Sa është pasuria e Kylie Jenner-it?

  • 12 February 2018 - 08:23
Sa është pasuria e Kylie Jenner-it?

20-VJEÇARJA E FAMSHME

Ishte më e reja në listën e "Forbes"-it të 100 të të famshmëve me të ardhurat më të larta 

Derisa shtatzënësia e Kylie Jenner-it mbetet një çështje jo edhe aq e qartë, ajo që dihet me siguri, është se kjo 20- vjeçare është njëra ndër të famshmet më të pasura në botë. Në fund të vitit 2017, Kylie Jenner ishte personi më i ri, në listën e 100 të të famshmëve me fitimet më të larta, ku zuri vendin e 59-të falë fitimeve nga emisioni TV "Keeping Up With The Kardashians", brendi i saj "Kylie Cosmetics", koleksionet e veshjeve dhe fitimet e tjera.  

Kush është Kylie Jenner?

E lindur më 10 gusht të vitit 1997, Kylie Jenner është vajza më e re e Caitlyn Jenner dhe Kris Jenner. Qysh kur u paraqit në emisionin "Keeping Up With The Kardashians", në moshën 9 vjeçare, Kylie ka fituar më shumë se 95 milionë ndjekës në Instagram, duke u bërë njëri ndër të famshmit me numrin më të madh të ndjekësve në këtë aplikacion, ku ajo rrëfen jetën e saj, jep këshilla të bukurisë dhe vazhdimisht ndryshon ngjyrën e flokëve. 

Pasuria neto e saj

Pasuria neto e Kylie Jenner-it është rreth 50 milionë dollarë. Kjo dmth se ajo fiton më shumë sesa të famshmit si, Jennifer Lopez, Novak Djokovic apo Ed Sheeran, por më pak se motra e saj, Kim Kardashian-West.

Ku i mori këto para Kylie Jenner? 

Pjesa më e madhe e të ardhurave të Kylie Jenner-it vijnë nga linja e saj e grimit, "Kylie Cosmetics", të cilën ajo e ka lansuar në vitin 2016, ku produktet e reja shiten brenda pak minutave, pas nxjerrjes së tyre në treg. Për vetëm 18 muaj, kjo linjë ka shitur produkte me vlerë 420 milionë dollarë, duke ua kaluar edhe shtëpive dhe kompanive tradicionale të bukurisë, si "L'Oréal", etj. Tani për tani, produktet e saj kozmetike mund të blihen vetëm online, por ajo në plan ka hapjen e dyqaneve klasike. Kylie dhe motra e saj, Kendall Jenner, po ashtu kanë bashkëpunuar me brendin "PacSun", për ta formuar linjën e veshjeve "Kendall & Kylie", ku dy motrat u shpallën "Adoleshentet më me ndikim për vitin 2014" nga revista "Time". 

(Kosova Sot)