Festa e Luleve ka nisur në Elbasan

  • 15 March 2018 - 15:08
Festa e Luleve ka nisur në Elbasan

ATMOSFERË VERE NË SHESHET E KËTIJ QYTET

Dje u shënua Dita e Verës në Elbasan, aty ku edhe ka nisur Festa e Luleve. Kjo festë tashmë ka marrë përmasa të mëdha në të gjithë vendin, si festa e gjallërimit të natyrës dhe shpirtit, paqes dhe harmonisë, gëzimit dhe dashurisë njerëzore. Festa zakonisht nis gjallërinë e saj mbrëmjen e 13 marsit, për të vijuar të gjithë ditën e datës 14 deri sa dielli nis të perëndojë.

(Kosova Sot)