Sulmi mbi rrëshqitësen në akull, që kishte shokuar botën

  • 16 February 2018 - 20:29
Sulmi mbi rrëshqitësen në akull, që kishte shokuar botën

TREGIMI I VËRTETË NGA I CILI U PRODHUA FILMI "I, TONYA" 

Ishte ky një skandal sportiv, që kishte prekur Amerikën

Britmat e dridhura të mbretëreshës së akullt, Nancy Kerrigan ishin dëgjuar në arenë derisa një qitës kishte qëlluar atë në këmbë. "Pse? Pse? Pse"? ,kishte thënë ajo derisa sulmuesi i saj kishte ikur duke tentuar që ta linte të paaftë me një shufër hekuri të policëve. Ajo po shpresonte të fitonte një medalje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës te "1994 Lillehammer Olympics" dhe ishte me gjasë dikush që kishte dashur ta linte jashtë lojërave. Ajo që nuk kishte pritur që të zbulonte ishte se sulmuesi i saj kishte ardhur nga kampi i rrëshqitëses rivale nga një kamp tjetër dhe shoqes së dhomës Tonya Harding. Ishte ky një skandal sportiv, që kishte prekur Amerikën. 

Rrëshqitjen mbi akull e gjen si mundësi për ta përmbushur ëndrrën amerikane

Ky sulm tani është temë e filmit të dominuar për Oskar me titullin "I, Tonya" - në rolin kryesor me yllin nga filmi "Wolf Of Wall Street", aktoren Margot Robbie, që sjell Harding. Filmi sjell ngritjen e edukimi të përulur rrethuar nga abuzimi shtëpiak, që rrëshqitjen mbi akull e gjen si mundësi për ta përmbushur ëndrrën amerikane. Disa vite më vonë, Tonya përmblodhi qëndrimin e saj të hidhur ndaj ish- shoqes së dhomës në dokumentarin "The Price of Gold", duke thënë: "Ajo është një princeshë dhe unë jam një grumbull plehu". Ajo thotë se para sulmit, Tonya ishte e urryer nga institucioni si një patë e shëmtuar derisa Nancy ishte parë si një vajzë e artë. Ajo ishte adhuruar për së tepërmi si rrëshqitësja e parë mbi akull në Amerikë dhe vetëm femra e dytë për të arritur kërcimin e trefishtë. Por, ishte stili i flokut, theksi dhe veshja e saj mbi akull që 24- vjeçja kishte rënë në sytë e elitës amerikane të patinazhit mbi akull. E lindur në Portland, Oregon, vajza e re dhe e varfër rrëshqitjen mbi akull e kishte parë si "biletën e saj për të dalë nga hendeku", ka thënë trajneri i saj. E ëma e saj LaVona - aktruar në film nga Allison Janney - që ishte një person i varur nga alkooli dhe me gjasë e kishte rrahur vajzën e re. Vallëzuesja e re më pas nga një fëmijëri abuzuese më pas kishte kaluar në një martesë abuzuese, kur ishte martuar me Jeff Gillooly, të cilin e kishte takuar kur ishte adoleshente. 

Garonte karshi Nancy Kerrigan

Përkundër jetës së saj kaotike shtëpiake, nëna e saj kishte bërë kostume për rrëshqitje në mënyrë që të kursente të holla - ajo kishte fituar të argjendtën gjatë "1991 World Championships" dhe për pak kishte fituar edhe një tjetër medalje Olimpike vitin tjetër, derisa kishte përfunduar në pozitën e katërt. Forma e saj kishte rënie aso kohe, por në vitin 1994, ajo ishte kthyer më e fortë se kurrë më parë dhe ishin rritur shpresat për një medalje. Por, ajo do të garonte karshi Nancy Kerrigan - një rrëshqitëse që kishte fituar medaljen e bronztë Olimpike. Ishte atëherë kur Nancy ishte sulmuar gjatë ushtrimeve nga një njeri që ia kishte lënduar gjurin. Ishte shumë afër largimit nga garat. Së fundmi ajo ka thënë: "Ai më ka goditur shumë fort, vetëm njëherë, më pas ka ikur. Qëllimi i tij ishte i keq. Mjekët kanë thënë se sikurse të më kishte goditur vetëm një gisht më poshtë, kupa ime e gjurit do të dëmtohej rëndë dhe unë kurrë më nuk do të kisha mundur të ec përzëri". Më pas, FBI-ja kishte filluar hetimet dhe shumë shpejt ishte bërë e qartë që sulmuesi ishte amator. Bashkëshorti i Tonya-s, i dashuri që nga fëmijëria Gillooly, kishte angazhuar Shawn Eckhart - për ta orkestruar sulmin. Gillooly kishte angazhuar dy miq të tij, por prapa kishin lënë gjurmë dhe nuk ishte aspak e vështirë për FBI-në që t'u binte në gjurmë. Sean Stant e kishte sulmuar Kerrigan për një shumë 4,000 dollarë. Ai më pas kishte thënë e ka ditur që nuk kishte bërë shumë dëm, sepse zëri i kërcitje së gjurit nuk ishte i tillë. Eckhart më pas kishte shpresuar të krijojë një treg me truprojë për rrëshqitëset femra. Kur ata ishin arrestuar, njëri prej tyre kishte thënë se Tonya kishte komplotuar në mënyrë që Nancy të mos shkonte për të artën. Harding më pas ka shpjeguar se bashkëshorti e kishte keqtrajtuar, rrahur. "Ai më ka sulmuar. Më ka goditur", ka thënë ajo. "Isha e frikësuar për vdekje. Ai më ka thënë se do të më vrasë, nëse do të thosha diçka".

(Kosova Sot)