Heroina që godet fort secilin që i del përpara

  • 16 March 2018 - 16:37
Heroina që godet fort secilin që i del përpara

Pas një jete të qetë, Lara bën një ndjekje të egër me biçikletë përmes Londrës Lindore

Alicia Vikanderaktron paraqitet si Lara Croft në ripërpunim e filmit ku ishte shfaqur aktorja Angelina Jolie, film ky i bazuar nga një video lojë. Është një pako e re për mallin e vjetër në "Tomb Raider", një numër i madh i përcaktuar i filmave aksion që kishin animuar dy filmat e parë ku shfaqet Lara Croft, në fillim të vitit 2000. 

Ndjek burimet për të gjetur vendndodhjen e të atit

Alicia Vikander vjen si një heroinë që godet fort secilin që i del përpara, rol që dikur ishte aktruar nga aktorja Angelina Jolie. Filmin e sjell regjisori norvegjez Roar Uthang (që ka bërë "The Wave"). Pas një jete të qetë, Lara bën një ndjekje të egër me biçikletë përmes Londrës Lindore. Përsëri, e mësojmë se biznesmeni anglez Richard Croft kishte braktisur të bijën e tij për të kërkuar një varr misterioz në "Pacific isle", hapja e të cilit nxit lirimin e demonëve. Megjithëse kanë kaluar shtatë vite dhe ai tashmë i takon të kaluarës, e bija e tij nuk e pranon faktin se ai ka vdekur dhe ndjek burimet për të gjetur vendndodhjen e të atit. 

Ndjekjet nëpër xhungël

Së pari ndalon në Hong- Kong, dhe lidh një aleancë me marinarin Lu Ren (Daniel Wu), të birin e njërit nga kontaktet e të atit të saj, i cili pajtohet ta dërgojë atë te ishulli i ndaluar "Skull Island". Ka shumë ndjekje nëpër xhungël, ujëvara dhe ka shumë gjëra që i dalin në rrugë heroinës, derisa ajo krejt në fund do të bashkohet me të atin e saj që e ka dashur shumë, (Dominic West). Kompanitë e produksionit: "Square Enix", "GK Films" Distributor: "Warner Bros./MGM" Rolet: Alicia Vikander, Dominic West, Walton Goggins, Daniel Wu, Kristin Scott-Thomas, Derek Jacobi, Hannah John-Kamen Regjia: Roar Uthaug Skenaristë: Geneva RobertsonDworet, Alastir Siddons; tregimi nga by Evan Daugherty, Geneva Robertson-Dworet Producent: Graham King Producentë ekzekutivë: Patrick McCormick, Denis O'Sullivan, Noah Hughes Fotografia: George Richmond Kostumet: Colleen Atwood, Timothy A. Wonsik Muzika: Tom Holkenborg Kohëzgjatja: 118 minuta.

(Kosova Sot)