Të famshmet që ishin "tepër të shëmtuara" për Hollivud-in - Kulturë - Kosova Sot
Të famshmet që ishin "tepër të shëmtuara" për Hollivud-in

Të famshmet që ishin "tepër të shëmtuara" për Hollivud-in

KONSIDEROHESHIN JO TË PASHME PËR TË LUAJTUR NË FILM 

"Maxim" e kishte shpallur Sarah Jessica Parker-in si "femrën më jo seksi në botë" në vitin 2008

Me gjasë nuk do të besoni, por disa prej aktoreve më të suksesshme në shoubiz, dikur u ishte thënë se nuk ishin mjaft të pashme, për të pasur sukses në Hollivud 

Meryl Streep

 

Image

 

Është aktorja me numrin më të madh të nominimeve për çmimin Oskar, por as për Meryl Streepin fillimi nuk ka qenë i lehtë. Gjatë një interviste, Meryl ka kujtuar një audicion të mbajtur në vitin 1976 për filmin "King Kong". Producenti i filmit, Dino De Laurentiis, kishte pyetur të birin e tij, në italisht: "Çka ma ke pru këtë gjë të shëmtuar?", Meryl Streep iu përgjigj po ashtu në italisht: "Më vjen keq që nuk jam mjaft e bukur, saqë të luaj në filmin 'King Kong'".

Winona Ryder

 

Image

 

Kur ndalemi e mendojmë rreth aktoreve të bukura nga vitet e '80-ta dhe të '90-ta, atëherë një person menjëherë na bie në mend - Winona Ryder. Por, as ajo nuk e pati fillimin e lehtë. "Më kujtohet sidomos një moment. Isha në mes të një audicioni dhe në mes të fjalisë, kur regjisori më tha: 'Dëgjo, fëmijë. Nuk duhet të bëhesh aktore, nuk je mjaft e bukur. Kthehu nga ke ardhur dhe ktheju shkollës. Thjesht, të mungon 'ajo gjëja'".

Lea Michele

 

Image

 

 

 

Ka inkurajuar vajzat e reja në tërë botën duke luajtur në mënyrë sypatrembur rolin e një vajze jo të popullarizuar në serinë "Glee". Duket sikur Lea Michele-s në këtë drejtim i ka ndihmuar edhe e kaluara e saj, meqë kur kishte 13 vjet, një menaxher i Hollivudit i kishte thënë se, sa më parë që të ishte e mundur, kishte nevojë për operacion të hundës. "Sikur që mund të shihet, nuk e kam bërë një gjë të tillë", thotë ajo me krenari.

Sarah Jessica Parker

 

Image

 

Sarah Jessica Parker përherë do të mbahet mend si kolumnistja e dashurisë, e dhënë pas modës, Carrie Bradshaw, nga seria "Sex and the City", por edhe pasi kishte ndërtuar një karrierë të qëndrueshme të aktrimit, Parker kishte vazhduar që të ballafaqohej me kritika të ashpra në lidhje me pamjen e saj. Bile, "Maxim" e kishte shpallur atë si "femrën më jo seksi në botë" në vitin 2008.

Jessica Chastain

 

Image

 

Mund të jetë aktorja më e bukur dhe më e talentuar në Hollivud, por dikur moti, pamja e pengonte Jessica Chastain-in që të merrte role. "Vetëm gjatë pesë vjetëve të fundit njerëzit më thonë që jam atraktive", ka deklaruar ajo në vitin 2015. Në fillim, asaj i thoshin se dukej t'i ngjyente flokët me të verdhë, gjë që atë e nervozonte tej mase. 

Reese Witherspoon

 

Image

 

Nëse ndonjëherë e keni pyetur veten sesi Reese Witherspoon 'kanalizoi' guximin dhe bindjen e Elle Woods-it në filmin "Legally Blonde", atëherë iu themi se kjo mund t'i ketë ardhur nga përvoja nga e kaluara. Po, është e vërtetë, edhe kësaj bukurosheje të jugut i kanë thënë në të kaluarën se nuk e kishte bukurinë e duhur për Hollivud. Ajo thotë se duhet të kesh personalitet të fortë, për t'u ballafaquar me refuzimin. "Më kanë thënë se nuk isha mjaft e bukur, mjaft e gjatë, e as mjaft e mençur", thotë ajo, duke shtuar se, falë kokëfortësisë së saj, nuk është mërzitur për këto gjëra. 

4 orë e 53 minuta më parë
22/05/18