Stormzy dhe Dua Lipa mposhtin konkurrentët e vjetë

  • 23 February 2018 - 11:17
Stormzy dhe Dua Lipa mposhtin konkurrentët e vjetë

Këngëtarja shqiptare me prejardhje nga Kosova ka punuar fort për të arritur këtu ku është

"BRITS AWARDS 2018"

Teksa ka pranuar çmimin e parë në mbrëmje në kategorinë për "Best British Female Solo Artist", Lipa ka falënderuar secilën femër që ka qenë në këtë skenë para saj, jo vetëm në industrinë muzikore

Dua Lipa dhe "Stormzy", dy nga artistët më të mirë britanikë, kanë mposhtur shumë konkurrentë me më shumë përvojë në historinë e tyre muzikore artistike për top çmimet e "2018 Brit Awards", që ishin mbajtur te "O2 Arena" në Londër. Stormzy, reperi 24 vjeç nga Londra, Michael Omari, ka mposhtur emra shumë të mëdhenj përfshirë këtu Sheeran dhe Liam Gallagher për kategorinë e "Best British Male", në saje të rrjedhës së mprehtë dhe baladave emocionale të ekspozuara në albumin e tij debutues me titull "Gang Signs and Prayer". Po ashtu, ai reper kishte fituar edhe shpërblimin më prestigjioz të natës, "British Album of the Year", përsëri duke mposhtur Sheeran-in si dhe "Rag'n'Bone Man", J Hus dhe Lipa. 

Hiti i "New Rules" ka arritur një miliard klikime në "YouTube"

Lipa mund të ketë humbur në atë kategori, por se kishte mbledhur dy çmime të mëdha nga dy kategori të tjera: "Best British Female" dhe "British Breakthrough Artist". Këngëtarja shqiptare nga Kosova ka punuar fort për të arritur këtu ku është, duke emigruar në Londër si një adoleshente, duke punuar si modele dhe nëpër dyert e klubeve të natës derisa kishte lansuar karrierën e saj muzikore. Hiti i saj "New Rules" ka arritur një miliard klikime në "YouTube" gjatë kësaj jave, derisa hiti aktual "IDGAF" për të katërtën javë rresht është në top pesëshen. Ngjarja "Brit Awards" ishte ceremonia e fundit e ngjarjeve si kjo që ka treguar respekt dhe solidarizim me lëvizjen "Time's Up", me artistët, përfshirë Lipa, Ed Sheeran dhe Camila Cabello, duke mbajtur trëndafila të bardhë në shenjë mbrojtjeje nga abuzimi seksual. Anne Marie, Ellie Goulding, Sam Smith, Rag'n'Bone Man dhe Rita Ora po ashtu kanë bërë të njëjtin gjest. 

Më shumë femra me më shumë shpërblime

Teksa ka pranuar çmimin e parë në mbrëmje në kategorinë për "Best British Female Solo Artist", Lipa ka falënderuar "secilën femër që ka qenë në këtë skenë para saj - jo vetëm në industrinë muzikore por në shoqëri - diçka për t'u krenuar dhe ka lejuar që të ëndërrojmë kaq shumë. Ky çmim është për më shumë femra, për më shumë femra me më shumë shpërblime dhe më shumë femra që e pushtojnë botën". Këngëtari "Rag'n'Bone Man' ka arritur shpërblimin e tij të tretë britanik në karrierën e tij, derisa Himni i tij për Tokën ka fituar "Best British Single". Vitin e kaluar ai ka fituar "Breakthrough Award" si dhe shpërblimin e kritikëve - ai ka performuar në ceremoni me 2018 duke fituar më vonë çmimin, këngëtarja "R&B" Jorja Smith. Kendrick Lamar ishte votuar si mashkulli ndërkombëtar më i votuar, falë albumit të tij me titull "Damn". Ai ishte performuesi befasues i natës që apo ashtu kishte përfshirë paraqitjen e yjeve si Lipa, Sheeran, Stormzy, Justin Timberlake, Sam Smith, Rita Ora dhe Foo Fighters, e këta të fundit ishin shpërblyer si grupi më i mirë ndërkombëtar - që është fitorja e katërt e tyre në këtë kategori në tre dekadat e fundit. Në një segment të zymtë, Liam Gallagher ka performuar hitin e "Oasis" me titull " Live Forever", që kishte të bënte me nderimin e viktimave nga sulmi terrorist në Mançester, pasi që Ariana Grande ishte tërhequr nga këndimi, pasi ishte e sëmurë. "Gorillaz", bendi i animuar hiphop, formuar nga vokalisti i "Blur", Damon Albarn dhe ilustratori Jamie Hewlett, përfundimisht kanë marrë çmimin e tyre të parë "Brit Award", të cilët nëntë herë deri më tani kanë humbur nëntë herë për 20 vite rresht. Nata ishte një zhgënjim për Ed Sheeran, i cili, përkundër ka një ndër albumet më të shitura në Britani, nuk kishte fituar. 

Lista e plotë e fituesve
British Male Solo Artist: Stormzy
British Female Solo Artist: Dua Lipa
British Group: Gorillaz
Breakthrough Artist: Dua Lipa
Global Success Award: Ed Sheeran
British Single: Rag'n'Bone Man - Human
British Album: Stormzy - Gang Signs & Prayer
British Video: Harry Styles - Sign of the Times
International Male Solo Artist: Kendrick Lamar
International Female Solo Artist: Lorde
International Group: "Foo Fighters"
Critics' Choice Award: Jorja Smith
British Producer: Steve Mac

(Kosova Sot)