Little Mix" po udhëhiqte për "Video Of The Year", por fitoi Harry Styles

  • 23 February 2018 - 11:23
Little Mix

DIKUSH DUHET TË SHPJEGOJË ATË QË ADHURUESIT E VËREJTËN TE "BRIT AWARDS" 

Adhuruesit e pakënaqur me këtë në rrjetin shoqëror "Twitter" kanë akuzuar në lidhje me rezultatet dhe kanë akuzuar për mashtrim dhe kanë kërkuar që votat e bëra të bëhen publike për ta dëshmuar gjithë ngjarjen

Ngjarja "BRIT Awards" është goditur nga pretendimet e rregullta, pasi që adhuruesit kanë vërejtur se Little Mix që ishte nëkrye për gongun e votuar nga publiku, por nuk ia kishte dalë të fitonte. Adhuruesit me sy shqiponjë kanë vërejtur se vajza e bendit kishte më së shumti vota në uebsajt për "British Artist Video Of The Year" kur votimet ishin mbyllur, por edhe përkundër kësaj, kishte fituar Harry Styles. Kështu, adhuruesit e pakënaqur me këtë në rrjetin shoqëror "Twitter" kanë akuzuar në lidhje me rezultatet dhe kanë akuzuar për mashtrim dhe kanë kërkuar që votat e bëra të bëhen publike për ta dëshmuar gjithë ngjarjen. 

Të hutuar dhe të habitur

Përdoruesit e 'Twitter'-it ishin shumë të shpejtë për të shpërndarë manipulimet e votimeve, ku në mënyrë të qartë shfaqin Little Mix që ishte duke prirë, përderisa këngëtari i grupit "One Direction" ishte në vendin e dytë, kur votat thuajse po mbylleshin. Adhuruesit me këtë rast kishin mbetur të hutuar dhe të habitur dhe shumica prej tyre kanë akuzuar jurinë e "BRITS" dhe kanë kërkuar një shpjegim. Madje njëri prej tyre e kishte thënë troç në internet, duke shkruar: 'Uau, @LittleMix është plaçkitur, apo vjedhur. Ata kishin më së shumti vota për 'British Video of the Year"..., por edhe përkundër kësaj, ata kanë mbetur pa asnjë shpërblim të vetëm". Po ashtu, edhe shumë adhurues tjerë kanë shpërndarë foto të votave, me mbishkrimet: 'Unë e kam rifreskuar faqen dhe ne ende ishim në vend të parë, nëse e humbasim këtë, atëherë 'Britanikët duhet të japin shpjegime'.

(Kosova Sot)