The Rings: The Return of the King" (2003) kishin fituat po aq.

Humbja e madhe e Leos

Aktori tani shumë i njohur, Leonardo DiCaprio tregon sesi kishte qarë pasi zvarraniku i tij i vogël, hardhuca, ishte goditur nga një kamion. Thuhet se Leo ishte aq i lodhur nga xhirimet e pafundme, saqë kishte kërcënuar se do të bënte vetëvrasje me një thikë të skenografisë. Në anën tjetër, regjisori Cameron, përpos parave dhe suksesit, gjatë bërjes së këtij filmi u njoftua edhe me atë që më pas do të bëhej gruaja e tij e pestë, Suzy Amis.

(Kosova Sot)