Rrëfimi për homoseksualin që vrau disenjatorin e famshëm

  • 19 January 2018 - 16:05
Rrëfimi për homoseksualin që vrau disenjatorin e famshëm

KRITIKË FILMIT "ASSASSINATION OF GIANNI VERSACE"

Në qendër të këtij tregimi është Andrew Cunanan, i cili në vitin 1997 kishte vendosur të vrasë njerëz në krejt vendin, duke vrarë kështu Jeffrey Trail, David Madson, Lee Miglin, William Reese dhe në fund edhe Gianni Versace, përballë shtëpisë së tij në Majami

Cunanan vërshon vendet ku rrinë homoseksualët

Sezoni i ri të tregimit amerikan në lëmin e krimit nga regjisori Ryan Murphy vjen me filmin me titull"The Assassination of Gianni Versace", që thirret në një nga vrasjet që bënë shumë bujë gjatë viteve të nëntëdhjeta. Vrasja në fakt ndodh në skenën e parë të filmit, përderisa krimi për të cilin Simpson ishte akuzuar, nuk ka asnjë betejë ligjore pasuese. Kështu, Murphy, një dramaturg televizioni, me mjaft literaturë e ka mbushur skriptin. Versace nuk arrin lartësitë e sezonit të parë. Nëse "People v OJ" morën përsipër vrasjet e Nicole Brown Simpson dhe atë të Ron Goldman dhe i kanë futur në një tregim të rremë politik dhe racist, Versace përdor emrin e tij për të treguar një tregim për faktin e të qenët homoseksual në Amerikë: izolimin dhe vetminë e dollapit, dhimbjen e dëshirës së avulluar, grumbullimin e detyruar të gënjeshtrave dhe hutinë e pas krizës së Aids--it, botën para "Will-and-Grace" në të cilën toleranca është duke lindur derisa edhe skepticizmi ende po përhapet.

Aktori me zë të fildishtë

Në qendër të gjithë kësaj është Andrew Cunanan, i cili në vitin 1997 kishte vendosur të vrasë njerëz në krejt vendin, duke vrarë kështu Jeffrey Trail, David Madson, Lee Miglin, William Reese dhe në fund edhe Gianni Versace, përballë shtëpisë së tij në Majami, pikërisht në shkallë. Murphy, bashkë me Tom Rob Smith adaptojnë librin e Maureen Orth, me titull "Vulgar Favors", që zgjedh ta tregojë tregimin mbrapsht, që mundet të jetë paksa hetues në episodet e para. Efekti i dëshiruar është që ta shikojë kriminalitetin të shpaloset vetë, për të treguar historinë e origjinës së një vrasësi që vjen si Cunanan. Këtu, Cunanan aktrohet nga Darren Criss, aktori me zë të fildishtë që gjithë famën e tij e ka arritur te "Warbler of Glee". Paraqitja e tij nuk është edhe aq bindëse në fillim, por sikurse gjithçka tjetër në seri, përmirësohet me zgjerimin e saj. Me gjasë, vrasësi është inspiruar nga sharmi i Anthony Perkins me "Norman Bates" dhe Malcolm McDowell me "Alex DeLarge". Por, përkundër një aktrimit me një A të madhe, Criss është i përkushtuar dhe sjell vrasësin me emrin Cunanan, i cili vërshon vendet ku rrinë homoseksualët, duke thënë se është një nga disenjatorët e filmit që po vjen, me titull "Titanic".  

Cunanan, personazhi i vetëm që shfaqet në secilin episod

Ajo që filmin e bën edhe më interesant janë edhe pjesa tjetër shumë e mirë e aktorëve. Është e pamundshme të kthesh kokën dika tjetër e të mos mendosh për yllin Penelope Cruz, e cila vjen si Donatella Versace, e veshur në të zeza. Finn Wittrock, këtu vjen si një oficer pasi që ka nënshkruar "Don't Ask, Don't Tell", që është një nga viktimat e para të Cunanan, si dhe Judith Light, në një episod të vetëm si e veja e Lee Miglin. Gjëja më e mençur të vjen këtu është se kontrasti në stilin e procedurës si një dhomë apo sallë gjyqi të stilit "The People v OJ Simpson", secili episod vjen si një film artistik. Emri i Versace mund të jetë në titull, por Miglin, Trail dhe Madson vijnë pothuajse si mbështetje të tregimit, mos ta përmendim Cunanan, personazhin e vetëm që shfaqet në secilin episod. Filmi vërtet vjen me shije, vjen me disa skena shumë interesante, duke sjellë edhe stilin e veshjes, jetës dhe gjithçka që ishte aktuale gjatë viteve të nëntëdhjeta. Filmi "Assassination of Gianni Versace: American Crime Story", premierën e ka në "FX" më 17 janar derisa në Mbretërinë e bashkuar do të shfaqet më vonë.

(Kosova Sot)