Triumfi i Ermal Metës, dëshmi e nivelit të lartë të artistëve shqiptarë - Kulturë - Kosova Sot
°C
Triumfi i Ermal Metës, dëshmi e nivelit të lartë të artistëve shqiptarë

Triumfi i Ermal Metës, dëshmi e nivelit të lartë të artistëve shqiptarë

FESTIVALI I "SANREMOS" NË SYTË E KANTAUTORËVE SHQIPTARË 

Kënga është një himn kushtuar jetës kundër akteve terroriste

Kantautori Hysni Klinaku, në një prononcim për "Kosova Sot", ka thënë se suksesi i Ermal Metës në "Sanremo", si dhe gjithë sukseset e artistëve shqiptarë solo nëpër botë, si Rita Ora, Ramë Lahaj, Dua Lipa, Gëzim Mushketa, Saimir Pirgu, etj., tregojnë se neve na mungon organizimi, sidomos neve në Kosovë, që është një tregues se ne nuk jemi të suksesshëm në punën ekipore

Triumfi i kantautorit shqiptar, Ermal Meta, në festivalin "Sanremo", pak ditë më parë është dëshmi e nivelit të lartë të artistëve shqiptarë, në skena botërore. Por, njëkohësisht edhe dëshmi e dobësisë së institucioneve, organizimeve të dobëta, dhe degradimi që po përjeton muzika e lehtë- artistike, brenda kufijve shqiptarë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Kështu kanë thënë, në një prononcim për "Kosova Sot", kantautorët dhe muzikantët kosovarë. Sipas tyre, artistët e vërtetë që nuk duan ta bastardojnë artin gjejnë rrugë të tjera për t'u shprehur, në organizimet e ndryshme nëpër botë! Duke shprehur dhe keqardhjen, sa u përket stagnimeve dhe bastardimeve që po përjeton atin shqiptar në përgjithësi. 

Sukseset e artistëve shqiptarë nëpër botë

Në një prononcim për "Kosova Sot", këngëtari Visar Peja ka thënë se suksesi i artistëve tanë në skenatbotërore është edhe një e arritur me rëndësi për kulturën tonë. Por, njëkohësisht tregues i një, siç ka thënë ai, 'epidemi' që ka prekur edhe muzikën në aspektin e vlerave! Suksesi i Ermal Metës, sipas tij, në një festival prestigjioz, sikurse "Sanremo", është sigurisht një e arritur dhe që vlen të mburremi me Ermalin edhe ne si shoqëri shqiptare! "Kohën e fundit jemi dëshmitarë që asgjë nuk po shkon si duhet dhe ndoshta kjo "epidemi" ka prekur edhe muzikën ne aspektin e vlerave!", ka thënë Peja. Kurse, kantautori Hysni Klinaku, në një prononcim për "Kosova Sot", ka thënë se suksesi i Ermal Metës në "Sanremo" si dhe gjithë sukseset e artistëve shqiptarë solo nëpër botë, si Rita Ora, Ramë Lahaj, Dua Lipa, Gëzim Mushketa, Saimir Pirgu, etj, etj., tregojnë se neve na mungon organizimi, sidomos neve në Kosovë, është një tregues se ne nuk jemi të suksesshëm në punën ekipore. "Andaj, artistët e vërtetë që nuk duan ta bastardojnë artin gjejnë rrugë të tjera për t'u shprehur, në organizimet e ndryshme nëpër botë!Urime Ermal Metës", ka thënë Klinaku. 

"Gjithashtu, kënga s'ka arritur të krijojë imazh të mirë shkaku i shumë polemikave që shkaktoi në opinion dhe u cilësua këngë plagjiaturë. Pra, kjo këngë ka ngjashmëri të madhe me një këngë tjetër të Motos të vitit 2016", ka pohuar Meholli për "Kosova Sot" 

Interpretimi lë shumë për të dëshiruar

Kurse krijuesi Bujar Meholli, në një prononcim për "Kosova Sot", ka thënë se suksesi që këngëtari Meta pati në festivalin "Sanremo", nuk i ka lënë përshtypje të veçantë, shkaku, siç ka thënë ai, i interpretimit të dobët. "Gjithashtu, kënga s'ka arritur të krijojë imazh të mirë shkaku i shumë polemikave që shkaktoi në opinion dhe u cilësua këngë plagjiaturë. Pra, kjo këngë ka ngjashmëri të madhe me një këngë tjetër të Motos të vitit 2016", ka pohuar ai, ndërsa ka thënë se muzika e lehtë shqipe prej kohësh është venitur, si pasojë e mungesës së origjinalitetit. "Ne, aktualisht s'jemi në gjendje të konkurrojmë seriozisht me ndonjë shtet të madh në kompeticione muzikore, sepse s'kemi emra që dinë ta bëjnë këtë muzikë, siç i ka hije", ka pohuar Meholli, duke shtuar se sot, muzika ka degraduar dhe këngëtarët të vetmen strehë e kanë plagjiaturën, zërin e rregulluar me lloj-lloj programesh të sofistikuara dhe pamjet eksplicite nëpër spotet e tyre.

Dyshimet për plagjiaturë u hodhën poshtë

Kantautori shqiptar Ermal Meta në duet me Fabrizio Moron kanë triumfuar në edicionin e sivjetmë të "Sanremos", që u mbajt pak ditë më parë, me këngën "Non mi avete fatto niente". Kënga është një himn kushtuar jetës kundër akteve terroriste. Sipas medieve "Non mi avete fatto niente" u përzgjodh edhe si kënga me dëgjuar e ditëve të festivalit. Por, në prag të fillimit të festivalit, kënga e kënduar nga Ermal Metës, e shkruar në bashkëpunim me Andrea Febon u pezullua nga drejtuesit e festivalit pas akuzave se ajo ishte e vjetër, por më pas e rikthyen në garë. Mediet italiane aluduan fillimisht për plagjiaturë të këngës së Ermal Metës dhe Fabricio Moros në "Sanremo", por kjo u hodh poshtë shumë shpejt, falë reagimit të zv.drejtorit të 'Rai Uno', Claudio Fasulo. 

Në një prononcim për "Kosova Sot", këngëtari Visar Peja ka thënë se suksesi i artistëve tanë në skenat botërore është edhe një e arritur me rëndësi për kulturën tonë

(Kosova Sot)

5 orë e 4 minuta më parë
17/08/18